Lajme Zone
Nga mbreti i tenisit në drejtues të Real Madridit, Nadal merr besimin thuajse unanim të anëtarëve
SportTop Channel

Nga mbreti i tenisit në drejtues të Real Madridit, Nadal merr besimin thuajse unanim të anëtarëve

22 herë fituesi i turneve Grand Slam zgjidhet anëtar i Bordit të Drejtorëve të klubit madrilen, duke iu bashkuar strukturës drejtuese të Florentino Pérezit.

22 herë fituesi i turneve Grand Slam zgjidhet anëtar i Bordit të Drejtorëve të klubit madrilen, duke iu bashkuar strukturës drejtuese të Florentino Pérezit. Rafael Nadal nis një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë larg fushave të tenisit. Legjenda spanjolle është zgjedhur zyrtarisht anëtar i Bordit të Drejtorëve të Real Madridit, pas një mbështetjeje thuajse unanime në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të klubit.

Votimi u zhvillua të shtunën, më 21 nëntor, në pavijonin e basketbollit në Ciudad Real Madrid. Rezultati ishte domethënës: 1,704 vota pro, vetëm katër kundër dhe pesë abstenime, duke i dhënë Nadalit 99.5% të mbështetjes së anëtarëve përfaqësues. Emërimi i tij ishte propozuar më 4 nëntor nga drejtuesit e klubit.

Fituesi i 22 titujve Grand Slam do të jetë tashmë pjesë e bordit prej 20 anëtarësh, të kryesuar nga presidenti Florentino Pérez. Gjatë asamblesë, Nadal u ul në tavolinën presidenciale pranë kreut të klubit, ndërsa prania e tij u shoqërua me duartrokitje të gjata dhe një pritje të ngrohtë.

Pérez e konsideroi përfshirjen e tenistit një nder të madh dhe një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e Real Madridit. Ndërkohë, Nadal, i cili është anëtar nderi i klubit që prej vitit 2011, e cilësoi detyrën e re si një përgjegjësi të madhe, duke shprehur dëshirën për të mësuar dhe për të punuar në shërbim të klubit për vitet e ardhshme. Top Channel