Lajme Zone
Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”: Armët, 'Smart City', Air Tractor, Ron Yeffet dhe paratë publike
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”: Armët, 'Smart City', Air Tractor, Ron Yeffet dhe paratë publike

“Është një lloj kthimi mbrapa, ku unë i kam depozituar elementet e informacionit me çka duhet. Gara ka qenë ndërmjet ‘Thrush Aircraft’ dhe ‘Air Tractor’. ‘Thrush Aircraft’, që ka këtë emrin EFA Holding, janë kompanitë e vetme të prodhimit të avionëve zjarrfikës”, deklaroi Ahmetaj.

38 MINUTA ME PARE Ahmetaj zbardh aferën e avionëve zjarrfikës: Ofertuan 3 për 14.4 mln euro, por i skualifikuan për Air Tractor Foto ilustruese Arben Ahmetaj ka sjellë detaje të reja mbi atë që e konsideron një tjetër aferë të qeverisë, këtë herë lidhur me tenderin për avionët zjarrfikës. Gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE”, ish-zëvendëskryeministri tha se informacionet që disponon për këtë procedurë i ka depozituar dhe se gara ishte zhvilluar mes “Thrush Aircraft” dhe “Air Tractor”.

“Është një lloj kthimi mbrapa, ku unë i kam depozituar elementet e informacionit me çka duhet. Gara ka qenë ndërmjet ‘Thrush Aircraft’ dhe ‘Air Tractor’. ‘Thrush Aircraft’, që ka këtë emrin EFA Holding, janë kompanitë e vetme të prodhimit të avionëve zjarrfikës”, deklaroi Ahmetaj.

Sipas tij, tenderi kishte një vlerë prej rreth 14.4 milionë eurosh dhe parashikonte blerjen e dy avionëve “floating”. Ahmetaj tha se autoriteteve u ishte argumentuar teknikisht se avionët duhet të ishin me rrota, por kjo alternativë nuk ishte pranuar. Ai e lidhi këtë vendimmarrje drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, të cilit gjatë intervistës i referohet si “kreu i organizatës”.

“Kanë hapur tenderin me 14.4 milionë, plus ose minus, euro për dy avionë ‘floating’, pra jo me goma, por me gomone, le ta themi. I është thënë me argumente tekniko-shkencore që duhet të jenë me goma. S’ka pranuar, sepse kreu i organizatës e ka pasur të drejtpërdrejtë logjikën që do të shkonte te ‘Air Tractor’”, tha Ahmetaj.

Një nga elementet kryesore të denoncimit të Ahmetajt lidhet me ofertën që, sipas tij, EFA i kishte dërguar qeverisë. Ai tha se kompania kishte ofruar tre avionë për të njëjtën shumë prej 14.4 milionë eurosh, me zotimin se do t’i sillte në Shqipëri deri më 26 maj, në kohë për sezonin e zjarreve.

“Atëherë EFA i ka shkruar në zyrë dhe i ka thënë: ‘Ore, me 14.4 milionë euro, unë ju sjell tre avionë me goma dhe jua sjell deri në 26 maj, që t’i keni për zjarret’. Ermal Raketa është entuziazmuar një moment”, u shpreh Ahmetaj.

Sipas versionit të paraqitur prej tij, situata ndryshoi më pas dhe EFA u skualifikua nga gara. Ahmetaj pretendoi se vendimi erdhi pas ndërhyrjes së personit që ai e quan “komandanti”, ndërsa përmendi drejtpërdrejt edhe Ermal Raketën.

“Mirëpo, kur është thirrur përpara komandantit, i është hequr veshi Ermal Raketës. Dhe Ermal Raketa e skualifikon EFA-n. Sot e kësaj dite ka shumë gjëra këtu. Sot e kësaj dite nuk kanë ardhur avionët”, deklaroi Ahmetaj.

Ahmetaj e lidhi përfundimin e kësaj procedure edhe me situatën e zjarreve në vend. Sipas tij, nëse do të ishte pranuar oferta alternative, avionët do të kishin mbërritur që në maj dhe do të ishin përdorur gjatë sezonit të zjarreve.

“Do kishin ardhur avionët, shqiptarë të nderuar, do kishin ardhur avionët në maj. Do kishin fluturuar, do të shuanin zjarret. Është zjarri që ka lënë kreu i organizatës, vetëm që t’i kalojnë paratë ‘Air Tractor’”, përfi Ahmetaj. 45 MINUTA ME PARE Akuza e fortë e Ahmetajt: Politikanë dhe njerëz të drejtësisë “notojnë” në kriptomonedha Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj personave brenda sistemit të drejtësisë dhe kabinetit qeveritar, lidhur me mënyrën se si ata i fshehin pasuritë.

Ahmetaj deklaroi se ka persona brenda drejtësisë dhe Qeverisë të cilët ‘notojnë në kriptomonedha’. Ish-zëvendëskryeministrit ngriti akuza të drejtpërdrejta ndaj eksponentëve të drejtësisë dhe politikës, por pa përmendur emra konkretë dhe pa bërë të ditur se kujt i referohet.

“Nuk kam unë as kripto, edhe ka brenda drejtësisë që notojnë në kripto, dhe brenda kabinetit që notojnë në kripto. As kriptomonedha nuk më gjetën asgjë. Asgjë!

E nisën me zell, thanë: çfarë do ketë... Nuk ju besohet. Çfarë do ketë ky! Se e kishte sajuar kreu i organizatës.

Kreu i organizatës sot ha kumbulla dhe dardhë dhe kanë ngrënë gjatë gjithë kohës kumbulla dhe dardhë në kurriz të Shqipërisë”, tha Ahmetaj në një intervistë për “Çim Peka Live” 50 MINUTA ME PARE Nga Kadastra te Aeroporti i Vlorës, Ahmetaj rendit skandalet e qeverisë: Valon Ademi del te "Smart City" Arben Ahmetaj ka bërë një listë të gjatë të atyre që, sipas tij, janë afera dhe çështje të pahetuara të qeverisë, duke deklaruar se për një pjesë të tyre disponon dosje dhe materiale që i janë dërguar.

Në qendër të deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit ishte edhe Valon Ademi, ortak në projektin e Aeroportit të Vlorës. Ahmetaj e cilësoi Aeroportin e Vlorës si “grabitje” dhe tha se Ademi rezulton indirekt edhe në projektin “Smart City”. Ai shtoi se disponon llogari dhe materiale për këtë projekt.

Për “Smart City”, Ahmetaj ngriti pikëpyetje mbi koston, duke thënë se nga llogaritë e tij një kamerë kushton rreth 560 dollarë, ndërsa projekti arrin në rreth 130 milionë dollarë. Ai e vuri theksin edhe te fakti që, sipas tij, projekti po zhvillohet pa tender dhe kërkoi të dijë pse Komisioni Europian nuk ka reaguar.

Lista e çështjeve të ngritura prej Ahmetajt nuk u ndal aty. Ai përmendi Kadastrën, si dhe investimet në rrugë dhe tenderët publikë, duke akuzuar drejtësinë se në disa raste nis të prekë çështjet dhe më pas nuk vijon me hetimet. Sipas tij, në këto procedura ka shpërdorime dhe pabarazi në tendera.

Ahmetaj solli më pas çështjen Becchetti, duke përmendur një faturë prej mbi 130 milionësh, si dhe “Albanian Files”, të cilën e cilësoi si një material që, sipas tij, përmban të dhëna të mjaftueshme për hetim. Në këtë pikë ai kërkoi të ndiqet rrjedha e parave, duke përmendur edhe arkitektë të huaj dhe lobime.

Arben Ahmetaj: Kadastra. Kujt ia tregojnë këta që vijnë dhe arrestojnë Arben Ahmetajn, ndërkohë që gjithë shpërdorimet e dyshes dhe të dysheve nuk i prekin? Janë çmendurira. Unë i di dhe i kam me dosje. Njerëzit më dërgojnë pafundësisht materiale.

Te rrugët bëjnë sikur i prekin dhe pastaj nuk i prekin. Ka shpërdorime, ka pabarazi në tendera. Grup i strukturuar kriminal, me në krye kreun e organizatës.

E dini për çfarë më kanë akuzuar në dosjen time? Unë jam akuzuar për korrupsion, por nuk kam asnjë punonjës administrate. Është ish-gruaja, gruaja, qytetarë që kanë shitur dhe kanë blerë. Ndërkohë, këtu është bërë nami.

Becchetti, 130 e kusur milionë. ‘Albanian Files’ është aktakuzë e pastër, që tregon me detaje të shkruara dhe të pranuara se çfarë ka bërë ky. Ndiq paratë, po deshe, edhe me arkitektët e huaj, ku kanë qarkulluar dhe çfarë lobimi kanë bërë.

Ka guxuar ky sikur njëri është Oktavian Augusti dhe tjetri Agripa, sikur do të ndërtojnë Romën dhe do të lënë fytyrën e vet. Aeroporti i Vlorës, grabitje. Valoni të ketë kujdes, se i del fytyra edhe te ‘Smart City’.

I kam këtu llogaritë e ‘Smart City’, sepse mbase nuk do të arrijmë dot në kohë. Nuk kam punë as me njërin dhe as me tjetrin, por po të them që rezulton indirekt te ‘Smart City’. Kam bërë llogaritë: një kamerë është 560 dollarë, e blen me shumicë. Kujt ia tregon ky 130 milionë dollarë? Pa tender.

Po ku është Komisioni? Si ka mundësi që Komisioni nuk flet fare? Ku është Komisioni Europian?

Kemi përsëri Durrësin. Janë devijuar para të buxhetit të shtetit nëpërmjet heqjes së taksave të paligjshme. Pastaj do të shkojë Sani në Durrës, do të prodhojë këtë data center-in me çmimet e këtij dhe do të gëlltisë 3.2 megavat në orë në një data center, që ka shumë mundësi që me aq të prodhojë edhe kripto dhe pastaj të kanalizohen, larg qoftë, te Jet Bank.

