Lajme Zone
Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione
PolitikëTop Channel

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

Tensionet shoqëruan edhe protestën e 172 në kryeqytet. Një protestë që nisi e qetë dhe si një marshim në rrugët e Tiranës, por solli përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tensionet shoqëruan edhe protestën e 172 në kryeqytet. Një protestë që nisi e qetë dhe si një marshim në rrugët e Tiranës, por solli përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Efektivët e policisë u përplasën me protestuesit, në tentativë për t’i larguar ata nga bulevardi, që të mos bllokohej qarkullimi.

Protesta nisi prej orëve të mëngjesit, me nisjen e seancës plenare, por Parlamenti nuk ishte fokusi i të rinjve, të cilët edhe të mërkurën zgjodhën Ministrinë e Arsimit dhe Kryeministrinë.

E njëjta pamje ishte edhe në protestën e kaluar, ku pati përplasje të forta mes policisë dhe të rinjve që zbritën në bulevard. Një prej tyre denoncon se është dhunuar nga forcat e rendit.

Videoja e të riut që pretendon se është dhunuar brenda komisariatit u publikua nga kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i cili paralajmëron se efektivët do të përballen me ligjin. Top Channel