Lajme Zone
KulturëReport TV

Nga Lojërat Olimpike në Paris në Lungomaren e Vlorës, balerini francez sjell një performancë spektakolare për publikun shqiptar (VIDEO)


Arthur Cadre, artisti francez që interpretoi personazhin ikonik "Golden Voyager" në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Paris 2024, mahniti publikun shqiptar në DansMusik Fest në Vlorë me një performancë ajrore që krijoi iluzionin sikur po ngjitej drejt qiellit.

Nga ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike Paris 2024 në Lungomaren e Vlorës. Arthur Cadre, akrobati, balerini dhe kontorsionisti francez që interpretoi personazhin futurist "Golden Voyager", ishte një nga surprizat e DansMusik Fest, duke dhuruar një performancë që rrëmbeu vëmendjen e publikut shqiptar dhe turistëve të huaj në qytetin bregdetar. Pamjet u ndanë edhe nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku shfaqet artisti duke u ngritur deri në 30 metra mbi tokë, sa të duket sikur po lundron në ajër. LEXO edhe...Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i 'Principotes': Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës I veshur me kostum të bardhë, Cadre dukej sikur po ngjitej në këmbë drejt qiellit, nën një kupolë të krijuar me efekte drite që imitonte një qiell plot yje. Performanca krijoi iluzionin e një udhëtimi drejt hapësirës dhe ishte një nga momentet më mbresëlënëse të mbrëmjes. Cadre u bë i njohur në mbarë botën pasi interpretoi "Golden Voyager" në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit, një personazh artistik i frymëzuar nga eksplorimi i hapësirës dhe imagjinata futuriste, i cili u kthye në një nga simbolet e spektaklit olimpik. Në Vlorë ai performoi krah DJ Alok, duke u ngritur deri në rreth 30 metra lartësi në një shfaqje që mahniti të pranishmit dhe u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku shumë përdorues u pyetën nëse bëhej fjalë për një hologram apo për efekte të krijuara me inteligjencë artificiale. Në fakt, performanca u realizua live nga Arthur Cadre, një prej artistëve më të njohur francezë të artit akrobatik dhe kërcimit bashkëkohor. U.D/E.H/ReportTv.al Arthur Cadre Lungomare Vlore Golden Voyager Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.1% Social media 16.2% Vota total: 4144 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?