Lajme Zone
Nga gjobat e burgu te mbyllja e rrjeteve sociale për të miturit / Rama kërkon të shuajë protestat me ndëshkime
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nga gjobat e burgu te mbyllja e rrjeteve sociale për të miturit / Rama kërkon të shuajë protestat me ndëshkime

Paralajmërimi vjen pas një serie masash ndëshkuese që qeveria ka propozuar ndaj protestuesve, nga gjobat dhe penalitetet financiare për familjet e të miturve që shkaktojnë dëme, deri te kufizimet për personat e përfshirë në veprime të dhunshme.

Edi Rama Edi Rama kërkon të neutralizojë burimet që nxisin të miturit drejt dhunës dhe paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Por kryeministri duhet të shpjegojë se si do ta zbatojë këtë masë dhe çfarë përgjegjësie mbajnë institucionet për parandalimin e dhunës... Pas protestave të ditëve të fundit, që regjistruan përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një tjetër masë: ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Paralajmërimi vjen pas një serie masash ndëshkuese që qeveria ka propozuar ndaj protestuesve, nga gjobat dhe penalitetet financiare për familjet e të miturve që shkaktojnë dëme, deri te kufizimet për personat e përfshirë në veprime të dhunshme.

Në këtë kuadër, Rama duket se kërkon të frenojë edhe përfshirjen e gjimnazistëve në protesta, duke ndërthurur masat ndëshkuese me kufizimin e aksesit të të miturve në platformat sociale.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, kryeministri shprehu shqetësimin për pjesëmarrjen e të miturve në protestat e dhunshme dhe kërkoi reagimin e institucioneve, shoqërisë civile dhe organizatave që merren me mbrojtjen e fëmijëve.

Rama foli për relativizimin dhe justifikimin e dhunës në debatin publik, duke pretenduar se personat që kanë sulmuar institucionet dhe pronën publike kanë përfituar edhe mbrojtje mediatike.

"Kemi parë sesi dhuna është relativizuar, justifikuar dhe himnizuar", deklaroi kryeministri, duke shtuar se dhunuesit e institucioneve, shkollave dhe pronës publike kanë marrë, sipas tij, një status qytetarie dhe imunitet mediatik.

Ai paralajmëroi se tolerimi i veprimeve të tilla mund ta kthejë dhunën në një mënyrë reagimi ndaj institucioneve, mësuesve dhe autoritetit.

Por përtej deklaratave të kryeministrit, çështja ka një dimension tjetër që nuk mund të mbyllet vetëm me identifikimin e personave që nxisin apo përdorin të miturit në protesta.

Nëse një fëmijë përfn duke ushtruar dhunë ndaj institucioneve, shkollave apo pronës publike, përgjegjësia nuk fillon vetëm në momentin kur ai del në rrugë. Ajo lidhet edhe me mekanizmat që duhet ta mbrojnë, edukojnë dhe parandalojnë përfshirjen e tij në veprime të tilla.

Megjithatë, Rama nuk paraqiti të dhëna për numrin e të miturve të përfshirë në protesta, moshat e tyre, rastet konkrete të nxitjes së dhunës apo përgjegjësitë që kanë identifikuar institucionet.

Vetë kryeministri pranoi se të miturit duhet të trajtohen fillimisht si fëmijë që kanë nevojë për ndihmë dhe jo vetëm si autorë të veprimeve të dhunshme.

"Të mitur që, para se t'i konsiderojmë fajtorë, duhet t'i konsiderojmë fëmijë që kanë nevojë për ndihmë. Para se t'i dënojmë, duhet të mendojmë se si të neutralizojmë burimet ku ata ushqehen me frymën dhe joshjen e dhunës", tha Rama.

Pikërisht në këtë kontekst, kryeministri paralajmëroi kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, duke e lidhur nismën me kërcënimet, fyerjet dhe përhapjen e dhunës në platformat digjitale.

"Prandaj kemi vendosur për të kufizuar moshën e rrjeteve sociale. Do të nisim një diskutim me prindërit, mësuesit dhe shkollat për kufizimin e moshës për të miturit në rrjete sociale", deklaroi Rama.

Kryeministri tha se qeveria po studion përvojën e vendeve të tjera, përfshirë Francën dhe Italinë, por nuk shpjegoi se çfarë modeli konkret synon të zbatojë Shqipëria.

Një paralajmërim i tillë kërkon më shumë se një deklaratë politike. Qeveria duhet të sqarojë se cilat platforma do të përfshijë ndalimi, si do ta verifikojë moshën e përdoruesve, kush do ta kontrollojë zbatimin dhe çfarë përgjegjësie do të kenë kompanitë që administrojnë rrjetet sociale.