Pastaj të atashohen edhe biznesmenë vendas të të shpurës dhe t’i jepet çmimi i KESH-it. Po sikur të vijnë 100 data center-a, do t’ua japësh të gjithëve? 52 MINUTA ME PARE "Nëse Rama e gëlltit, vdiq Shqipëria dhe fitoi kanceri", Ahmetaj: Protesta po lufton qelizën alfa kancerogjene Në intervistën ekskluzive sot në mbrëmje në Çim Peka Live' Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj flet për protestën që sot ka hyrë në ditën e 100-të. Ai e quan gjëja më e bukur në këto 30 e ca vite. Se protesta po lufton qelizën alfa kancerogjene ë qoftë se ky arrin të gëlltisë protestën, vdiq Shqipëria, fitoi kanceri.

Pjese nga intervista

-Jemi në pjesën e tretë dhe të fundit të emisionit. Në fillim desha t'ju pyes për protestën. E shikoni si i jashtëm, jeni i përfshirë apo prisni realisht diçka prej saj?

Arben Ahmetaj: Unë jam aspak i jashtëm dhe jam totalisht i përfshirë, pavarësisht se fizikisht s'jam dot. Jam emocionalisht i përfshirë, jam me gjithë shpirtin tim i përfshirë. Unë jam student i dhjetorit '90-'91, me kontributin tim shumë modest me qindra e qindra studentë apo intelektualë. Jam student i grevës së urisë dhe të rrëfehem brenda vetes, me tre-katër gjëra që mund të krenohesha, kjo ishte një nga elementët.

-Keni kontakt, keni komunikim me elementë të protestës?

Arben Ahmetaj: Çfarë vlere ka domethënë...

-Po ku jeni i përfshirë? I përfshirë emocionalisht, prisni diçka prej saj?

Arben Ahmetaj: Patjetër, kam një kontakt me një familjarin tim që shkon përditë. Kam kontakt me protestën sepse flas me të, me familjarin tim që shkon në protestë përditë, që ka shkruar dhe thotë: "Kam gjetur shpirtin dhe zemrën", thotë kur shkon atje. Por nuk ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me Shqipërinë.

Protesta, që vazhdon prej tre muajsh, gati 100 ditë në rrugët e Tiranës, po ta them, është gjëja më e bukur që i ka ndodhur shpirtit të Shqipërisë dhe Shqipërisë në tridhjetë e ca vite. Ne sigurisht që mund të numërojmë heqjen e vizave, mund të numërojmë NATO-n, mund të numërojmë suksese të tjera sa të duash, po ky është suksesi më i madh i një shoqërie që rrezikonte të humbiste shpirtin dhe ndërgjegjen shoqërore.

Ata burra dhe gra, vajza dhe djem, që ky i stigmatizon, i përqesh, i quan sorra, i quan çfarë të duash ti, janë pulsi spektakolar i ndërgjegjes së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Se aty ka nga diaspora, që janë pjesë e aortës së pastër që bën luftë kundër qelizës alfa kancerogjene.

Protesta, unë asnjëherë s'e kam humbur shpresën, dhe ne kemi biseduar, kam thënë shqiptarët do marrin fatin e tyre në dorë. Kjo që i ka ndodhur shqiptarëve me këtë kreun e organizatës është gjëmë e madhe që s'i ka ndodhur as me Esat Pashë Toptanin po deshe ti. Ky po shet Shqipërinë, shokët, çfarë i del përpara, të zgjasë një ditë në karrige. Një ditë në karrige.

Dhe segmentet e drejtësisë e ndihmojnë të bëjë këtë që ka bërë. Deri më sot, se të kishte drejtësi, s'do kishte protestë. Të kishte SPAK, këta mamanë, siç i referohen naivisht ndonjëherë, ndonjëherë edhe juve. Të opozitës... më fal që të drejtohem ty, po flas për opozitën.

Ore, i rroftë Belindit, Gazit, apo qoftë edhe Saliut që më ka rënë në qafë tërë jetën pa të drejtë, që bëjnë ato betejat. Se përtej ka anëtarë të opozitës që kanë bërë edhe mbrëmje poetike me kreun e organizatës. Edhe flasim me fjalë të zgjedhura dhe të buta tani kur flasim.

Protesta i ka dhënë mësim gjithë Shqipërisë dhe opozitës i ka dhënë mësim. Dhe po të them, në qoftë se ky arrin të gëlltisë protestën, nuk ka Shqipëri. U mbyt protesta, të dashur qytetarë, vdiq Shqipëria, fitoi kanceri. 1 ORE ME PARE Ahmetaj zbulon planin e Ramës dhe Ron Yefet për t’i shpëtuar vëzhgimit të Ambasadës Amerikane! Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër deklaratë të fortë duke pretenduar se ekzistonte një skemë me të cilën Ron Yefet, synonte t’i shpëtonte vëmendjes dhe kundërshtimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Ahmetaj pretendon se në qendër të këtij plani ishte biznesmeni Ron Yefet, i cili, sipas tij, fliste për ngritjen e një kompanie shtetërore që do të shërbente si “mburojë”, si dhe për krijimin e një trusti në Shtetet e Bashkuara.

Sipas ish-zëvendëskryeministrit, skema që ai denoncon nuk kufizohej vetëm te krijimi i kësaj strukture. Ahmetaj e lidhi atë edhe me interesa mbi pasuri dhe asete strategjike në jug të vendit, duke përmendur Delvinën, Vlorën dhe TEC-in e Vlorës.

“Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t'i mbyllim gojën ambasadës amerikane’.

Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë”, tha Ahmetaj në një intervistë për “Çim Peka Live” 1 ORE ME PARE "Ka 14 punonjës", Ahmetaj denoncon skemën e 'TIMAK Defence': Yeffet s’ka investuar asgjë, ka futur tubin në buxhetin e shtetit Arben Ahmetaj Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta mbi mënyrën se si po funksionon industria e re ushtarake e ngritur nga qeveria, duke vendosur në qendër TIMAK Defence.

Sipas të dhënave të paraqitura, privati kontrollon 80% të kompanisë dhe shteti, përmes KAYO-s, vetëm 20%. Ahmetaj thotë se Ron Yeffet nuk ka investuar kapital, ndërsa kompania ka përfituar një tender prej 3.1 milionë eurosh.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE”, ka ngritur akuza mbi mënyrën se si është ndërtuar dhe po funksionon TIMAK Defence, kompania e krijuar nga bashkimi i privatit me KAYO-n shtetërore në sektorin e industrisë ushtarake.

Sipas Ahmetajt, shifrat financiare dhe aktiviteti i kompanisë ngrenë pikëpyetje mbi investimin real të ortakëve privatë. Ai deklaroi se TIMAK Defence ka vetëm 14 punonjës, me një kosto vjetore prej rreth 140 mijë eurosh, ndërsa prodhimi i pajisjeve ushtarake, sipas tij, është minimal.

“TIMAK Defence ka 14 punonjës, me një kosto prej 140 mijë euro në vit. Kjo kompani ka bërë vetëm 240 mijë lekë pajisje ushtarake. Kapitali i TIMAK Defence është negativ, pra Ron Yeffet nuk ka investuar asgjë, por ka futur tubin në buxhetin e shtetit për të thithur paratë e shqiptarëve. Ka marrë veç një tender 3.1 milionë euro dhe s’ka investuar asgjë”, deklaroi Ahmetaj.

Struktura e pronësisë e paraqitur për TIMAK Defence tregon se 80% e aksioneve kontrollohen nga TIMAK sh.p.k., ndërsa vetëm 20% nga KAYO sh.a. KAYO është kompania shtetërore e industrisë ushtarake, nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo strukturë bën që, megjithëse kompania operon në një sektor strategjik të lidhur me industrinë ushtarake, partneri privat të ketë kontrollin e shumicës së aksioneve, ndërsa shteti shqiptar të zotërojë një të pestën.

Një tjetër element lidhet me ndryshimet në pronësinë e TIMAK-ut përpara krijimit të kompanisë së përbashkët me shtetin. Sipas të dhënave të regjistrit tregtar të cituara, TIMAK zotërohet 51% nga Arjeta Puca dhe 49% nga Ron Yeffet.

Përkthyer në pjesëmarrjen indirekte në TIMAK Defence, struktura ekonomike rezulton rreth 40.8% për Arjeta Pucën, 39.2% për Ron Yeffet dhe 20% për shtetin shqiptar përmes KAYO-s.

Një element tjetër që bie në sy është koha kur Yeffet hyri në TIMAK. Sipas të dhënave të paraqitura, ai nuk ka qenë historikisht aksioner i kompanisë, por mori 49% të saj gjatë vitit 2025. Vetëm pak javë më vonë u krijua TIMAK Defence, ku TIMAK mori 80% dhe KAYO 20%.

TIMAK Defence rezulton e themeluar më 4 gusht 2025 dhe e regjistruar në QKB më 13 gusht 2025.

Kështu, brenda një periudhe të shkurtër, Ron Yeffet hyri me 49% në kompaninë private TIMAK dhe kjo e fundit u bë më pas aksionerja dominuese, me 80%, në kompaninë e përbashkët me shtetin për industrinë ushtarake.

Pikërisht mbi këtë raport mes kapitalit privat, pjesëmarrjes së shtetit dhe parave publike përqendrohet denoncimi i Ahmetajt. Ai pretendon se, pavarësisht peshës së privatit në pronësi, nuk është bërë investimi që do ta justifikonte këtë raport, ndërsa kompania ka përfituar fonde publike. 1 ORE ME PARE Përgjimi i Ahmetajt/ Ron Yeffet: Qeveria shqiptare më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija Të tjera detaje dalin nga audiopërgjimi i publikuar nga Arben Ahmetaj gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE”.

Në materialin e publikuar, ku sipas Ahmetajt është i përfshirë izraelito-shqiptari Ron Yeffet, dëgjohet një deklaratë që lidhet drejtpërdrejt me qeverinë shqiptare:

“Qeveria shqiptare më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija”, dëgjohet të thuhet në audiopërgjim nga personi që Ahmetaj identifikon si Ron Yeffet.

Pas publikimit të përgjimit, Ahmetaj komentoi përmbajtjen e tij, duke e lidhur bisedën me tenderat pa garë dhe me trafikun e armëve për të cilin kishte folur më herët.

“Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve. Dhe po ta dëgjosh, prapë i referohet tenderave. Ky Roni gjithmonë flet për pa tendera, sepse kreu i organizatës ia kalon paratë, do t’i shohim më pas, dhe paradhënie, pa tender. Prandaj e ka bërë këtë strukturë kriminale”, deklaroi Ahmetaj.

Ahmetaj tha se, sipas tij, përmes kompanive private po krijohet një strukturë që mund të ruajë kontroll mbi pjesë të rëndësishme të ekonomisë edhe në të ardhmen.

“Praktikisht nesër t’i ketë në dorë këto kompani private dhe nesër një qeveri që do vijë, e dalë nga vullneti i popullit, të mos ketë mundësi të qeverisë Shqipërinë, se ky do ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe do t’ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që do vijë nesër”, tha Ahmetaj.

Pjesë nga intervista -Pra, publiku i ka ndjekur dhe nëpërmjet ekranit të titruar në shqip. Tani sqaro pak çfarë është?

Arben Ahmetaj: Është interesante. Është midis Ron Yefetit dhe dy qytetarëve, ukrainishtfolës dhe rusishtfolës. Njëri prej tyre e ka emrin Igor, por këta nuk janë fokusi im.

Bëhet fjalë për grabitjen e Delvinës me të njëjtin koncept, konceptin KAYO. Shqiptarët duhet ta dinë që kreu i organizatës së bashku me plaçkitësen kanë më shumë se 9-10 muaj që tentojnë të grabisin Delvinën për t'ia dhënë Ron Yefetit.

Koncepti KAYO është: shteti krijon një kompani, siç ka krijuar KAYOn. Dhe pastaj këtu fillojnë gjithë vemjet, joint venture, me 80% vemjet dhe 20% shteti i shkretë. Devijojnë paratë e buxhetit të shtetit dhe shërbimet pa tender në mënyrë kriminale tek kompanitë bija të KAYOs. Dhe vemjet nuk hedhin asnjë cent.

Do ta shikojmë tek Timak Defense. Këto janë krijesa të Edi Ramës. I lutem deputetëve të partisë time që votuan ligjin e KAYO-s, të mos e ulin kokën, se po ju vjen ligji tjetër në shëndetësi. Është i njëjti koncept KAYO me izraelitin tjetër Sani, që e paska deklaruar dhe në grup, ka thënë ‘ministrja iku se nuk firmosi’. Le ta mohojë sa ta dojë, se nga brenda grupit më ka ardhur, por ka thënë se, ne do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin në Shëndetësi. Prandaj ka ikur ministria.

-Është tjetër izraelit ky?

Është tjetër izraelit ky. Është influenca e Ron Yefetit. Këtu bëhet fjalë që të grabitet Delvina, madje aty i thotë: ‘Nuk keni nevojë për para, ndërtoni pak pjesën teknike se s'ka hedhur asnjë cent’.

Dhe sigurisht që Ermal Raketa, që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYOs, u bë ministër i Mbrojtjes. E mbani mend që zoti Peka, në intervistën e fundit, kam thënë që është ndërruar komandanti i forcave tokësore me qëllim.

Tani do shohim transfertat, paratë e shqiptarëve si u shkojnë miqve, klientëve dhe kreut të organizatës. Unë brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste shoh që nuk ndjehet njeri për plaçkitësen, votojnë këtë ligj kriminal për të vënë duart në kokë.

-Po pse i quajtur Ermal Raketa?

Arben Ahmetaj: Ermal Raketa është pseudonimi që Forcat e Armatosura i referohen ministrit të tyre. Nga brenda më ka ardhur. Kur kreu i organizatës i ka thënë: ‘Ermal, ti po më zhgënjen’, Ermali çohet në këmbë dhe i thotë: ‘Unë për ty bëj dhe raketë!’. E firmos. Dhe Forcat e Armatosura tash kanë filluar i thonë Ermal Raketa.

Gjatë intervistës, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ka akuzuar Edi Ramën se, i jep paratë e buxhetit të shtetit, Ron Yefet pa asnjë tender.

Arben Ahmetaj:Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve dhe po ta dëgjosh, pala tjetër i referohet tenderave. Ky, Roni, gjithmonë flet për ‘pa tendera’, sepse kreu i organizatës ia kalon paratë pa tender.

Kjo strukturë kriminale bëhet që nesër të ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe t'ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që vjen nesër.

-I referohet Julian Hoxhajt?

Arben Ahmetaj: Po. Unë i ftoj gazetarët investigativë, shihni pak atë rastin kur në Itali u kap një furgon me raketa. Mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante të trafikut të armëve nga Greqia për në Shqipëri.

Tani shikoni Timak Defense, pasqyrën financiare. Kanë marrë nga buxheti i shtetit miliarda lekë paradhënie pa pasur asnjë investim nga vetë kapitali i tyre. Është një kancer në trupin e shtetit.

Unë e shkruajta vetë në ligj për rindërtimin, s'bëra asnjë tender. Dhe tani jam në luftë me një mafia në pushtet dhe në media.

- Mua më intereson, mua më intereson më shumë nga të gjitha, në momentin një dhe dy, se si këta përdorin konceptin kriminal që i referohen, ka ky koncept, për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe paratë e buxhetit të shtetit. Kalojmë tek episodi katër.

Arben Ahmetaj: Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve. Dhe po ta dëgjosh, prapë i referohet tenderave. Ky... Roni, gjithmonë flet për pa tendera, sepse kreu i organizatës ja kalon paratë, do t'i shohim më pas, dhe paradhënie, pa tender. Prandaj e ka bërë këtë strukturë kriminale. Që praktikisht nesër t'i ketë në dorë këto kompani private dhe nesër një qeveri që do vijë, e dalë nga vullneti i popullit që do dalë shumë e fuqishme, të mos ketë mundësi të qeverisë Shqipërinë se ky do ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe do t'ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që do vijë nesër.

Çdo qeveri që do vijë nesër! Çdo qeveri që do vijë nesër do duhet të merret pikësëpari me arteriet financiare të kreut të organizatës. Se ndryshe kanceri në trupin e Shqipërisë nuk shërohet. Do t'ia bëjë të vështirë jetën shqiptarëve dhe çdo qeverie, nëse do t'i lihen gjaku i buxhetit të shtetit dhe i pasurive të shqiptarëve, ta përdori ky për të bërë të vështirë çdo lloj jete të çdo lloj qeverie, të kujtdo qoftë nesër.

Edhe të brinjës së vet po deshe të kësaj qeverie, prapë do t'ia bëjë të vështirë. Jemi duke folur për trafik armësh, ku një palë flet për tendera, Ukraina siç thonë nuk i bëjnë dot gjërat pa tendera, se jemi në sytë e Natos. Vendi i Natos i bën pa tendera se është vendi ku kreu i organizatës po shet çdo gjë.

Po shet çdo gjë! Ia bëra sfidë miqësore qytetarëve, me gjet në një pikë në hartë që s'e ka dhënë... Kudo. Në hartën e Shqipërisë. Pra vazhdojmë, jemi duke folur për trafik amësh, madje madje, një ngacmim të vogël gazetarëve investigativë jua bëj. Shiheni një çikë këtë rastin ku në Itali është kapur një furgon me raketa... lufte. Sigurisht. Shiheni një çikë. Se mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante. Shumë interesante, të trafikut të armëve. Shiheni një çikë, nuk është pa gjë. Unë deri këtu e lë gjënë. Këtë mundësi kam, këtë informacion kam, këtë informacion e ndaj me shqiptarët. Ky informacion ja vlen të ndahet.

Pra shikojeni, se mund të ketë lidhje. Janë disa raketa që janë kapur nga autoritetet italiane në jug të Italisë që vinin nga Greqia, për të... për të prodhuar në Shqipëri. 1 ORE ME PARE Raketat e kapura në Bari të lidhura me Shqipërinë? Ahmetaj: Investigoni dhe do zbuloni gjëra interesante Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta për trafik armësh dhe ka kërkuar që gazetarët investigativë të hetojnë një rast konkret, lidhur me raketat e kapura nga autoritetet italiane në portin e Barit.

Ahmetaj e përmendi rastin teksa fliste për tenderat dhe sektorin e mbrojtjes, duke pretenduar se pas ngarkesës së kapur në Itali mund të ketë elementë që lidhen me trafikun e armëve në vendin tonë. Ai thotë se raketat e kapura nga autoritetet italiane vinin nga Greqia dhe sugjeron se destinacioni lidhej me Shqipërinë.

“Jemi duke folur për trafik armësh, ku një palë flet për tendera, Ukraina siç thonë nuk i bëjnë dot gjërat pa tendera, se jemi në sytë e Natos. Vendi i Natos i bën pa tendera se është vendi ku kreu i organizatës po shet çdo gjë. Po shet çdo gjë! Ia bëra sfidë miqësore qytetarëve, me gjet në një pikë në hartë që s'e ka dhënë... Kudo. Në hartën e Shqipërisë. Pra vazhdojmë, jemi duke folur për trafik amësh, madje madje, një ngacmim të vogël gazetarëve investigativë jua bëj.

Shiheni një çikë këtë rastin ku në Itali është kapur një furgon me raketa... lufte. Sigurisht. Shiheni një çikë. Se mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante. Shumë interesante, të trafikut të armëve. Shiheni një çikë, nuk është pa gjë. Unë deri këtu e lë gjënë. Këtë mundësi kam, këtë informacion kam, këtë informacion e ndaj me shqiptarët. Ky informacion ja vlen të ndahet. Pra shikojeni, se mund të ketë lidhje. Janë disa raketa që janë kapur nga autoritetet italiane në jug të Italisë që vinin nga Greqia, për të... për të prodhuar në Shqipëri”, tha Ahmetaj gjatë intervistës ekskluzive në “Çim Peka LIVE”. Rasti të cilit i referohet Ahmetaj ishte raportuar më herët edhe nga “Pamfleti”. Më 27 gusht, “Pamfleti” shkroi se autoritetet italiane kishin kapur në portin e Barit një furgon të ardhur nga Greqia, brenda të cilit ndodheshin raketa. Sipas raportimit të asaj kohe, Prokuroria e Barit kishte nisur hetimet, ndërsa informacionet paraprake të cituara nga media sugjeronin se ngarkesa ishte përgatitur për t'u dërguar drejt Durrësit. 1 ORE ME PARE Ahmetaj: Evis Sala iku sepse refuzoi Kayo-n në shëndetësi, e ka thënë vetë Rama Arben Ahmetaj Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë Rama, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama ka folur në një mbledhje të grupit parlamentar për largimin e Evis Salës dhe një projekt të lidhur me atë që ai e quan “Kayo” në sektorin e shëndetësisë.

