Lajme Zone
Nga Kuvendi te Kryeministria, protesta nuk ndalet; qytetarët mblidhen sërish kundër kastës politike
PolitikëPamfleti

Nga Kuvendi te Kryeministria, protesta nuk ndalet; qytetarët mblidhen sërish kundër kastës politike

Protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e saj të 54-të. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin "Skënderbej", nga ku u nisën drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të artikulohen kërkesat e protestuesve.

Protesta e sotme vjen vetëm pak orë pas tubimit para Kuvendit... Protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e saj të 54-të. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin "Skënderbej", nga ku u nisën drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të artikulohen kërkesat e protestuesve.

Protestuesit kanë brohoritur slogane si: "Edi Rama, jep dorëheqjen", "Shqipëria kërkon revolucion", "Dorëheqje", "Rama ik, Berisha ik", "Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve", "Edi Rama, o legen, gjithë Shqipëria të urren", "Pa rini nuk ka Shqipëri", dhe "Shqipëria nuk është në shitje".

Protesta e sotme vjen vetëm pak orë pas tubimit para Kuvendit, ku qytetarë të shumtë goditën me vezë deputetët dhe automjetet e tyre. Tubimi i paradites pati përplasje mes policisë dhe protestuesve gjë që më pas solli arrestimin e 23 qytetarëve.

Protesta nisi fillimisht si një reagim kundër projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit. Megjithatë, me kalimin e ditëve, lëvizja qytetare ka zgjeruar kauzën e saj, duke adresuar një sërë kërkesash ndaj qeverisë.

Konkretisht, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë, anulimin e "Paketës së Maleve", shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Tubimi pritet të vijojë me fjalime përpara godinës së Kryeministrisë, ku organizatorët do të përsërisin qëndrimet dhe kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. kuvendi kryeministria Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protesta para Kuvendit, shkon në 23 numri i të shoqëruarve 23 Korrik 2026, 19:1119:11Aktualitet Valë shoqërimesh në komisariat, policia nuk kursen as gazetarët; reagojnë ashpër AGSH dhe PD 23 Korrik 2026, 19:0719:07Aktualitet Video/ Policia në sulm ndaj organizatorëve të protestës, momenti kur arrestohet me dhunë Edison Lika 23 Korrik 2026, 18:1018:10Aktualitet Nesër rikthehen stuhitë, priten rrebeshe të forta shiu; alarm i kuq në Vlorë 23 Korrik 2026, 18:0518:05Aktualitet 'UFO' në Fier u ndërtua pa leje, qeveria konfiskon godinën në pronësi të Astrit Veliajt! 23 Korrik 2026, 17:4217:42Aktualitet Nga Vjosë-Narta në Bruksel: Flamingoja që sfidon oligarkët 23 Korrik 2026, 17:3617:36Aktualitet