Lajme Zone
Nga qindra mijëra eurot në lojë te pensioni, nëna e Kryemadhit kërkon të shpëtojë vilën nga konfiskimi
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nga qindra mijëra eurot në lojë te pensioni, nëna e Kryemadhit kërkon të shpëtojë vilën nga konfiskimi

Në konkluzionet prej 81 faqesh, avokatet Flutura Kona dhe Esmeralda Rama kundërshtojnë pretendimet e SPAK për origjinën e paligjshme të fondeve, ndërsa në fund të argumentimit kërkojnë që gjykata të marrë parasysh edhe gjendjen ekonomike të klientes së tyre, duke theksuar se ajo është pensioniste dhe se vila është e vetmja pasuri e paluajtshme në pronësi të saj.

Monika dhe Fatime Kryemadhi Nga qindra mijëra euro transferta, kredi bankare dhe pasuri të paluajtshme, te hallet e pensionit. Nëna e Monika Kryemadhit, emri i së cilës përmendet në dosjen e SPAK për transaksione të dyshimta financiare, kërkon të shpëtojë vilën në Kodrën e Diellit nga konfiskimi, me avokatet që sjellin si argument edhe faktin se është pensioniste dhe rrezikon të mbetet pa të vetmen pasuri të paluajtshme. Nga transaksionet me qindra mijëra euro, apartamentet dhe vila në një prej zonave rezidenciale të Tiranës, te argumenti se është pensioniste dhe mund të mbetet pa banesë. Ky është një prej kontrasteve që bie në sy në mbrojtjen e Fatime Kryemadhit, nënës së Monika Kryemadhit, e cila kërkon në Gjykatën e Posaçme pafajësi për akuzën e pastrimit të parave dhe të shmangë konfiskimin e vilës së saj në Kodrën e Diellit.

Në konkluzionet prej 81 faqesh, avokatet Flutura Kona dhe Esmeralda Rama kundërshtojnë pretendimet e SPAK për origjinën e paligjshme të fondeve, ndërsa në fund të argumentimit kërkojnë që gjykata të marrë parasysh edhe gjendjen ekonomike të klientes së tyre, duke theksuar se ajo është pensioniste dhe se vila është e vetmja pasuri e paluajtshme në pronësi të saj.

Por pensioni hyn në diskutim në një dosje ku shifrat janë shumë larg të ardhurave të zakonshme të një pensionisti. SPAK ngre dyshime për 846 mijë euro të pajustifikuara, ndërsa në dokumentacion përmenden transferta prej 138 mijë eurosh drejt Monika Kryemadhit, një kredi prej 335 mijë eurosh dhe tërheqje të konsiderueshme parash.

Sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk ka arritur të provojë se këto fonde kanë origjinë kriminale apo se Fatime Kryemadhi ka pasur dijeni për një origjinë të tillë. Avokatet kundërshtojnë edhe mënyrën se si SPAK ka përllogaritur diferencat mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Një tjetër pikë e debatit është shuma prej 138 mijë eurosh që Fatime Kryemadhi i ka kaluar vajzës së saj gjatë vitit 2009. Nga kjo shumë, SPAK konsideron të justifikuara 100 mijë euro, ndërsa konteston 38 mijë eurot e mbetura. Prokuroria ngre pikëpyetje edhe për 75 mijë euro të ardhura nga qiratë, duke e çuar diferencën e pretenduar të pajustifikuar në rreth 113 mijë euro.

Në dosje përmendet edhe çështja CEZ-DIA, për të cilën mbrojtja kundërshton lidhjen që SPAK bën mes transaksioneve financiare dhe pasurive të Fatime Kryemadhit. Avokatet argumentojnë se nuk ekzistojnë prova që shumat e përmendura në komunikimet e administruara nga Prokuroria kanë përfunduar te klientja e tyre.

Në qendër të përplasjes mbetet vila në Kodrën e Diellit, me një vlerë të përafërt prej 186.945 eurosh, për të cilën SPAK kërkon konfiskimin përfundimtar. Sipas mbrojtjes, pasuria është përfituar përmes një kontrate shkëmbimi me një kompani dhe nuk ka lidhje të provuar me veprimtari kriminale. Por nëse shihet dosja e SPAK më posht, kuptohet qartë babëzia. Pjesë nga dosja e SPAK -Ka dyshime të bazuara se gjatë vitit 2018, shpenzimet në vlerë 1.666.156 Leke të kryera me kartë krediti të llogarisë nr. 265294 në emër të Fatime Kryemadhit, të jenë shpenzime të kryera nga shtetasja Bora Metaj dhe Era Metaj. Ky dyshim bazohet në faktin se nga kjo karte janë kryer edhe në datën 03 Shtator 2017 pagesë në vlerën 59.768 lekë e konvetuar në 456 paund për llogari të University of Strathclyde, Glasgow ku në vitin 2017 janë bërë pagesa për Bora Metaj, si dhe:

1. Llogaria bankare nr. 265294 e Fatime Kryemadhit është kredituar në datën 16 Korrik 2018 nga Monika Kryemadhi në shumën 6000 Euro e konvertuar në 756.000 Lekë e cila nuk është deklaruar në deklaratën e interesave private të vitit 2018.

