Lajme Zone
Nga BKH në krye të Burgjeve, kush është Sadleva Bodo që do të zëvendësojë Adriatik Kupin
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Nga BKH në krye të Burgjeve, kush është Sadleva Bodo që do të zëvendësojë Adriatik Kupin

Bodo vjen nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), ku prej rreth pesë vitesh ka mbajtur pozicionin e këshilltares ligjore të drejtorit të këtij institucioni. Fillimisht ajo ka punuar me Aida Hajnajn, ndërsa më pas ka vijuar të ushtrojë të njëjtën detyrë edhe gjatë drejtimit të BKH-së nga Joni Keta.

Adriatik Kupi dhe Sadleva Bodo Bodo pritet të marrë zyrtarisht detyrën të mërkurën, më 14 tetor... Sadleva Bodo është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit, i cili u largua sot nga drejtimi i institucionit pas vetëm shtatë muajsh në detyrë. Bodo pritet të marrë zyrtarisht detyrën të mërkurën, më 14 tetor.

Bodo vjen nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), ku prej rreth pesë vitesh ka mbajtur pozicionin e këshilltares ligjore të drejtorit të këtij institucioni. Fillimisht ajo ka punuar me Aida Hajnajn, ndërsa më pas ka vijuar të ushtrojë të njëjtën detyrë edhe gjatë drejtimit të BKH-së nga Joni Keta.

Sadleva Malo Bodo ka lindur në 29 Janar 1988. Ajo është diplomuar nga Fakulteti i Drejtësisë (viti 2010) Universiteti i Tiranës dhe ka fituar titullin “Jurist” me diplomë të ciklit 4-vjeçar universitar “Master Shkencor”. Gjatë periudhës 2016-2018, Bodo ka ndjekur ciklin e studimeve pasuniversitare “Master në shkencën e së drejtës, për sistemin ligjor të Shteteve të Bashkuara të Amerikes LL.M” në Universitetin Wayne State, Detroit, Michigan SHBA dhe në vitin 2021 është diplomuar nga Universiteti i Manstrihtit, Holand me Diplomën e Programit për Menaxhimin e Migracionit (MMDP 2021). Në shtator 2026 ka përfunduar me sukses programin e nivelit ekzekutiv “Menaxhimi Strategjik i Agjencive Rregullatore dhe Agjencive të Zbatimit të Ligjit” në Harvard Kennedy School, Cambridge, SHBA.

Përpara angazhimit në strukturat e posaçme të drejtësisë, Sadleva Bodo ka mbajtur një pozicion drejtues në Ministrinë e Brendshme, përfshirë periudhën kur ky institucion drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Sipas jetëshkrimit të publikuar në faqen zyrtare të SPAK, nga maji i vitit 2018 deri në gusht 2021, Bodo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme.

Gjatë pesë muajve të parë të kësaj periudhe, ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj, një prej figurave politike të përfshira në hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi.

Pas largimit nga Ministria e Brendshme në gusht 2021, Bodo kaloi në Byronë Kombëtare të Hetimit, ku ka vijuar karrierën si këshilltare ligjore. Sipas CV-së së saj zyrtare, prej dhjetorit 2022, Bodo është edhe anëtare e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit./Pamfletiburgjet kupi bodo bkh Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”, oferta e pazakontë e autoriteteve britanike për familjen siriane 12 Tetor 2026, 18:4018:40Aktualitet Adriatik Llalla kërkon të shpëtojë nga burgu, i drejtohet gjykatës për parashkrimin e dënimit 12 Tetor 2026, 16:3816:38Aktualitet “Me Berishën, PD-ja nuk vjen në pushtet”, Kreshnik Spahiu: Ambasadori Wendt po ndjek të njëjtën linjë si Yuri Kim 12 Tetor 2026, 16:1816:18Aktualitet Arrestohet krahu i djathtë i Tërmet Peçit, nga fadromat në Vjosë te batërdia e abuzimeve në Bashkinë Tepelenë 12 Tetor 2026, 15:4715:47Aktualitet Pesticidet e ndaluara në treg, KLSH: U zgjatën afatet për dhjetë pesticide të ndaluara në BE, mungon kontrolli! 12 Tetor 2026, 15:4615:46Aktualitet “Debati me Braçen nuk e dëmtoi PS”, Kreshnik Spahiu: Rama doli më i fortë politikisht nga kjo përplasje 12 Tetor 2026, 15:3015:30Aktualitet