Lajme Zone
Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit

Burime të Pamfletit thonë se Hasko është nën hetim edhe për Palasën dhe se pas tij shfaqet hija e një figure të njohur të botës së krimit dhe biznesit në Fier, ndërsa në të dyja dosjet ka interesa të lidhura edhe me Ergys Agasin.

Toka ne Seman, 37 ha ne Palase, Vasil Bedinaj/ 71-vjeçari Kastriot Hasko, në pranga për pronat në Seman, del edhe pas 37 hektarëve në Palasë që ia dha me përqindje Vasil Bedinajt. Burimet e Pamfletit e lidhin me interesa pronësore edhe në Sheq Marinas e Darëzezë dhe me njerëz të fortë të botës së krimit e biznesit në Fier Kastriot Hasko, i arrestuar bashkë me ish-kreun e Kadastrës së Fierit për dosjen e pronave në Seman, është pretendenti i 37 hektarëve në Palasë që ia dha me përqindje Vasil Bedinajt për resortin “Regina Collection”. Dokumentet e tokës kishin përfunduar ndërkohë në SPAK për dyshime falsifikimi, ndërsa projekti i Bedinajt mbeti pa marrë miratimin përfundimtar. Burime të Pamfletit thonë se Hasko është nën hetim edhe për Palasën dhe se pas tij shfaqet hija e një figure të njohur të botës së krimit dhe biznesit në Fier, ndërsa në të dyja dosjet ka interesa të lidhura edhe me Ergys Agasin.

Vetëm nëntë ditë iu deshën biznesmenit Kastriot Hasko për të kaluar nga ekrani i televizorit, ku tregonte historinë e 37 hektarëve të trashëguar nga familja në Palasë, në duart e policisë për një dosje tjetër pronash në Fier.

Më 7 shtator, Hasko deklaronte se përfaqësonte trashëgimtarët e rreth 370 mijë metrave katrorë në Palasë, se dokumentet i kishte bërë e ëma në vitin 1995 dhe se prona ishte regjistruar në hipotekë një vit më vonë. Madje kishte gjetur edhe ndërtuesin që do ta kthente tokën në biznes. “Kam kontratë me Reginën”, deklaroi Hasko, duke konfirmuar marrëveshjen me kompaninë e Vasil Bedinajt për zhvillimin e pronës.

Ditën e djeshme, trashëgimtari i 37 hektarëve përfi në pranga bashkë me Ertis Shehun, ish-drejtuesin e Kadastrës së Fierit. Prokuroria e Fierit i kishte futur në hetim për një histori tjetërsimi pronash në Seman, ku dyshimet lidhen me falsifikimin e dokumenteve të pronësisë.

Kastriot Hasko, pra, nuk kishte hall vetëm 37 hektarët e Palasës.

Në bregdet kishte vënë në tavolinë një sipërfaqe gjigante toke dhe kishte bërë marrëveshjen me Vasil Bedinajn për ta zhvilluar me përqindje. Në Fier, ndërkohë, prokurorët po e hetonin bashkë me një ish-drejtues të Kadastrës për dokumente pronash që dyshohet se janë falsifikuar.

Edhe historia e Palasës kishte mbërritur te prokurorët shumë përpara se Hasko të dilte para kamerave me versionin e trashëgimisë familjare.

Kadastra ka pranuar se dokumentacioni i pronësisë në këtë konflikt ishte verifikuar dhe më pas ishte dërguar në SPAK gjatë vitit 2025, pasi kishin dalë dyshime për falsifikim. Burime të Pamfletit thonë se Kastriot Hasko është nën hetim nga SPAK pikërisht për dosjen e 37 hektarëve të Palasës.

“Regina Group Construction” aplikoi më 24 prill 2026 për projektin “Regina Collection Palasë”. Në dosjen e projektit ndodhej dokumentacioni i pronësisë së Haskos dhe kontrata e sipërmarrjes me kompaninë e Bedinajt. Kastriot Hasko vinte 37 hektarët, problematiku Vasil Bedinaj merrte përsipër zhvillimin dhe pronari i tokës do të merrte pjesën e tij sipas marrëveshjes.