2. Ne kartën e kreditit të lartëpërmendur për vitin 2018 janë shpenzuar 3.488.327 Lekë për blerje artikujsh në dyqanin Net A Porter, Angli si dhe dyqane të tjera veshjesh. Sipas shkresës nr. 21508/1 Prot datë 29 Dhjetor 2022, të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, shtetasja Fatime Kryemadhi ka zhdoganuar mallra në vlerën 1.822.171 Lekë për vitin 2018 ndërsa mallrat e blera nga karta e saj e kreditit në vlerën 1.666.156 Lekë nuk janë dërguar me poste të shpejtë nga dyqanet, sikundër është vepruar për një pjesë të blerjeve. Shtetasja Fatime Kryemadhi nuk ka udhëtuar gjatë vitit 2018 në Britaninë e Madhe. Nga kjo lindin dyshime se mallrat janë dërguar në adresë të shtetaseve Era Metaj dhe Bora Metaj të cilat janë studente në Angli dhe që siç përmenden më lart por edhe siç rezultojnë për shpenzimet e viteve 2019-2022, kanë shfrytëzuar llogarinë bankare të gjyshes së tyre për të kryer blerje të mallrave të luksit. Ky argument mbështetet edhe në faktin që Monika Kryemadhi ka kredituar këtë kartë krediti.

3. Nga këqyrja e aktit të ekspertimit të telefonit të sekuestruar në banesën e shtetases Fatime Kryemadhi, në skedarin email janë gjetur dy email-e që kompania Pay Pal i ka dërguar adresës [email protected], ku kompania i drejtohet Fatime Kryemadhit. Email-i ka subjekt: - Marrëveshja juaj ligjore me pay pal. Kompania i shkruan Fatime Kryemadhit se po kryen disa ndryshime dhe e fton që ti shikojë ndryshimet online. Në datën 17 Nëntor 2014, kompania Pay Pal e fton Fatime Kryemadhin që të shikojë aktivitetin e fundit që ka kryer me këtë kompani. Nga këqyrja në tërësi e të dhënave të ekstratuara ka rezultuar se adresa [email protected] është administruar nga Monika Kryemadhi.

****

1. Të gjitha blerjet janë realizuar të gjitha në dyqane:

2. Në datën 12 Tetor 2019 me kartën e kreditit që lidhet me llogarinë bankare nr 265294 të Fatime Kryemadhit, është bërë tërheqje parash në vlerën 32.99 Pound në ATM në adresën Selfridges & Co, Londër, prej nga dilet në konkluzion se Karta e Kreditit fizikisht ndodhet në Angli. Kjo periudhë kohore përkon me periudhën kur në Angli, kanë qënë edhe shtetaset Monika Kryemadhi (dalë ne 11 Tetor 2019 - hyrë në 14 Tetor 2019 nga Londra) dhe Bora Metaj (dalë më 21 Shtator 2019- hyre 14 Dhjetor 2019).

3. Në datën 08 Nëntor 2019, nga karta e kreditit e lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit janë bërë pagesa në Lounge e klasit biznes në Aeroportin e Vienës, dhe në këtë periudhë shtetasja Fatime Krymadhi ka qënë në Shqipëri.

4. Për vitin 2019, me kartën e kreditit të lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit, janë kryer blerje në vlerën 3.533.830 Lekë në dyqane veshjesh dhe këpucësh në Britaninë e Madhe. Sipas shkresës nr. 21508/1 Prot datë 29 Dhjetor 2022, të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për vitin 2019, shtetasja Fatime Kryemadhi ka zhdoganuar vetëm dy pako më artikuj të blerë në dyqanin Net A Porter, në vlerën 2007 Pound të blera në datën 15 Prill 2019 dhe 6 Qershor 2019. Këto blerje janë reflektuar në bankë me një ditë vonesë. Edhe shtetasja Monika Kryemadhi, Era Metaj dhe Bora Metaj nuk kanë kryer zhdoganime për vitin 2019 të mallrave të blera në dyqanet Net A Porter, Selfridges London, John Bell, Matchesfashion etj. Nga kjo rezulton se mallrat e blera në këto dyqane mund të jenë blerë fizikisht në dyqan nga Bora Metaj, Era Metaj dhe Monika Kryemadhi, ose të jenë dërguar me postë nga shitësi në adresën e banimit në Angli të Bora Metaj dhe Era Metaj.

***

1. Nga karta e kreditit e lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit në datën 20 Maj 2021 janë bërë pagesa në vlerën 560 $ për llogari të Hotel Hamilton DC Washington. Në këtë periudhë shtetasja Fatime Kryemadhi ka qenë në Shqipëri ndërsa Monika Kryemadhi, Bora Metaj dhe Era Metaj kanë qenë jashtë shtetit prej datës 15 Maj 2021 deri në datën 21 Maj 2021 dhe kanë udhëtuar me linjën Lufthansa-Mynih në dalje dhe me linjën Austrian Airlines-Viena, në kthim.

