Lajme Zone
Nga Kievi në Madrid, si drejtësia po lëkund pushtetin e miqve të Ramës dhe testi i SPAK
PolitikëPamfleti

Nga Kievi në Madrid, si drejtësia po lëkund pushtetin e miqve të Ramës dhe testi i SPAK

Pedro Sánchez në Spanjë dhe Volodymyr Zelensky në Ukrainë nuk janë të akuzuar në dosjet që po tronditin politikisht qeverisjet e tyre. Por hetimet kanë mbërritur te familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe njerëz që kanë qenë ndër më të fuqishmit pranë tyre.

Foto ilustruese: Sanchez-Rama-Zelensky Drejtësia në Spanjë dhe organet antikorrupsion në Ukrainë kanë hyrë në rrethet më të afërta të Pedro Sánchez dhe Volodymyr Zelenskyt, dy miq politikë të Edi Ramës. Në Shqipëri, SPAK prej muajsh nuk ka prodhuar goditje të bujshme në majën e pushtetit. Vjeshta do të jetë një provë për institucionin që ngriti pritshmëri të mëdha për fundin e pandëshkueshmërisë. Dy prej miqve të Edi Ramës në Europë po përballen me një situatë që kryeministri shqiptar deri tani nuk e ka provuar: drejtësia po hyn thellë në rrethin e tyre më të afërt.

Pedro Sánchez në Spanjë dhe Volodymyr Zelensky në Ukrainë nuk janë të akuzuar në dosjet që po tronditin politikisht qeverisjet e tyre. Por hetimet kanë mbërritur te familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe njerëz që kanë qenë ndër më të fuqishmit pranë tyre.

Në Spanjë, drejtësia ka hyrë deri në familjen e kryeministrit. Bashkëshortja e Sánchez, Begoña Gómez, përballet me një proces për trafik influence dhe shpërdorim fondesh, ndonëse Guardia Civil nuk konstatoi lëvizje të dyshimta në llogaritë e saj. Edhe vëllai i kryeministrit, David Sánchez, ka përfunduar para drejtësisë për çështjen e vendit të tij të punës në administratën e Badajozit.

Problemet e Sánchez nuk mbarojnë te familja. Santos Cerdán, ish-sekretari i Organizimit të PSOE-së dhe një nga njerëzit më të fuqishëm të partisë, është përfshirë në hetimet për kontrata publike dhe komisione të dyshuara. Hetuesit kanë hyrë edhe në financat e familjarëve të tij.

Në Ukrainë, situata është po aq e rëndë për Zelenskyn. Hetimet antikorrupsion kanë depërtuar te njerëz që për vite kanë qenë pjesë e rrethit të tij të pushtetit. Përgjimet që po tronditin Kievin, a po ngushtohet laku për Zelenskyn?

24 Gusht, 09:34 Timur Mindich, mik i vjetër dhe ish-partner biznesi i Zelenskyt, është një nga emrat qendrorë të hetimeve për korrupsionin në sektorin energjetik. Hetimet kanë prekur gjithashtu ish-zyrtarë të lartë dhe njerëz të lidhur me administratën presidenciale. Vetëm këtë muaj, një tjetër operacion antikorrupsion mbërriti pranë Presidencës, ndërsa Zelensky shkarkoi zyrtaren e lartë Iryna Mudra pas kontrolleve të kryera në kuadër të një hetimi për pastrim parash. Mudra nuk ishte shpallur e dyshuar në momentin e raportimit.

Sánchez dhe Zelensky kanë kultivuar të dy marrëdhënie të afërta me Edi Ramën. Por pikërisht ajo që po ndodh rreth tyre e bën interesant krahasimin me Shqipërinë. Skandalet fsin mikun e Ramës, Spanja po kthehet djathtas

16 Gusht, 15:35 Në Tiranë, SPAK prej kohësh nuk po jep një goditje të bujshme në nivelet më të larta të pushtetit. Pas viteve kur arrestimet dhe hetimet ndaj ministrave, ish-ministrave e kryebashkiakëve krijuan perceptimin se barriera e pandëshkueshmërisë po çahej, muajt e fundit nuk kanë prodhuar një zhvillim të krahasueshëm.