Në një intervistë për “Çim Peka Live”, Ahmetaj deklaroi se prej muajsh, sipas tij, po tentohet që zona e Delvinës t’i jepet biznesmenit Ron Yeffet, përmes një modeli që ai e cilësoi si “koncepti Kayo”. “Prej 9-10 muajsh tentojnë që të grabisin Delvinën, që t’ia japin Yeffet-it me konceptin Kayo. Shteti krijon një kompani, siç ka krijuar Kayo-n. Këtu nis: marrin vëmijët 80% dhe 20% shteti i shkretë”, pretendoi Ahmetaj.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se po krijon struktura që, sipas tij, marrin kontrata publike pa konkurrencë, ndërsa shteti mbetet me një pjesë të vogël të përfitimeve.

“Vemjet nuk hedhin asnjë cent, por thithin gjakun e shqiptarëve. Këto janë krijesa të Ramës”, tha Ahmetaj.

Duke iu referuar sektorit të shëndetësisë, ish-zëvendëskryeministri pretendoi se një model i ngjashëm po përgatitet edhe për këtë fushë. “E ka deklaruar dhe në grup: ministrja iku se nuk firmosi, por ‘ne do të bëjmë një gjë fantastike, pa tender, me izraelitë’. Ky është roli i Yeffetit”, deklaroi Ahmetaj.

Më tej, ai kritikoi deputetët socialistë për mungesën e reagimit ndaj akuzave që ai ngriti. “Nuk i kuptoj deputetët e partisë time që nuk bëjnë zë për plaçkitjen. Bëjnë zë për asgjë, por nuk flasin për kalibrin ndërkombëtar të grabitjes dhe për këto që janë praktikisht mafia shtetërore”, u shpreh ai. 1 ORE ME PARE Përgjimi "bombë" i Ahmetajt: Si izraeliti i Ramës përdor Shqipërinë për trafik armësh Rama-Yeffet Detaje “bombë” dalin nga përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj. Në një prej materialeve të nxjerra gjatë intervistës flitet për trafik ndërkombëtar armësh, me ngarkesa që, sipas Ahmetajt, vijnë nga vende të Afrikës, paketohen ose do të paketohen në Shqipëri dhe më pas marrin rrugën drejt destinacioneve të tjera. Detaje “bombë” dalin nga audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tij. Një prej materialeve të nxjerra lidhet me trafikun ndërkombëtar të armëve, ku Shqipëria përmendet nga Ron Yeffet dhe disa bashkëpunëtorë të tij ukrainas, si vendi ku armët paketohen përpara se të marrin rrugën më tej.

Duke zbardhur përmbajtjen e këtij përgjimi, Ahmetaj tha se bëhet fjalë për armë që vijnë nga vende të Afrikës dhe se operacioni nuk ka lidhje me marrëveshjet që Shqipëria ka me Ukrainën në kuadër të NATO-s.

“Është vetëshpjeguese. Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh. Dhe jo në kuadër të marrëveshjes, në sytë e NATO-s, që ka Shqipëria me Ukrainën. Jo. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës, që do paketohen në Shqipëri, ose që paketohen në Shqipëri, dhe që pastaj marrin rrugën... Jemi duke folur për trafik të pastër armësh”, deklaroi Ahmetaj në "Çim Peka Live". Arben Ahmetaj: Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t'i mbyllim gojën ambasadës amerikane’.

Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë. I ka dhënë këtij 2.1 milionë metra katrorë tokë pronë e shtetit nëpërmjet ligjit të investimeve strategjike. Ligji i investimeve strategjike duhet të abrogohet dje. Kjo gjë vjen nga pseudo-antikorrupsionistët brenda grupit.

-Vijmë te episodi i tretë.

Arben Ahmetaj: Është vetëshpjeguese. Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh, jo në kuadër të marrëveshjes së NATO-s që ka Shqipëria me Ukrainën. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës që paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugën. -Si paketohet? Mbaj mend që ka thënë në Parlament ministri aktual i Mbrojtjes: ‘Ne tashmë po prodhojmë armë dhe ato po përdoren në vende konflikti’.

Arben Ahmetaj: Kemi shoqërinë Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë. Pra, Roni, i borxhit, i KAYOs, i TEC-it të Vlorës, i rezervës së naftës, do të bëjë trafik armësh.

Ermal Raketa ka detyrim t'u tregojë shqiptarëve çfarë armësh? Kush i prodhon? Nga kanë ardhur? Zoti Raketa thotë që përdoren në zona konflikti aktuale. Kjo është gafë penale, nxjerr sekretin dhe tregon trafikun e armëve të fshehur pas koncesioneve kriminale. -Mua më intereson, mua më intereson më shumë nga të gjitha, në momentin një dhe dy, se si këta përdorin konceptin kriminal që i referohen, ka ky koncept, për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe paratë e buxhetit të shtetit. Kalojmë tek episodi katër.

Arben Ahmetaj: Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve. Dhe po ta dëgjosh, prapë i referohet tenderave. Ky... Roni, gjithmonë flet për pa tendera, sepse kreu i organizatës ja kalon paratë, do t'i shohim më pas, dhe paradhënie, pa tender. Prandaj e ka bërë këtë strukturë kriminale. Që praktikisht nesër t'i ketë në dorë këto kompani private dhe nesër një qeveri që do vijë, e dalë nga vullneti i popullit që do dalë shumë e fuqishme, të mos ketë mundësi të qeverisë Shqipërinë se ky do ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe do t'ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që do vijë nesër.

Çdo qeveri që do vijë nesër! Çdo qeveri që do vijë nesër do duhet të merret pikësëpari me arteriet financiare të kreut të organizatës. Se ndryshe kanceri në trupin e Shqipërisë nuk shërohet. Do t'ia bëjë të vështirë jetën shqiptarëve dhe çdo qeverie, nëse do t'i lihen gjaku i buxhetit të shtetit dhe i pasurive të shqiptarëve, ta përdori ky për të bërë të vështirë çdo lloj jete të çdo lloj qeverie, të kujtdo qoftë nesër.

Edhe të brinjës së vet po deshe të kësaj qeverie, prapë do t'ia bëjë të vështirë. Jemi duke folur për trafik armësh, ku një palë flet për tendera, Ukraina siç thonë nuk i bëjnë dot gjërat pa tendera, se jemi në sytë e Natos. Vendi i Natos i bën pa tendera se është vendi ku kreu i organizatës po shet çdo gjë.

Po shet çdo gjë! Ia bëra sfidë miqësore qytetarëve, me gjet në një pikë në hartë që s'e ka dhënë... Kudo. Në hartën e Shqipërisë. Pra vazhdojmë, jemi duke folur për trafik amësh, madje madje, një ngacmim të vogël gazetarëve investigativë jua bëj. Shiheni një çikë këtë rastin ku në Itali është kapur një furgon me raketa lufte. Sigurisht. Shiheni një çikë. Se mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante. Shumë interesante, të trafikut të armëve. Shiheni një çikë, nuk është pa gjë. Unë deri këtu e lë gjënë. Këtë mundësi kam, këtë informacion kam, këtë informacion e ndaj me shqiptarët. Ky informacion ja vlen të ndahet.

Pra shikojeni, se mund të ketë lidhje. Janë disa raketa që janë kapur nga autoritetet italiane në jug të Italisë që vinin nga Greqia, për të prodhuar në Shqipëri. 1 ORE ME PARE Kush është Ermal Raketa dhe pse e mori këtë pseudonim? Arben Ahmetaj zbulon prapaskenat! Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka zbuluar se kush fshihet pas emrit “Ermal Raketa”, të cilin e kishte përmendur më herët teksa paralajmëronte publikimin e audiopërgjimeve dhe dokumenteve që lidhen me sektorin e mbrojtjes.

Sipas Ahmetajt, “Ermal Raketa” është pseudonimi me të cilin pjesëtarë të Forcave të Armatosura i referohen ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi. Ish-zëvendëskryeministri pretendon se informacioni i ka ardhur nga brenda Forcave të Armatosura dhe tregoi edhe historinë që, sipas tij, qëndron pas kësaj nofke.

“Është tjetër izraelit ky. Është influenca e Ron Yefetit. Këtu bëhet fjalë që të grabitet Delvina, madje aty i thotë: ‘Nuk keni nevojë për para, ndërtoni pak pjesën teknike se s'ka hedhur asnjë cent’. Dhe sigurisht që Ermal Raketa, që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYOs, u bë ministër i Mbrojtjes. E mbani mend që zoti Peka, në intervistën e fundit, kam thënë që është ndërruar komandanti i forcave tokësore me qëllim.

Tani do shohim transfertat, paratë e shqiptarëve si u shkojnë miqve, klientëve dhe kreut të organizatës. Unë brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste shoh që nuk ndjehet njeri për plaçkitësen, votojnë këtë ligj kriminal për të vënë duart në kokë. Ermal Raketa është pseudonimi që Forcat e Armatosura i referohen ministrit të tyre. Nga brenda më ka ardhur. Kur kreu i organizatës i ka thënë: ‘Ermal, ti po më zhgënjen’, Ermali çohet në këmbë dhe i thotë: ‘Unë për ty bëj dhe raketë!’. E firmos. Dhe Forcat e Armatosura tash kanë filluar i thonë Ermal Raketa”, deklaroi Ahmetaj në një intervistë për “Çim Peka LIVE”.