2. Nga karta e kreditit e lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit janë bërë pagesa në vlerën 900.428 lekë prej datës 19 Korrik 2021 deri në datën 25 Korrik 2021. Këto shpenzime janë bërë për blerje rrobash në monedhën USD në qytetet Washington, Arlington dhe aeroportin e Dulles në Washington, në vlerën 5640 USD (midis të cilave një blerje në furrë buke në vlerën 13.94 USD) dhe 2409 Euro janë shpenzuar në dyqanin Prada në Stamboll. Gjatë kësaj periudhe rezulton se jashtë shtetit.

Pagesat për shkollimin e fëmijëve

1. 05 Janar 2018, nga llogari nr. 821166 në Lekë e Bora Metaj, janë paguar 604.665 lekë të konvertuara në 3.917 Pound në llogarinë e NIDO ne St.James në Glasgoë.(Student Accommodation)

2. 08 Mars 2018, nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 12.495 Pound për llogari të Sherborne School Domus për Besar Metaj.

3. 12 Maj 2018 nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 2.302 Pound për llogarite Sherborne School Domus, pagesë fature për Besar Metaj.

4. 12 Maj 2018 nga llogaria nr.653396 në Paund e Monika Kryemadhit janë paguar 3.600 Pound për Gabbitas Education Consulting.

5. 19 Maj 2018, nga llogaria nr. 624311 në Pound e Fatime Kryemadhit janë paguar 13.300 Pound per Sant Marry's School Calne për llogari të Bora Metaj.

6. 02 Korrik 2018, nga llogaria 624311 në Pound e Fatime Kryemadhit, janë paguar 26.600 paund për llogari të St Mary's School Calne, pagesë fature për Era Metaj.

7. 13 Gusht 2018, nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 3.600 Pound për llogari të Gabbitas Educational Consultan, pagesë fature datë 31 Korrik 2018, register no 2920466, për Besar Metaj.

8. 01 Shtator 2018, nga llogaria nr. 390127 në Lekë e Monika Kryemadhit, janë paguar 432.691 Lekë në dy pagesa; 248.954 Lekë dhe 183.737 Lekë konvertuar në 2.979 Pound, në adresën ëëë.epay.Exeter.Ac.UK. Duke qenë se në vitin 2018, studimet në Universitetin Exeter i ndiqte Bora Metaj, dyshohet se këto pagesa janë bërë për llogari të Borës.

9. 13 Shtator 2018, nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 2.880 Pound për llogari të Cats College Cambridge, pagesë fature për Besar Metaj.

10. 19 Qershor 2018, nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 12.000 Pound për llogari të St Mary's School, Calne pagesë fature për Era Metaj.

11. 01 Tetor 2018 nga llogaria 838963 në Lekë e Besar Metaj janë paguar 1.777 Pound për University Arms ne Cambridg, pagesë e kryer nga karta e kreditit me nr. 411418*4542. 01 Tetor 2018 nga llogaria nr. 821166 në Lekë e Bora Metaj, janë paguar blerje me kartën 411418*2637-BP3881, shuma 1.498.978,22 Lekë e konvertuar në 10.250 Pound, në llogarinë e ne Universitet.

12. 02 Tetor 2018 nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 29.784 Pound për llogari të Cambridge Arts & Sciences LTD, pagese për studentin Besar Metaj, referencë nr. CEG08047307 për vitin 2018-2019.

13. Transaksione të kryera për hotel për vitin 2018 nga llogaria bankare nr. 821166 e Bora 02 Korrik 2018, nga llogaria 821166 në Lekë e Bora Metaj, janë paguar 415.230 Lekë e konvertuar në 3.758 USD, shpenzime për llogari të Hotel Intercontinental Williard në Washington. Pagesa është bërë me kartën nr. 4114 18*** 2637. Kjo llogari ishte kredituar në datën 21 Maj 2018 nga Monika Kryemadhi me shumën 1.155.071 Lekë (9.131 Euro) dhe në datën 16 Korrik 2018 nga Ilir Meta në shumën 456.000 lekë. /Pamfletikryemadhi fatime Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Shkeljet me rrugët, SPAK reagon zyrtarisht: Dërgohen për gjykim 26 persona dhe dy kompani 16 Nëntor 2026, 16:0516:05Aktualitet Vetëm 9 muaj në detyrë, Afrim Qëndro konfirmon largimin nga drejtimi i IKMT-së 16 Nëntor 2026, 15:2915:29Aktualitet Priten reshje intensive, Instituti i Gjeoshkencave jep alarmin për veriun e vendit; 5 qarqet që rrezikojnë përmbytje 16 Nëntor 2026, 14:5714:57Aktualitet Takimi i Toni Gogut me Veliajn në burgun e Fierit, reagon për herë të parë SPAK 16 Nëntor 2026, 14:4514:45Aktualitet Masa e arrestit ndaj Vlora Hysenit, kreu i SPAK: Vijojmë bashkëpunimin me SHISH-in 16 Nëntor 2026, 14:0614:06Aktualitet NATO anuloi samitin e 2027-ës në Shqipëri, Rutte: Do të mblidhemi kur ta shohim të nevojshme 16 Nëntor 2026, 13:2213:22Aktualitet