Lajme Zone
Nga mësues muzike në polic me 5 muaj kurs, ikën nga uniformat blu Neritan Nallbati; dora e zezë e krimit dhe call center-ave
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nga mësues muzike në polic me 5 muaj kurs, ikën nga uniformat blu Neritan Nallbati; dora e zezë e krimit dhe call center-ave

Me ardhjen e Skënder Hitës, u hap gara për drejtuesit e gjashtë departamenteve kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sot janë bërë publikë emrat që kanë shfaqur interes dhe ata janë: Pëllumb Seferi, Artan Barjaktari, Lorenc Panganika, Saimir Muça, Hergis Jica, Idajet Faskaj, Ferdinand Mara, Alban Dauti dhe Lutfi Minxhozi.

Neritan Nallbati Reformohen departamentet kryesore të policisë, Nallbati mbetet jashtë gare... Neritan Nallbati, një nga personazhet më kontroverse në polici, duket se nuk do të jetë më pjesë e uniformave blu.

Me ardhjen e Skënder Hitës, u hap gara për drejtuesit e gjashtë departamenteve kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sot janë bërë publikë emrat që kanë shfaqur interes dhe ata janë: Pëllumb Seferi, Artan Barjaktari, Lorenc Panganika, Saimir Muça, Hergis Jica, Idajet Faskaj, Ferdinand Mara, Alban Dauti dhe Lutfi Minxhozi.

Pra, bie në sy fakti se Neritan Nallbati, aktualisht drejtor i Departamentit për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk ka garuar për këtë post. Nallbati ka pasur një karrierë mjaft kontroverse në radhët e uniformave blu. Referuar dokumentave të arsimimit, që "Pamfleti" i ka marrë nga dosja e tij personale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, rezulton se Neritan Nallbati në vitet 1989-1991 ka kryer studimet 2-vjeçare për "Mësues i Ciklit të Ulët (Fillore)" në ish-Institutin Pedagogjik të Elbasanit.

Në periudhën 1 tetor 1991 - 28 shkurt 1992, pasi punoi 1 muaj mësues, Neritan Nallbati kreu kursin 5-mujor për polic me pagë nga shteti, kurs të cilin e ka deklaruar si "Studime në Akademinë e Policisë". Emrat/ Si iu shmangën vettingut, 28 drejtues policie “të partisë” dhe krimit që kanë probleme me ligjin

13 Maj, 10:29 Më 1 mars 1993, brenda 1 dite pas përfundimit të kursit 5-mujor për polic, Neritan Nallbati u emërua "Specialist" në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ku qëndroi deri më 31 dhjetor 1999, kur u emërua në Ministrinë e Brendshme dhe qëndroi deri më 1 shkurt 2001.

Me pozita të forta në ministrinë e Brendshme dhe lidhjet që kishte krijuar me botën e krimit, Neritan Nallbati shprehu dëshirën për të shërbyer në drejtorinë e Policisë Elbasan dhe e çuan atje më 2 shkurt 2002 deri më 21 prill 2002, ku riaktivizoi, fuqizoi dhe mbrojti grupet e krimit.

Pastaj filloi të bashkëpunonte hapur me krimin, më 22 prill 2002, Neritan Nallbati u transferua Drejtor Policie në Vlorë, ku veproi si "shef" i trafikantëve deri më 21 korrik 2003, kur me lobim të bandave të Elbasanit në kupolën e PS-së dhe Qeverisë, u rikthye Drejtor Policie në Elbasan. Atje qëndroi deri më 21 nëntor 2003, kur me presion nga EUROPOL dhe SHBA, vetë pushtetarët e PS-së e përjashtuan përgjithmonë nga Policia e Shtetit për lidhje me botën e krimit, por u punësua formalisht në bizneset e trafikantëve dhe ndërtuesve që kishte favorizuar.

Më 9 tetor 2013, pas 10 vitesh përjashtim, Neritan Nallbati u rikthye në polici, përsëri direkt në postin Drejtor i Qarkut Elbasan, ku riaktivizoi bashkëpunimin me bandat kriminale deri në mesin e vitit 2015, kur e transferuan Drejtor Policie në Fier, ku krijoi lidhje me bandat e krimit. Gjatë periudhës 31 maj 2017 - 21 korrik 2019, ishte në kabinetin e Drejtorit të Policisë së Shtetit; ndërsa më pas Drejtor Policie në Berat e Durrës dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Prej datës 1 gusht 2022, mësuesi Neritan Nallbati me kurs 5-mujor për polic, është Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale të Shqipërisë

Po ashtu, Neritan Nallbati paraqitet si mburoja e perandorisë së mashtrimit me call center në Tiranë, si dora që fshihet pas goditjeve selektive, intrigave, dekonspirimeve dhe lojës së dyfishtë. Në vend po lulëzon perandoria e call center-ave, por në shumë raste aksionet kanë qenë selektive dhe, duke qenë se Nallbati drejton Policinë Kriminale, gishti drejtohet tek ai. /Pamfleti A është Neritan Nallbati ‘Tano Karidi’ i call- center’eve në Shqipëri? Nga mësues muzike në kutinë e zezë të krimit

18 Prill, 10:23 policia neritan nallbati 900 0 1777981450xmesu 949 900 0 1777981518xmesu1 327 3 Komente K KAZE. BARBALLOSHAJ 20 Korrik 2026, 21:39 Keni harruar te shkruani edhe pjesen e drejtorllekut ne Durres (perpara se te emerohej drejtor DEPARTAMENTI i Policise Kriminale si dhe lidhjet me geupin kriminal te Pojes dhe nipit te tij E. Doçi. Përgjigjjuni H Hajdari 20 Korrik 2026, 23:14 Bravo pamfleti jeni e vetmja gazete qe ta plas surratit!bravo! Përgjigjjuni Y Ylli 21 Korrik 2026, 08:00 paska qene bishe ndaj e ka çuar sistemi mësues cikli i ulët te qetësoje nervat me të vegjlit Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kjo është e vetmja Shqipëri që kemi, s’mund të lejojmë gabime që nuk mund të zhbëhen më 20 Korrik 2026, 14:4914:49Aktualitet Ermal Nufi “reformon” Ministrinë e Mbrojtjes; perde dielli për zyrën e tij dhe të sekretares 20 Korrik 2026, 14:3714:37Aktualitet Nga rritja ekonomike përfitojnë vetëm oligarkët pranë Ramës; protesta synon të rrëzojë këtë model të kalbur 20 Korrik 2026, 13:2613:26Aktualitet "O hajdut me syze", protestuesit godasin me vezë Vangjel Dulen 20 Korrik 2026, 13:1213:12Aktualitet Tensione para Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë makinat e Kumbaros dhe Çuçit 20 Korrik 2026, 12:1112:11Aktualitet Nis gjyqi për dosjen “Partizani”, Bamir Topi në GJKKO: Malltezin e njoh vetëm si dhëndrin e Berishës 20 Korrik 2026, 11:3811:38Aktualitet