Ahmetaj e lidhi emrin e Nufit edhe me kompaninë shtetërore KAYO, duke pretenduar se ai ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, më pas është bërë kryetar i bordit të KAYO-s dhe më vonë ministër i Mbrojtjes.

“Dhe sigurisht që Ermal Raketa, që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYO-s, u bë ministër i Mbrojtjes”, tha Ahmetaj.

Në të njëjtën intervistë, ish-zëvendëskryeministri ngriti akuza edhe për atë që e cilësoi si ndikim të Ron Yefetit, ndërsa foli për Delvinën dhe për mënyrën se si, sipas tij, paratë publike përfjnë te persona të lidhur me pushtetin. 2 ORE ME PARE “Agasi ndërkombëtar”, Ahmetaj zbulon ‘bëmat’ e Ron Yefet dhe lidhjen e tij me Ramën Në intervistën e tij nga Zvicra, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime që, sipas tij, zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve.

Në qendër të denoncimeve të tij janë biznesmeni Ron Yefet, kompania Timak Defense dhe ajo që Ahmetaj e quan ‘koncepti KAYO’.

Gjatë intervistës për “Çim Peka Live”, Sipas Ahmetajt, Yefet është shtetas amerikano-izraelit dhe shqiptar dhe është i njëjti person që ai pretendon se ka kërkuar më herët shlyerjen e borxhit të Shqipërisë. Ahmetaj deklaroi gjithashtu se në kohën kur Ditmir Bushati drejtonte Ministrinë e Jashtme, ishte kërkuar që Yefetit t’i jepej për ndërtim godina e Ambasadës shqiptare në Nju Jork. Në fund, ish-zëvendëskryeministri bëri një krahasim të drejtpërdrejtë mes Ron Yefetit dhe Ergys Agasit.

Pjesë nga intervista:

ARBEN AHMETAJ: Mund të më pyesësh ku e gjeta, përgjigjja ime do të ishte që s'jam i autorizuar, po ju s'më pyetët, kështu që unë nuk po ju përgjigjem.

-As nuk më duhet. Rëndësi ka që është autentik, nuk kontestohet dot.

ARBEN AHMETAJ: Mund të marrin qindra e qindra specialistë. Ka dhe një interceptim tjetër në Monako, tre orë, ku kreu i organizatës është kryefjala.

-Domethënë bëhet fjalë për vazhdimin e...

ARBEN AHMETAJ: Jo për këtë sot, për vazhdimin. Sot do mjaftohemi tek e para. Këta personazhe kanë dhe një interceptim tjetër. Patjetër, dhe aty pastaj është një serial tjetër, film me krim të organizuar.

-Pra, edhe unë si Beni po i drejtohem publikut. E kuptova që ka dhe gjashtë.

ARBEN AHMETAJ: Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s'dua t'i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës.

-Është izraelit?

ARBEN AHMETAJ: Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s'kanë ndonjë vlerë. Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t'i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t'i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë.

Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale.

-I çfarë viti është audiopërgjimi?

ARBEN AHMETAJ: Është i janarit 2026. Të këtij viti. Pra, Ron Yefeti ka Timak Special Vehicles që i ndërrojnë emrin nga MAN në Land Cruiser, ia ndërrojnë në shkëmbi, Timak Defense e të tjera. Qesharake. Edhe kuptohet që aktori kryesor është kreu i organizatës, se do shikojmë pastaj në disa dokumenta shumë interesantë kontributin e Ron Yefetit këtu.

Pastaj ka UNO 18 me Arjeta Puca që kanë edhe këtë Advanced Arms Technology që praktikisht në audiopërgjim do kesh elementë të trafikut të armëve. Do kemi dhe Ermal Raketën. Ermal Nufin, sepse sot pseudonimin në Ministrinë e Mbrojtjes e ka Ermal Raketa.

-Ministri aktual i Mbrojtjes?

ARBEN AHMETAJ: Ministri aktual i Mbrojtjes do ta them pak më vonë. Pastaj ke këto Timak Aviation me Arjeta Puca. Kush është Arjeta Puca? Do t'ia lëmë Plugut, se ka drejtues shumë interesantë tek Plugu.

Dhe pastaj ke Timak Horse Club, se sigurisht që kur vjedh paratë e buxhetit të shtetit, të duhen që të kalosh te jahtet, te avionët, te golfi, tek fërkimi nëpër hotelet në Itali me 10,000 euro apo 80,000 dollarë të katër bileta, apo nga një biznesmen 12 fluturime me charter, se s'ke ku të shkosh. Ky është kreu i organizatës.

Pra, pa dashje të gjithë përplasen nganjëherë dhe te Ekosi. Ku koordinatori ka bërë atë që ka bërë. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik.

Tani vijmë tek audiopërgjimet. Sigurisht që regjia është përgatitur. Këtu kam ofruar gjashtë raunde për të mos i marrë kohë shqiptarëve. Raundi i parë. 2 ORE ME PARE Video/ Ahmetaj zbulon përgjimin që shkund Ramën, si Ron Yeffet po grabit pronat e shqiptarëve Yeffet-Ahmetaj Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjimin e shumëpërfolur, duke zbuluar se në të shfaqet emri i Ron Yeffet dhe se biseda lidhet me Delvinën. Ish-zëvendëskryeministri thotë se materiali zbardh një skemë për marrjen e pronave të shqiptarëve përmes të ashtuquajturit “koncept KAYO”, ndërsa akuzat i drejton deri te Edi Rama... Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjimin e shumëpërfolur që kishte paralajmëruar se do ta nxirrte gjatë intervistës së tij.

Materiali, sipas ish-zëvendëskryeministrit, ka në qendër izraelitin Ron Yeffet, ndërsa çështja lidhet me Delvinën dhe kompaninë KAYO.

Sipas Ahmetajt, në material flitet për gazin e Delvinës, ndërsa në qendër është një operacion që ai e përshkruan si përpjekje për t’ia kaluar atë Ron Yeffet përmes të njëjtit model të përdorur me kompaninë KAYO. “Dhe këtu përmendet, bëhet fjalë për grabitjen e Delvinës me të njëjtin koncept, konceptin KAYO. Shqiptarët duhet ta dinë që kreu i organizatës, së bashku me plaçkën, kanë më shumë se 9 muaj a 10 muaj që tentojnë të grabisin Delvinën për t’ia dhënë Ron Yeffet-it me konceptin KAYO. Çfarë do të thotë koncepti KAYO, do ta shpjegoj tek TIMAK Defense-i”, deklaroi Ahmetaj.

Ahmetaj shpjegoi më pas se çfarë nënkupton ai me “konceptin KAYO”. Sipas tij, bëhet fjalë për një model ku fillimisht krijohet një kompani shtetërore dhe më pas ndërtohen shoqëri të përbashkëta me privatët, ku shteti mbetet në minorancë.

“Koncepti KAYO është: shteti krijon një kompani, siç ka krijuar KAYO-n. Dhe pastaj këtu fillojnë joint ventures, me 80% dhe 20% shteti shkretë. Dhe devijohen paratë e buxhetit të shtetit dhe shërbime, pa tender, në mënyrë kriminale tek kompanitë bija të KAYO-s, ku KAYO është 20% që nuk ekziston. Pra 20%. Dhe nuk hedhin asnjë cent. Do ta shikojmë tek TIMAK Defense. Vetëm thithin gjakun e shqiptarëve. Këto janë krijesa të Edi Ramës”, tha Ahmetaj. Ish-zëvendëskryeministri tha se pikërisht këtë model sheh pas asaj që diskutohet në përgjim për Delvinën. Ai solli edhe një pjesë të bisedës që, sipas tij, dëgjohet në material, ku diskutohet për kontributin financiar dhe ndërtimin e pjesës teknike.

“Është influenca e Ron Yeffet-it, që ta dini. Dhe këtu bëhet fjalë që të grabitet Delvina. Madje diku që është aty thotë: ‘Nuk keni nevojë për para, ndërtoni pak pjesën teknike se kështu do na duhet kontributi’. Se vetë s’ka hedhur asnjë cent. Do ta shohim te TIMAK Defense, që do jua tregoj pas kësaj kur të mbarojmë videopërgjimet”, deklaroi Ahmetaj.

"Episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t'i mbyllim gojën ambasadës amerikane’.

Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë.

I ka dhënë këtij 2.1 milionë metra katrorë tokë pronë e shtetit nëpërmjet ligjit të investimeve strategjike. Ligji i investimeve strategjike duhet të abrogohet dje. Kjo gjë vjen nga pseudo-antikorrupsionistët brenda grupit", vijoi ai.

Duke vijuar shpjegimin e asaj që, sipas tij, fshihet pas modelit KAYO, Ahmetaj e zgjeroi denoncimin edhe te sektori i shëndetësisë. Ai tha se një formulë e ngjashme po përgatitet edhe atje dhe iu drejtua deputetëve socialistë që kishin votuar ligjin për KAYO-n.

“I lutem deputetëve të partisë time që votuan ligjin e KAYO-s, të mos e ulin kokën dhe të ngrenë dorën. Se po ju vjen ligji në shëndetësi. Është i njëjti koncept, KAYO concept, me izraelitin tjetër, Sani. Që e paska deklaruar dhe në grup, ka thënë ministrja iku se nuk firmosi, po le ta mohojë po deshi, se nga brenda grupit më ka ardhur. Po ka thënë që ne do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin për në shëndetësi. Prandaj ka ikur ministrja”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj përmendi më pas edhe përministrin Ermal Nufi që del te përgjimi, duke e lidhur pozicionin e tij të mëparshëm në bordin e KAYO-s me zhvillimet që ish-zëvendëskryeministri thotë se do të shpjegojë më tej në fushën e mbrojtjes.

“Dhe sigurisht që Ermal Raketa (Ermal Nufi), që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYO-s, që përfaqësonte kreun e organizatës në bord, u bë ministër i Mbrojtjes. E mbani mend që, zoti Peka, në intervistën e fundit kam thënë që është ndërruar komandanti i Forcave Tokësore me qëllim”, deklaroi Ahmetaj.

