Momente nga intervista Gazetari amerikan Andrew Callaghan e ka përballur Edi Ramën me pyetje për korrupsionin, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe marrëdhëniet me Jared Kushner, ndërsa Kryeministri ka ndërprerë intervistën dhe është larguar përpara përfundimit të saj. Kryeministri Edi Rama ka braktisur në mes intervistën me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, duke u larguar përpara përfundimit të bisedës.
Lajmi është bërë publik nga vetë Channel 5, i cili ka publikuar një fragment dhe ka paralajmëruar se intervista e plotë do të transmetohet javën e ardhshme.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama braktis intervistën me Andrew Callaghan të Channel 5, në një kohë kur po zhvillohen hetime më të gjera për korrupsion, pastrim parash, trafik droge dhe marrëdhëniet e tij të biznesit me Jared Kushner. Intervista e plotë do të publikohet javën e ardhshme”, shkruan Channel 5 në rrjetet sociale. View this post on Instagram Momenti vjen në një periudhë të ngarkuar për qeverinë Rama, pas një serie dosjesh që kanë prekur nivele të larta të administratës dhe persona të lidhur me institucionet shtetërore.
Një prej tyre është hetimi për tenderët e AKSHI-t. Biznesmeni Ergys Agasi, një prej personave të akuzuar në këtë dosje, u arrestua në Durrës në fund të gushtit, pasi kërkohej nga SPAK. Hetimi përfshin dyshime për manipulim tenderësh, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe vepra të tjera penale.
Zhvillimet e dosjes së AKSHI-t u shtrinë më pas edhe te Shërbimi Informativ Shtetëror. Në shtator, drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, u pezullua nga detyra dhe ndaj saj u caktua masa “arrest në shtëpi”, në kuadër të një fraksioni hetimor të lidhur me dosjen e Agasit. Akuzat dhe dyshimet janë objekt i procesit penal dhe nuk përbëjnë vendim përfundimtar fajësie.
Paralelisht, vëmendje ndërkombëtare kanë marrë edhe projektet e lidhura me Jared Kushner në Shqipëri.
Çfarë e bëri Ramën të ndërpresë intervistën dhe cilat ishin pyetjet që i paraprinë largimit pritet të bëhet e qartë javën e ardhshme, kur Channel 5 të publikojë materialin e plotë.intervista rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës! 7 Tetor 2026, 18:5818:58Politike Berisha akuza për Call Center-at: Pas skemave mashtruese qëndron Olsi Rama 7 Tetor 2026, 14:3214:32Politike Reforma Territoriale, Koçeku: Nuk bëj pazar me votën, po i bëhet padrejtësi pushtetit lokal 7 Tetor 2026, 14:1414:14Politike “Rama 'ekzekuton' 15 bashki për hir të karriges”, Berisha: Nesër të gjithë në protestë para Parlamentit 7 Tetor 2026, 14:0814:08Politike Reforma Territoriale nesër në Kuvend, Shehi kërkon shtyrjen: Të rikthehen komunat dhe të reduktohen qarqet 7 Tetor 2026, 13:5613:56Politike Nesër votimi i Reformës Territoriale në Kuvend, bashkitë e djathta letër KiE: Ndaloni ndryshimin e kufijve 7 Tetor 2026, 13:5013:50Politike