Ka edhe një dallim që nuk mund të anashkalohet. Ndalimi i aksesit në rrjetet sociale për të gjithë fëmijët nën 16 vjeç nuk është e njëjta gjë me identifikimin dhe ndëshkimin e personave që nxisin dhunë përmes tyre. Masa e parë prek një kategori të tërë përdoruesish, ndërsa e dyta kërkon identifikimin e shkeljeve konkrete.

Nëse qeveria e lidh këtë nismë me dhunën në protesta, duhet të paraqesë të dhëna që provojnë lidhjen mes përdorimit të rrjeteve sociale dhe përfshirjes së të miturve në veprimet e dhunshme që denoncon kryeministri.

Ndryshe, një problem që kërkon ndërhyrjen e institucioneve të arsimit, mbrojtjes sociale dhe drejtësisë rrezikon të trajtohet kryesisht përmes kufizimit të aksesit në internet.

Rama propozoi gjithashtu penalitete financiare për familjet në rastet kur fëmijët shkaktojnë dëme, duke argumentuar se përgjegjësia për sjelljen e të miturve nuk mund të ndahet nga roli i prindërve.

"Nuk mund të mos e vendosim edhe penalitetin financiar për familjen për dëmet e fëmijëve. Nëse për një të rritur dënimi i merituar dhe izolimi sipas ligjit e përfn misionin e shtetit, për një të mitur thjesht e vendos në tryezë se misioni nis aty", tha kryeministri.

Por vendosja e gjobave për familjet ngre një tjetër çështje: si do të trajtohen rastet kur prindërit nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë penalitetet dhe çfarë mbështetjeje konkrete do të ofrojnë institucionet për të parandaluar përsëritjen e dhunës?

Rama foli edhe për zgjerimin e ndihmës ndaj familjeve në nevojë, mbështetjen financiare për studentët dhe shtimin e aktiviteteve sportive e kulturore për fëmijët. Ai pranoi se skemat ekzistuese të mbështetjes sociale nuk mjaftojnë për të përmbushur nevojat e familjeve.

Më herët, kryeministri ka deklaruar se qeveria po studion edhe mundësinë e uljes së moshës së përgjegjësisë penale. Kjo e vendos diskutimin për të miturit mes dy qasjeve që kërkojnë shpjegim: mbrojtjes dhe riintegrimit të fëmijëve, nga njëra anë, dhe zgjerimit të masave kufizuese e ndëshkuese, nga ana tjetër.

Nëse Rama kërkon që institucionet t'i trajtojnë të miturit fillimisht si fëmijë që kanë nevojë për ndihmë, qeveria duhet të sqarojë se si do ta zbatojë këtë parim përtej gjobave, kufizimeve dhe ndryshimeve të mundshme në legjislacionin penal.

Sepse ndalimi i rrjeteve sociale, penalitetet për familjet dhe ulja e mundshme e moshës së përgjegjësisë penale nuk i japin vetvetiu përgjigje pyetjes se çfarë kanë bërë shkollat, shërbimet sociale dhe institucionet përgjegjëse për të parandaluar përfshirjen e fëmijëve në dhunë.

Përpara se të zgjerojë masat ndëshkuese, qeveria duhet të paraqesë të dhënat, përgjegjësitë institucionale dhe mekanizmat konkretë me të cilët synon të mbrojë të miturit. /Pamfleti rama protesta dhune femije Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike 31 tetori nxjerr protestuesit në rrugët e Europës, qeveritë blindojnë kryeqytetet; çfarë pritet në Tiranë? 30 Tetor 2026, 17:1317:13Politike Kamera trupi, gjoba dhe regjistër për të dhunshmit; Demo zbulon masat e reja dhe bën bilancin e protestave 30 Tetor 2026, 16:2416:24Politike Do të mbahen më 9 maj 2027, Presidenti Begaj dekreton datën për zgjedhjet lokale 30 Tetor 2026, 15:1315:13Politike Paraburgimi i Erion Veliajt, zyrtari europian: T'i garantohet proces i drejtë! 30 Tetor 2026, 13:2813:28Politike Protestat në Shqipëri, ambasadorja e BE-së mesazh të fortë Ramës 30 Tetor 2026, 13:1813:18Politike Sprova e së shtunës për të hyrë në qeverinë e unitetit 30 Tetor 2026, 12:5712:57Politike