Lajme Zone
Nga Brazili dhe Kolumbia në Tiranë për prostitucion, 3 shtetase të huaja në pranga
TeknologjiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nga Brazili dhe Kolumbia në Tiranë për prostitucion, 3 shtetase të huaja në pranga

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Last post”, duke goditur dy raste të dyshuara të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira dhe të reklamuar në rrjetet sociale.

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Last post”, duke goditur dy raste të dyshuara të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira dhe të reklamuar në rrjetet sociale.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar tri shtetase të huaja. Në pranga kanë rënë një 46-vjeçare dhe një 21-vjeçare, të dyja shtetase braziliane, si dhe një 23-vjeçare nga Kolumbia.

Sipas Policisë, 46-vjeçarja dyshohet se shfrytëzonte 21-vjeçaren për ushtrimin e prostitucionit në një apartament të marrë me qira në rrugën “Abdyl Frashëri”. Gjatë kontrollit në ambient janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për reklamimin e kësaj veprimtarie në rrjetet sociale. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në rastin tjetër, 23-vjeçarja kolumbiane dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, ku ushtronte prostitucion.

Policia njofton se kontrollet dhe verifikimet për goditjen e kësaj veprimtarie vijojnë si në terren, ashtu edhe në hapësirën digjitale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet