Lajme Zone
Nga Lambo tek Range dhe Audi, policia kalon “në sitë” makinat luksoze në Tiranë
EkonomiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nga Lambo tek Range dhe Audi, policia kalon “në sitë” makinat luksoze në Tiranë

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator.

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus të operacionit është verifikimi i origjinës dhe burimit të pasurisë me të cilën janë blerë këto automjete. Gjatë kontrolleve janë verifikuar dhjetëra mjete, duke përdorur pajisje të posaçme për kontrollin e të dhënave identifikuese. Pas verifikimit në sistem, policia ka kryer kontrolle të mëtejshme mbi pronësinë, origjinën dhe historikun e makinave. Gjithashtu, janë verifikuar burimet e të ardhurave, me qëllim evidentimin e rasteve kur pasuria mund të jetë përfituar nga veprimtaria kriminale apo kur mjetet mund të jenë objekt i trafikimit të paligjshëm. Në përfundim të verifikimeve, materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ndërsa kontrollet do të vijojnë në kuadër të luftës kundër pastrimit të produkteve të veprës penale. Njoftimi i policisë

Tiranë/ Kontrolle të përqendruara ndaj automjeteve luksoze, në fokus verifikimi i origjinës dhe burimit të pasurisë.

Strukturat e Policisë së Tiranës kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të tyre.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, kanë kontrolluar dhjetëra automjete luksoze në kryeqytet.

Kontrollet janë kryer nëpërmjet një aparature të posaçme, e cila mundëson kontrollin dhe verifikimin e të dhënave identifikuese të automjetit. Pas verifikimit në sistem, për automjetet e evidentuara janë kryer kontrolle të mëtejshme lidhur me pronësinë, origjinën dhe historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre.

Gjithashtu, janë kryer verifikime mbi burimin e të ardhurave me të cilat janë blerë automjetet, me qëllim evidentimin e rasteve kur pasuria mund të jetë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe identifikimin e mjeteve që mund të jenë objekt i trafikimit të paligjshëm.

Në përfundim të verifikimeve, materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë, për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet e përbashkëta dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, në funksion të evidentimit dhe goditjes së pasurive me origjinë kriminale, parandalimit të trafikimit të tyre dhe luftës kundër pastrimit të produkteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: makina luksoze policia Tirane