Dhe kur bëhet fjalë për rrethin më të afërt të Edi Ramës, bilanci bëhet edhe më interesant.

Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, u përfshi prej vitesh në debatin për dosjen “Xibraka”. SPAK e rihapi pistën pas informacioneve të depozituara nga Gazment Bardhi, por në fund deklaroi se nuk kishte gjetur prova apo fakte që lidhnin Olsi Ramën me aktivitetin kriminal. Për vëllain e kryeministrit, kjo histori u mbyll pa përgjegjësi penale.

Vetë Edi Rama ka prej vitesh mbi tavolinë një tjetër çështje të ndjeshme: dosjen shqiptare të Charles McGonigal. Takimet e kryeministrit me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së janë të dokumentuara në dosjen amerikane dhe emra shqiptarësh u përfshinë në historinë që përfi me dënimin e McGonigal në SHBA. Megjithatë, në Shqipëri çështja nuk ka prodhuar deri tani një akuzë ndaj Ramës.

Edhe raste të tjera që kanë prekur njerëz politikisht apo personalisht pranë kryeministrit kanë prodhuar shumë debat, por jo një goditje që të mbërrijë te vetë kreu i qeverisë.

Pikërisht këtu vjen testi i vjeshtës për SPAK.

Nuk bëhet fjalë që Prokuroria e Posaçme të arrestojë një kryeministër apo një familjar të tij për të treguar forcë. Drejtësia nuk funksionon me kuota dhe as me nevojën politike për të prodhuar emra të mëdhenj. Por shembulli spanjoll dhe ai ukrainas tregojnë diçka tjetër: afërsia me njeriun më të fuqishëm të vendit nuk mund të jetë pengesë për hetimin.

Në Madrid, drejtësia ka shkuar te gruaja dhe vëllai i kryeministrit, si dhe te njerëzit më të fuqishëm të partisë së tij. Në Kiev, hetuesit antikorrupsion kanë hyrë te miqtë, ish-partnerët e biznesit dhe zyrtarët pranë presidentit. Këto hetime nuk provojnë fajësi të Sánchez apo Zelenskyt, por kanë tronditur rrethet e tyre dhe po u kushtojnë politikisht.

Në Shqipëri, ndërkohë, pyetja vazhdon të qëndrojë pezull: deri ku është i gatshëm të shkojë SPAK kur një dosje afrohet te rrethi i Edi Ramës?

Pas një periudhe pa goditje të bujshme në majën e pushtetit, vjeshta do të jetë testi për të parë nëse SPAK do të rikthejë ritmin që krijoi pritshmëritë e mëdha apo nëse kufiri i drejtësisë vazhdon të mbetet pak metra larg derës së Kryeministrisë. /Pamfletirama zelensky sanchez Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nga dietat te karburanti/ Mbi 700 mijë euro për deputetët në korrik, u rimbursuan për qiratë edhe ata që deklaruan miliona euro 25 Gusht 2026, 21:2821:28Politike Diversioni i Ramës me Shtetin Bektashi, kush është amerikani që po projekton “Vatikanin Shqiptar"? 25 Gusht 2026, 21:1221:12Politike Video/ Kur Ben Blushi demaskonte Ramën dhe Berishën në Parlament: Gjithë jetën keni qenë bashkë 25 Gusht 2026, 19:2119:21Politike Sot Vuçiç, nesër Rama? Loja me Kushtetutën që mund të infektojë Ballkanin 25 Gusht 2026, 16:0516:05Politike Berisha kritikon mbledhjen e Ramës në Pogradec: Aheng qeveritar, asnjë zgjidhje për problemet e qytetarëve 25 Gusht 2026, 14:2514:25Politike Ilir Alimehmeti kandidat për Bashkinë e Tiranës? Berisha: Gjithçka vendoset në javët e ardhshme 25 Gusht 2026, 12:4112:41Politike