Në fund të kësaj pjese, Ahmetaj paralajmëroi se do të publikojë edhe të dhëna mbi transfertat financiare, të cilat i paraqiti si pjesën që do të tregojë se ku përfjnë paratë publike.

“Tani do shohim transfertat. Paratë e shqiptarëve si u shkojnë miqve, klientëve dhe kreut të organizatës. Çmenduri! Është për të vënë duart në kokë. Unë brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka çfarë të duash ti. Ka korrupsionist, antikorrupsionist, pseudo-antikorrupsionist. Nuk është ndjerë njeri për këtë, nuk është ndjerë njeri për plaçkitjen. Nuk është ndjerë! Votojnë këtë, po them unë brenda grupit parlamentar, Komisionit të Ekonomisë, Komisionit të Ligjeve”, tha Ahmetaj.

Pjesë nga intervista -Pra, publiku i ka ndjekur dhe nëpërmjet ekranit të titruar në shqip. Tani sqaro pak çfarë është?

Është interesante. Është midis Ron Yefetit dhe dy qytetarëve, ukrainishtfolës dhe rusishtfolës. Njëri prej tyre e ka emrin Igor, por këta nuk janë fokusi im.

Bëhet fjalë për grabitjen e Delvinës me të njëjtin koncept, konceptin KAYO. Shqiptarët duhet ta dinë që kreu i organizatës së bashku me plaçkitësen kanë më shumë se 9-10 muaj që tentojnë të grabisin Delvinën për t'ia dhënë Ron Yefetit.

Koncepti KAYO është: shteti krijon një kompani, siç ka krijuar KAYOn. Dhe pastaj këtu fillojnë gjithë vemjet, joint venture, me 80% vemjet dhe 20% shteti i shkretë. Devijojnë paratë e buxhetit të shtetit dhe shërbimet pa tender në mënyrë kriminale tek kompanitë bija të KAYOs. Dhe vemjet nuk hedhin asnjë cent.

Do ta shikojmë tek Timak Defense. Këto janë krijesa të Edi Ramës. I lutem deputetëve të partisë time që votuan ligjin e KAYO-s, të mos e ulin kokën, se po ju vjen ligji tjetër në shëndetësi. Është i njëjti koncept KAYO me izraelitin tjetër Sani, që e paska deklaruar dhe në grup, ka thënë ‘ministrja iku se nuk firmosi’. Le ta mohojë sa ta dojë, se nga brenda grupit më ka ardhur, por ka thënë se, ne do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin në Shëndetësi. Prandaj ka ikur ministria.

-Është tjetër izraelit ky?

Është tjetër izraelit ky. Është influenca e Ron Yefetit. Këtu bëhet fjalë që të grabitet Delvina, madje aty i thotë: ‘Nuk keni nevojë për para, ndërtoni pak pjesën teknike se s'ka hedhur asnjë cent’.

Dhe sigurisht që Ermal Raketa, që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYOs, u bë ministër i Mbrojtjes. E mbani mend që zoti Peka, në intervistën e fundit, kam thënë që është ndërruar komandanti i forcave tokësore me qëllim.

Tani do shohim transfertat, paratë e shqiptarëve si u shkojnë miqve, klientëve dhe kreut të organizatës. Unë brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste shoh që nuk ndjehet njeri për plaçkitësen, votojnë këtë ligj kriminal për të vënë duart në kokë.

-Po pse i quajtur Ermal Raketa?

Ermal Raketa është pseudonimi që Forcat e Armatosura i referohen ministrit të tyre. Nga brenda më ka ardhur. Kur kreu i organizatës i ka thënë: ‘Ermal, ti po më zhgënjen’, Ermali çohet në këmbë dhe i thotë: ‘Unë për ty bëj dhe raketë!’. E firmos. Dhe Forcat e Armatosura tash kanë filluar i thonë Ermal Raketa. 2 ORE ME PARE “I thashë shefit, e vras me dorën time”, Ahmetaj plas 'bombën': Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër denoncim të fortë ku pretendoi se është kërcënuar nga një person që, sipas tij, lidhet me kryeministrin Edi Rama. Ahmetaj tregoi se fillimisht ishte kontaktuar nga një ish-koleg, i cili i kishte kërkuar të tregohej i kujdesshëm, ndërsa më pas, sipas tij, një prej koordinatorëve të lidhur me Ramën kishte bërë kërcënime të drejtpërdrejta ndaj tij. “Më mori një ish-koleg, më tha: ‘Ki kujdes’. E keni zakon që thoni fjalët: ‘Nuk na rruhet’. Mua më dhemb familja ime”, tha Ahmetaj në intervistën e tij për “Çim Peka Live”.

Ai shtoi se për kërcënimin kishte informuar edhe një drejtues, duke cituar shprehjen që, sipas tij, ishte përdorur ndaj tij: “E vras me dorën time”. Ahmetaj tha se nuk tërhiqet përballë këtyre presioneve dhe se do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

“Mos më bëni si trima, se unë jam i fundit trim në Shqipëri, por për veten time do të kthehem në çelik”, deklaroi ai. 2 ORE ME PARE Ahmetaj: Rama ka përfunduar si kioskë e vitit ’91, nuk ka më çfarë të shesë! Rama dhe Ahmetaj Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, teksa foli për kryeministrin Edi Rama të cilin e quan ‘Kreu i Organizatës’, deklaroi se ky i fundit ka përfunduar si kioskë e vitit ’91, që nuk ka më çfarë të shesë.

Ai theksoi se Rama e nisi rrugëtimin e tij në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin, por sot është kthyer në qelizën më kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste. “Pra, sot kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ja ka dalë! Ja ka dalë! Po do të vijmë te ai moment. Ja ka dalë.

Kemi dhe ne gabimet tona. Po jo faje, as krime. Unë po, unë kam përgjegjësi të lartë morale, se e kam theksuar 100 herë, kam punuar pa asnjë hile që ai... ai të fitonte. Dhe Partia Socialiste të fitonte, së bashku me të.

Sepse, do ta them dhe më pas, do ta përsëris sot, ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin. Dhe sot, ja ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste. Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e tij. Nuk e di!”, tha Ahmetaj në intervistën e tij për “Çim Peka Live” 2 ORE ME PARE Ahmetaj: Më kanë kërcënuar me grupe kriminale, tentuan të më rrëmbenin fëmijën Arben Ahmetaj Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta për kërcënimet që thotë se janë bërë ndaj tij dhe familjes së tij. Ish-zëvendëskryeministri deklaroi se është tentuar rrëmbimi i fëmijës së tij të vogël dhe se për këtë rast ka denoncime, komunikime dhe SMS të ruajtura. Ai tha gjithashtu se është kërcënuar përmes grupeve kriminale, ndërsa telefonatat dhe mesazhet e fundit i lidhi me zona të trafikut të kokainës. Arben Ahmetaj ka zbuluar detaje të reja për kërcënimet që thotë se ka marrë gjatë viteve të fundit, duke deklaruar se ato nuk janë kufizuar vetëm tek ai, por kanë prekur edhe familjen dhe fëmijët e tij.

Akuza më e rëndë e ish-zëvendëskryeministrit lidhet me fëmijën e tij të vogël. Ahmetaj tha se është tentuar rrëmbimi i tij dhe se për ngjarjen ekzistojnë denoncime, ndërsa deklaroi se disponon edhe komunikime të ruajtura.

“Kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijën tim të vogël. Ka denoncime, ka dhe një emër, të pronarit të firmës së sigurisë të Parkut të Liqenit. Nuk dua ta përmend. Kam diskutime, kam SMS të ruajtura. S’kam punë me atë, ai ka bërë detyrën e vet. I kam thënë: më jep kamerat të shoh kush e ka bërë”, deklaroi Ahmetaj në "Çim Peka Live".

Duke folur për këtë episod, Ahmetaj përdori tone të forta, duke thënë se familja dhe veçanërisht fëmijët e tij përbëjnë një vijë që askush nuk duhet ta kalojë.

“Fëmijën tim ti s’e prek dot, po larg qoftë Zotit të guxosh ta prekësh, historia nuk mbaron aty. Në të vërtetë jam njeri i ligjit. Tek familja ime, tek fëmijët e mi... unë s’merrem me fëmijët e askujt! As me gratë e askujt, siç janë marrë me fëmijët e mi”, tha Ahmetaj.

Ish-zëvendëskryeministri foli më tej për hetimet ndaj familjes së tij, duke thënë se në to është përfshirë edhe emri i djalit të tij, të cilin e identifikoi si një fëmijë vetëm pesë vjeç e gjysmë.

“E di ti që kanë shkuar tek Livia dhe tek Kesi, dhe në hetime kanë futur dhe emrin e Kelit, fëmijës tim 5 vjeç e gjysmë? Kanë kontrolluar qindarkën se mos kishte marrë ndonjë qindarkë Livia dhe Kesi. Po unë kam këtu pagesat e shkollave të të gjithë dynjasë, të ish-ministrave, të ministrave, apo gjyqtarëve e prokurorëve. Pse, do merrem me fëmijët unë?”, u shpreh Ahmetaj.

Ahmetaj tha se disponon informacione edhe për familjarë të ministrave, gjyqtarëve dhe prokurorëve, por se nuk synon të merret me fëmijët apo bashkëshortet e tyre. Sipas tij, përgjigjja e tij do të jetë vetëm ndaj personave që kanë shkelur ligjin apo janë përfshirë në veprime kundër tij.

“Nuk dua të merrem me fëmijët e as prokurorit, as gjyqtarit, as ministrit, as me gratë e tyre, siç janë marrë me familjen time. Unë po bëj shërbim ndaj publikut duke u marrë me fenomenin. Nuk shkoj unë tek fëmija, nuk e bëj siç kanë bërë te fëmija im. Unë do të merrem me të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, me të gjithë ata që janë marrë me intriga ndaj meje. Do të merrem patjetër, në të gjitha mënyrat ligjore”, deklaroi Ahmetaj.

Në fund, ish-zëvendëskryeministri bëri edhe një deklaratë për kërcënime të drejtpërdrejta ndaj tij. Ai tha se janë përdorur grupe kriminale dhe se telefonatat e SMS-të e fundit që ka marrë vijnë, sipas tij, nga zona të lidhura me trafikun e kokainës.