Një kullotë prej 370 mijë metrash katrorë në Palasë po përgatitej kështu të kthehej në një pasuri ndërtimore me vlerë qindra miliona euro.

Bedinaj e çoi projektin deri në KKTU më 30 korrik 2026, vetëm se aty puna ngeci te pika më delikate e gjithë historisë. Kërkohej certifikimi përfundimtar i dokumentacionit të pronësisë dhe verifikimi i mbivendosjeve. Pa u mbyllur historia e tokës, nuk zbardhej dot miratimi përfundimtar i resortit.

Sipas burimeve të Pamfletit, pas Haskos ka dyshime të forta se qëndron një figurë mjaft e njohur e botës së krimit dhe biznesit në Fier. Burimet e redaksisë flasin për interesa që shkojnë shumë përtej emrit të Haskos dhe që lidhen me pronat dhe bizneset që shfaqen në këto dosje.

Në fakt, harta e pronave që po kontrollohen rreth 71-vjeçarit Kastriot Hasko është më e gjerë se Palasa dhe Semani.

Sipas burimeve, hetuesit po verifikojnë pasuri dhe dokumente që lidhen me Haskon edhe në Sheq Marinas dhe Darëzezë, dy zona të bregdetit të Fierit ku toka ka marrë një tjetër vlerë me zhvillimin turistik të viteve të fundit.

Kjo është arsyeja pse arrestimi i Haskos mund të hapë një histori shumë më të madhe se falsifikimi i disa letrave në Seman. Në duart e hetuesve tashmë është një njeri që ka interesa pronësore që shtrihen nga bregdeti i Fierit deri në Palasë dhe që ka hyrë në marrëveshje me një ndërtues problematik si Vasil Bedinaj për zhvillimin e një prej sipërfaqeve më të mëdha të dala në konflikt në rivierë.

Në moshën 71-vjeçare, Kastriot Hasko rezulton kështu në qendër të një harte pronash që kap disa prej zonave më të lakmuara të bregdetit. Semani, Sheq Marinasi dhe Darëzeza në Fier, ndërsa në jug 37 hektarët e Palasës.

Pasuria është njëra anë e historisë. Tjetra janë letrat dhe njerëzit që kanë lëvizur rreth tyre.

Aty pritet të dalë edhe pesha e vërtetë e Kastriot Haskos, nëse është vetë zot i kësaj harte pronash apo njeriu që ka mbajtur emrin për interesa shumë më të forta pas tij. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia “Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës; emrat e kompanive të regjistruara në parajsën fiskale të Kryeministrit 17 Shtator 2026, 10:3310:33Anti-Mafia ALO PRONTO 2? Rrjeti i “teknikëve” që “rrjep” britanikët nga Tirana; fijet çojnë te Elisian Bici, drejtori i OST-së nën hetim për tenderë korruptiv 16 Shtator 2026, 14:3014:30Anti-Mafia “Shushunja“ IuteCredit Albania, 11.4 mln euro drejt Estonisë/ 6.3 mln euro vetëm për “menaxhim”, çfarë kontrolluan Tatimet? 15 Shtator 2026, 16:3416:34Anti-Mafia A do t’i prek SPAK-u Olsin e Edit dhe Shkëlzenin e Saliut, tani që prokurorëve iu bënë pagat 10 mijë Euro? 15 Shtator 2026, 11:0211:02Anti-Mafia Bashkia Elbasan në shërbim të "Rozafa Fish City"/ Gjergj Luca “beu” i Labinotit, 1.2 km asfalt në pyll drejt 44 hektarëve të tij 14 Shtator 2026, 20:4020:40Anti-Mafia Po Vila nr. 69 në emrin e Dritan Shakohoxhës në Palasë; a do hetohet nga SPAK, nëse është e Blendi Klosit? 14 Shtator 2026, 12:2612:26Anti-Mafia