Lajme Zone
Nga platformat te investitorët, qeveria miraton projektligjin që lejon tregtimin e kriptomonedhave në Shqipëri. Ja si do të funksionojë
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nga platformat te investitorët, qeveria miraton projektligjin që lejon tregtimin e kriptomonedhave në Shqipëri. Ja si do të funksionojë

Këshilli i Ministrave miratoi më 2 tetor projektligjin “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, të hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Këshilli i Ministrave miratoi më 2 tetor projektligjin “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, të hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Projektligji synon të krijojë një kuadër të plotë ligjor për tregtimin dhe ofrimin e shërbimeve që lidhen me kripto-asetet në Shqipëri, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

Projektligji përafron legjislacionin shqiptar me Rregulloren e BE-së 2023/1114, e njohur si MiCA. Ai parashikon rregulla për emetimin e kripto-aseteve, funksionimin e platformave të tregtimit, ruajtjen dhe këmbimin e tyre, si dhe për shërbime të tjera që lidhen me këtë treg.

Një nga qëllimet kryesore është mbrojtja e investitorëve dhe rritja e transparencës. Projektligji përcakton kërkesa për kapitalin, qeverisjen e kompanive, menaxhimin e konflikteve të interesit, sigurinë kibernetike dhe masat kundër abuzimit me tregun dhe pastrimit të parave.

Me këtë kuadër të ri synohet që aktiviteti i operatorëve të kripto-aseteve në Shqipëri të zhvillohet mbi rregulla më të qarta dhe të harmonizuara me standardet evropiane.

Projektligji parashikon gjithashtu trajtim të ndryshëm për llojet e kripto-aseteve, në varësi të karakteristikave dhe rreziqeve të tyre. Top Channel