“Më kanë kërcënuar. Kanë vënë grupe kriminale të më kërcënojnë. Pastaj, telefonatat e SMS-ve të mi të fundit janë nga zona shumë të nxehta, të lidhura me trafikun e kokainës”, tha Ahmetaj. 2 ORE ME PARE Ahmetaj shpërthen ndaj Ramës: Qeliza alfa kancerogjene e Shqipërisë, PS duhet të shpëtojë nga metastazat e tij Ahmetaj-Rama Arben Ahmetaj ka ashpërsuar akuzat ndaj Edi Ramës, duke deklaruar se kryeministri e nisi qeverisjen si “shpresa e shqiptarëve”, por sot, sipas tij, është kthyer në “qelizën alfa kancerogjene” të vendit dhe Partisë Socialiste. Ish-zëvendëskryeministri tha gjithashtu se segmente brenda SPAK-ut e dinin se burgosja e tij mund të sillte eliminimin e tij fizik, ndërsa ngriti akuza edhe për një tentativë për rrëmbimin e fëmijës së tij të vogël dhe kërcënime nga grupe kriminale. Arben Ahmetaj e ka vendosur Edi Ramën në qendër të akuzave të radhës gjatë intervistës së tij, duke bërë një nga deklaratat më të ashpra ndaj kryeministrit dhe ish-partisë së tij.

Sipas Ahmetajt, Rama e nisi drejtimin e qeverisë me një mbështetje dhe pritshmëri të madhe, por përfi, sipas tij, duke dëmtuar jo vetëm Shqipërinë, por edhe vetë Partinë Socialiste.

“Ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin dhe sot i ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste. Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e këtij. Nuk e di”, deklaroi Ahmetaj në "Çim Peka Live".

I pyetur më tej për të ardhmen e Partisë Socialiste, Ahmetaj këmbënguli se, pavarësisht se çfarë ndodh me forcën politike ku ai ka bërë karrierën, Shqipëria do të arrijë të dalë nga kjo situatë. Ai sqaroi se me metaforën e “qelizës kancerogjene” i referohej drejtpërdrejt Ramës dhe jo Partisë Socialiste.

“Uroj të shpëtojë, nuk e di. Zoti Peka, Shqipëria do të shpëtojë. Shqipëria ka antikorpe fantastike për të mbytur qelizën kancerogjene alfa. Jo, nuk është Partia Socialiste. Është kreu i organizatës. Ua kam thënë qytetarëve dhe po ta them edhe ty sot”, tha Ahmetaj.

Ish-zëvendëskryeministri deklaroi më tej se, sipas tij, Rama tashmë “ka rënë”, ndërsa mohoi të ketë qenë pjesë e asaj që vazhdimisht gjatë intervistës e cilësoi si “organizata kriminale” e kryeministrit.

“Unë po të them, kreu i organizatës ka rënë. Ju dhe unë e njohim shumë mirë Ramën. Kur ai njeri gjendet në ditë të vështirë, ai nuk ka fytyrë dhe fillon të lëpihet. Unë nuk bëj pjesë në organizatën e tij kriminale. E kam treguar shqiptarëve që nga kanabizimi edhe deri te projektet kriminale të TVSH-së e të tjera e të tjera, që nuk bëj pjesë”, deklaroi Ahmetaj.

Ahmetaj e lidhi më pas përplasjen me Ramën me situatën e tij penale, duke pretenduar se gjatë tre viteve të fundit është përdorur si “kokë turku” nga kryeministri dhe ish-kreu i SPAK-ut, Altin Dumani. Ai shkoi më tej, duke ngritur pretendimin se segmente të SPAK-ut e dinin se dërgimi i tij me shpejtësi në burg mund të përfnte me eliminimin fizik të tij.

“Historia e këtyre tre viteve, modeste, e shpejtë, ka treguar që jo vetëm që s’kam bërë pjesë, por jam bërë kokë turku nga ai dhe nga Altin Dumani. Madje, zoti Peka, segmente brenda SPAK-ut e kanë ditur që përshpejtimi i çuarjes time në burg do të çonte në eliminimin tim fizik. Do të bëhej një histori siç e bën zakonisht kreu i organizatës kur i ecën aktrimi. Do të dilte, do të fliste me keqardhje për atë që do të më ndodhte mua brenda burgut, e para përgatitur”, deklaroi Ahmetaj.

Ish-zëvendëskryeministri bëri më pas një tjetër akuzë të rëndë, duke pretenduar se është tentuar rrëmbimi i fëmijës së tij të vogël. Ahmetaj tha se për ngjarjen ekzistojnë denoncime, komunikime dhe mesazhe të ruajtura, por refuzoi të përmendte emrin e një personi që, sipas tij, kishte dijeni për rastin.

“Kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijën tim të vogël. Ka denoncime, ka dhe një emër, të pronarit të firmës së sigurisë të Parkut të Liqenit. Nuk dua ta përmend. Kam diskutime, kam SMS të ruajtura. S’kam punë me atë, ai ka bërë detyrën e vet. I kam thënë: më jep kamerat të shoh kush e ka bërë. Se fëmijën tim ti s’e prek dot, po larg qoftë Zotit të guxosh ta prekësh, historia nuk mbaron aty”, deklaroi Ahmetaj. Ahmetaj foli gjithashtu për hetimet ndaj familjarëve të tij, duke thënë se kontrollet kanë përfshirë edhe fëmijën e tij të mitur. Ai tha se disponon të dhëna për familjarë të zyrtarëve të tjerë, por këmbënguli se nuk do t'i përdorë ato për të goditur fëmijët apo bashkëshortet e tyre.

“Unë s’merrem me fëmijët e askujt. As me gratë e askujt, siç janë marrë me fëmijët e mi. E di ti që kanë shkuar tek Livia dhe tek Kesi dhe në hetime kanë futur dhe emrin e Kelit, fëmijës tim 5 vjeç e gjysmë? Kanë kontrolluar qindarkën se mos kishte marrë ndonjë qindarkë Livia dhe Kesi. Po unë kam këtu pagesat e shkollave të të gjithë dynjasë, të ish-ministrave, të ministrave, apo gjyqtarëve e prokurorëve. Pse, do merrem me fëmijët unë?”, tha Ahmetaj.

Në fund të kësaj pjese të intervistës, ish-zëvendëskryeministri tha se ndaj tij janë përdorur edhe grupe kriminale për ta kërcënuar, ndërsa tha se telefonatat dhe mesazhet e fundit që ka marrë lidhen me zona të konsideruara prej tij si të përfshira në trafikun e kokainës.

“Unë do të merrem me të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, me të gjithë ata që janë marrë me intriga ndaj meje. Do të merrem patjetër, në të gjitha mënyrat ligjore. Më kanë kërcënuar. Kanë vënë grupe kriminale të më kërcënojnë. Pastaj, telefonatat e SMS-ve të mi të fundit janë nga zona shumë të nxehta, të lidhura me trafikun e kokainës”, vijoi Ahmetaj.

Intervista

Arben Ahmetaj: Për qytetarët, sot unë do të isha 38 muaj në paraburgim. Pra, imagjinoni, të nderuar qytetarë, unë isha deputet. Pra u shkarkova në mënyrë simbolike nga kreu i organizatës, qesharake, perverse, inovacion arkaik, janë kundërshti si fjalë.

Po sigurisht simbolin e kaloi, dhe sot pas 38 muajsh unë do të numëroja dhe familja ime do të numëronte ditët e burgut. Pse? Se donte kreu i organizatës.

-Vetëm se... më fal, të mbaroj këtë kërkesë. M’u drejto mua, jo qytetarëve, sepse qytetarëve i je drejtuar kur kërkoje vota për Edi Ramën. Duke m’u drejtuar mua, qytetarët e ndjekin se kush ka plan dhe kush i beson.

Arben Ahmetaj: Unë i kërkoja votat për Partinë Socialiste, për atë Parti Socialiste që akoma unë besoja nuk ishte mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës. Por do të flasim për Partinë Socialiste, më pas po flas për situatën time.

Sot, në gjykatë, ka dy çështje, çështja e “Bukës” dhe pseudo-inceneratorët. Pse i them pseudo-inceneratorët? Do të ta tregoj dhe juve dhe qytetarëve, me fakte.

Brutaliteti ndaj çështjes sime dhe familjes sime ka kaluar në nivel gjenocidi. Gjenocidi! Unë sot e kam familjen të shpërbërë. I kam fëmijët të traumatizuar. I kam pronat e sekuestruara. Vetë, psikologjikisht dhe shpirtërisht, jam në burg prej 38 muajsh.

Nuk janë sekret vuajtjet e familjes sime. Nuk i fsheh dot unë më vuajtjet e familjes sime, siç kam tentuar të bëj. Do të jenë, janë dhe do të jenë në sytë e të gjithë qytetarëve. Dhe është vepër e kreut të organizatës, e plaçkitëses, e Erion Velisë, e një ish-ministri që do të rezervohet sot t’ia them emrin...

-Po pse do të rezervohesh? Për kur e ke?

Arben Ahmetaj: Kam të drejtat e mia të vendos, prandaj po jua them. Sepse unë shpresoj që, përpara se të vijë dita që unë të jem në Shqipëri dhe të përballem me një drejtësi të çliruar, dhe i lutem Zotit të më lërë gjallë që të përballem edhe me intrigantët, do të kemi takime të tjera bashkë, sepse e keqja e Shqipërisë sot do betejë për t’u çrrënjosur. As ti, as unë nuk mjaftojmë dot.

- Ka rënë, por ju ka zënë të gjithëve poshtë.

Arben Ahmetaj: Të lutem, të lutem. Siç është intervistë është dhe rrëfim dhe ma lër... Patjetër.

Pra, sot kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ja ka dalë! Ja ka dalë! Po do të vijmë te ai moment. Ja ka dalë.

Kemi dhe ne gabimet tona. Po jo faje, as krime. Unë po, unë kam përgjegjësi të lartë morale, se e kam theksuar 100 herë, kam punuar pa asnjë hile që ai... ai të fitonte. Dhe Partia Socialiste të fitonte, së bashku me të.

