Aleksandro Bardhi dhe Sara Mila / Deputetja socialiste tha se prokurorët e pyetën si person me dijeni, ndërsa hetimi, sipas burimeve të “Pamfleti”-t, përfshin dyshimet për përdorimin e ndihmës ekonomike në këmbim të votave, pasurinë familjare dhe kontratat publike të kompanisë “Anmetal”, në pronësi të bashkëshortit të saj. Pasi doli nga SPAK-u, deputetja e PS-së, Sara Mila, tentoi të shmangte pyetjen se përse e kishte thirrur prokurori, duke deklaruar se ishte pyetur si person që kishte dijeni për një çështje. Është i njëjti “refren” që kanë përdorur edhe zyrtarë të tjerë pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas informacionit të siguruar nga “Pamfleti”, thirrja e deputetes lidhet me një çështje konkrete nën hetim, ku emri i saj ka dalë gjatë përgjimeve dhe dëshmive për dyshime mbi përfshirjen në krim zgjedhor. Hetuesit dyshojnë se ajo ka përdorur pagesat e ndihmës ekonomike për të siguruar vota.
Sara Mila deklaroi se SPAK-u e pyeti si person që kishte dijeni. Burimet bëjnë të ditur se Prokuroria e Posaçme e kishte thirrur edhe për t’i komunikuar marrjen si të pandehur për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Dyshimet lidhen me periudhën kur Mila mbante detyrën e drejtoreshës së Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.
Përveç çështjes zgjedhore, prokurorët e kanë pyetur deputeten edhe për pasurinë e saj, si dhe për tenderët dhe pronat publike që ka përfituar bashkëshorti, Aleksandro Bardhi.
Hetuesit kanë kërkuar të dhëna për përfitimet që kompanitë e Bardhit kanë siguruar gjatë kohës kur Sara Mila mbante funksione në administratën qendrore. Në fokus kanë qenë edhe lidhjet e tij me zyrtarë të pushtetit qendror dhe vendor, të cilët dyshohet se i kanë krijuar akses të favorizuar në fondet publike.
SPAK-u ka ngritur gjithashtu pyetje rreth lidhjeve të mundshme të Aleksandro Bardhit me persona të botës së krimit në Durrës dhe Elbasan, qytete ku ai zhvillon aktivitetin e tij. Hetimi kërkon të zbulojë nëse këto lidhje janë përdorur për financimin e fushatës ose për ushtrimin e presionit ndaj zgjedhësve, me synim sigurimin e mandatit të Sara Milës.
Nuk dihet ende se çfarë ka deklaruar deputetja përpara prokurorëve. Të dhënat e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të Thesarit të Shtetit tregojnë se kompania “Anmetal”, në pronësi të Aleksandro Bardhit, ka përfituar gjatë qeverisjes së PS-së kontrata publike me vlerë rreth 21 milionë euro, përfshirë TVSH-në.
Kompania ka përfituar gjithashtu objektin shtetëror me numër pasurie 568/1, në territorin e ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit.
“Anmetal” ka marrë kontrata nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkitë e Durrësit, Elbasanit, Tiranës dhe Vlorës. Mes tyre përfshihet edhe kontrata për prodhimin dhe montimin e barrierave metalike në bypass-in e Fierit. Kryeministri Edi Rama, Aleksandro Bardhi dhe Sara Mila i kanë publikuar vetë disa prej këtyre projekteve në rrjetet sociale. Në atë periudhë, Mila ushtronte funksione drejtuese në Shërbimin Social Shtetëror dhe në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.
Përveç tenderëve dhe objekteve shtetërore, kompania e bashkëshortit të deputetes ka marrë edhe leje për përdorimin e një burimi ujor në basenin e Shkumbinit.
SPAK-u po verifikon nëse mes funksioneve shtetërore të Sara Milës, kontratave publike të bashkëshortit dhe dyshimeve për korrupsion zgjedhor ekziston një lidhje penale. Deri tani, Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë njoftim zyrtar për akuzën dhe statusin procedural të deputetes./Pamfletispak sara mire Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Jo vetëm gjoba, por edhe heqje mandatesh/ Çfarë fshihet në draftin e PD-së për reformën zgjedhore? 13 Nëntor 2026, 15:1715:17Politike Koçeku, Kapri dhe Kedhi takim në ambasadën e SHBA, çfarë sinjalesh po dërgon Uashingtoni? 13 Nëntor 2026, 14:5114:51Politike Arkitektët e kaosit: Kush po e kthen frikën në armën më të rrezikshme kundër Evropës? 13 Nëntor 2026, 13:4713:47Politike Ambasadori Wendt takim me studentët: Do ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë të frymëzuar nga SHBA 13 Nëntor 2026, 13:2013:20Politike Qeveria ndryshon ekipin negociator me BE-në, emrat që marrin përgjegjësinë për kapitujt e integrimit 13 Nëntor 2026, 12:5712:57Politike Meloni zgjeron ndikimin në Shqipëri, media franceze zbardh detaje për drejtuesen e re të SHISH-it: Aset i Romës, ka marrë pagesa nga Italia 13 Nëntor 2026, 12:2812:28Politike