Sepse, do ta them dhe më pas, do ta përsëris sot, ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin. Dhe sot, ja ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste.

Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e tij. Nuk e di!

-Kurrë mos shpëtoftë!

Arben Ahmetaj: Uroj të shpëtojë, nuk e di. Shqipëria, zoti Peka, Shqipëria do të shpëtojë! Edhe një herë, mos ma ndërprit, Shqipëria do të shpëtojë! Shqipëria ka antikorpe fantastike për të mbytur qelizën kancerogjene alfa, që është kreu i organizatës. ... 2 ORE ME PARE "Sot do të bëheshin 38 muaj", Ahmetaj: Po të qëndroja në Shqipëri, familja ime do numëronte ditët e burgut Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj në intervistën e tij të pestë nga Zvicra, deklaroi se Rama synonte ta bënte ‘kokë turku’, dhe nëse do të kishte qëndruar në Shqipëri sot do të ishte 38 muaj në paraburgim.

Ai theksoi se për synimet dhe tekat e Ramës, sot familja e tij do të mbetej t numëronte ditët e burgut që ai do të bënte ndërsa procesi i tij zvarritej. “Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që edhe Aranit Çela do i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë. Dhe më pas kemi mundësi që t'i theksojmë. Për qytetarët sot unë do isha 38 muaj në paraburgim. Pra imagjinoni të nderuar qytetarë unë isha deputet. Pra u shkarkova në mënyrë simbolike nga kreu i organizatës. Qesharake, perverse, inovacione arkaike, janë kundërshti si fjalë, po sigurisht simbolin e kaloi dhe sot pas 38 muajsh unë do numëroja dhe familja ime do numëronte ditët e burgut. Pse? Se deshte kreu i organizatës...”, u shpreh Ahmetaj në intervistën e tij për “Çim Peka Live”. 3 ORE ME PARE Ahmetaj nis rrëfimin nga Zvicra: Segmente të SPAK-ut kanë përmbysur rendin kushtetues Arben Ahmetaj Ka nisur intervista e pestë e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra. Që në minutat e para, përballja është fokusuar te SPAK-u dhe sistemi i drejtësisë, të cilin Ahmetaj e cilësoi “të deformuar”, por duke refuzuar të vendosë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në të njëjtën kategori. Arben Ahmetaj e ka nisur intervistën e tij të re nga Zvicra me drejtësinë dhe raportin e tij me SPAK-un.

I pyetur se cila është “fotografia momentale” e tij në raport me Prokurorinë e Posaçme, Ahmetaj kërkoi ta zgjeronte përgjigjen përtej SPAK-ut, duke folur për të gjithë sistemin e drejtësisë.

“Do ta zgjeroja pak në raport me drejtësinë. Edhe gjatë bisedës sonë do t’u referohem segmenteve të caktuara brenda SPAK-ut dhe brenda drejtësisë, sepse kurrë nuk do t’i fusja të gjithë prokurorët apo të gjithë gjyqtarët në të njëjtin thes”, tha ai në “Çim Peka Live”. Ish-zëvendëskryeministri deklaroi se, pavarësisht kritikave të tij ndaj sistemit, vazhdon të besojë se brenda drejtësisë ka prokurorë dhe gjyqtarë që mund të kontribuojnë në atë që ai e konsideron rivendosjen e funksionimit kushtetues.

“Unë akoma dhe sot besoj që ka dhe do të ketë prokurorë, ka dhe do të ketë gjyqtarë që do të kontribuojnë në rivendosjen e sistemit kushtetues, në drejtësinë e deformuar që ekziston sot”, tha ai.

Arben Ahmetaj ka vënë në pikëpyetje procesin e vetingut, duke pretenduar se persona me lidhje politike dhe familjare kanë pasur ndikim apo rol në këtë proces.

Pa u ndalur te emrat e përmendur gjatë bashkëbisedimit, Ahmetaj e cilësoi situatën si dëshmi të një deformimi të reformës në drejtësi.

“Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Dhe pastaj gjejmë ndonjë fletë-raporti ku i referohen pseudo-reformës si sukses. Një investim i cili deformohet, duhet korrigjuar. Kanë qenë tre personazhe kryesorë në veting. Një, këshilltarja e kryeministrit që nga zyrat e Kryeministrisë shkon në veting. Dy, motra e plaçkitëses dhe vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës”, deklaroi Ahmetaj”, deklaroi Ahmetaj.

Megjithatë, ish-zëvendëskryeministri tha se vazhdon të ketë besim te Shtetet e Bashkuara, vendet partnere, si dhe te institucionet më të larta të sistemit gjyqësor shqiptar.

“Unë sot prapë kam besim tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek vendet anëtare dhe shpresoj e kam besim që edhe Gjykata Kushtetuese, si niveli më i lartë, dhe Gjykata e Lartë kanë mundësi të rivendosin rendin kushtetues në drejtësi”, tha Ahmetaj.

Më tej ai ashpërsoi akuzat ndaj SPAK-ut, duke theksuar se kritikat e tij nuk drejtohen ndaj të gjithë institucionit, por ndaj asaj që vazhdimisht e përkufizoi si “segmente” brenda tij dhe sistemit të drejtësisë.

“Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që edhe Aranit Çela do t’i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë”, deklaroi ish-zëvendëskryeministri.

Intervista

Pyetje: Gjëja që më lodh më shumë në çdo intervistë me personazhe shumë të rëndësishëm është kur mhen të lënë dhe një kanal mirësie apo besimi ndaj një institucioni. Më thuaj një emër gjyqtari që ty të bind në këto shtatë vjet apo një emër prokurori. Se kjo “kurrë nuk do t’i fusja të gjithë në një thes”...

Ahmetaj: Shiko, e vërteta është shumë e rëndësishme, si mirësia apo sesa eleganca. Mirë, meqenëse nuk do t’i fusësh të gjithë në një thes, më thuaj një emër gjyqtari apo prokurori të SPAK-ut që ty të bind në këto shtatë vjet?

Nuk shquhem për ndonjë elegancë në denoncimet e mia. Shquhem, fatmirësisht, me ndihmën e dokumenteve, me ndihmën e shumë qytetarëve, me ndihmën e shumë administratorëve, me ndihmën e shumë ish-punonjësve të shërbimeve, që të kem sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe aspak me elegancë...

Pyetje: Por një emër prokurori dhe një emër gjyqtari që ju ka bindur apo keni besim në këto 7 vjet?

Ahmetaj: Një marrëveshje fjale, në qoftë se do të më ndërprisni s’do të arrijmë, do të kemi rrjedhjen, po unë do të vij aty. Të premtoj.

Pyetje: Unë do të ndërpres keq e sigurt, por gjithsesi, një emër gjyqtari dhe prokurori që ju ka bindur në këto 7 vjet.

Ahmetaj: Pra, thashë, do të ketë dhe jo pa qëllim, sepse do të ndodhin shumë ngjarje. Thashë, do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që nuk do të bëjnë, ashtu siç nuk duhet ta bëjnë, dominionin e Zotit, po do të bëjnë gjyqtarin dhe prokurorin me përgjegjësi publike dhe nuk do ta quajnë si punë të zakonshme, por do ta quajnë si mision kombëtar.

Është e drejta ime të kem besim dhe shpresë. Dhe do t’i referohem edhe më pas. Megjithatë...

Pyetje: Siç pate kur e votove drejtësinë e re dhe që u bëtë kurban i saj...

Ahmetaj: Ne e kemi ndarë edhe këtë moment dhe unë kam qenë i bindur që të votoja drejtësinë e re ishte mision kombëtar. Sigurisht që i kam kërkuar dhe falje publikut për besimin tim ndaj kreut të organizatës. Nuk e mendoja kurrë, me të qenit i sinqertë, që deformimi do të fillonte që nga vetingu.

Shqiptarët duhet ta dinë, vetingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës. Dhe kanë qenë tre personazhe kryesorë në veting. Një, këshilltarja e kryeministrit që nga zyrat e Kryeministrisë shkoi në veting; dy, motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut; dhe vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës. Dhe kam sjellë shembuj se si, për të njëjtat episode dhe fenomene, dikush është skualifikuar nga...

Pyetje: Mos u flit me emra. Po thoni këshilltarja Sanxhaktari, vajza e mikut Genta Bunga dhe motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut. Këta janë tre personazhet që kanë drejtuar vetingun.

Ahmetaj: Ekzaktësisht. Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Dhe pastaj gjejmë ndonjë fletë-raporti ku i referohen pseudo-reformës si sukses.

E kam thënë ditën një kur kemi bërë intervistën bashkë. Një investim i cili deformohet duhet korrigjuar. Dhe unë prapë e theksoj sot dhe po ta them, përpara se të ndaj me qytetarët situatën time, situatën e familjes sime.

Unë sot prapë përsëri kam besim tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek vendet anëtare, e theksoj, tek vendet anëtare. Dhe zoti Peka, po të shtoj, shpresoj dhe kam besim që edhe Gjykata Kushtetuese, si niveli më i lartë, dhe Gjykata e Lartë kanë mundësi, dhe unë kam shpresë, të rivendosin rendin kushtetues në drejtësi.

Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që Aranit Çela do t’i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë. ahmetaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Situatë alarmante në Fier, flakët shkrumbojnë gjithçka; rrezikohen banesa dhe biznese 4 Shtator 2026, 19:2319:23LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Shtatori ndez vrullshëm protestat, të hënën rrethohet Kryeministria 2 Shtator 2026, 22:1522:15LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Shtatori sjell surpriza, Rama bllokohet në Kryeministri; policia përplaset me protestuesit 1 Shtator 2026, 21:0221:02LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Protestuesit mesazh Ramës: Po vjen shtatori! 14 Gusht 2026, 21:3721:37LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 64 ditë para Kryeministrisë, protestuesit mesazh Ramës: Mos tento të blesh protestën! 2 Gusht 2026, 20:5920:59LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Protestë kombëtare para Kryeministrisë: Edi Rama hap krahun! 1 Gusht 2026, 20:3620:36LIVE UPDATES