Lajme Zone
Nga armët bërthamore te nafta, tri marrëveshjet mes Trump, Putin dhe Xi Jinping në “Jaltën e re”
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Nga armët bërthamore te nafta, tri marrëveshjet mes Trump, Putin dhe Xi Jinping në “Jaltën e re”

Tre vendet kanë miratuar një deklaratë të përbashkët që përfshin reformimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sigurinë energjetike dhe angazhimin për dialog mbi armët bërthamore.

Takimi mes Trump, Putin dhe Xi Jinping Trump, Vladimir dhe Xi Jinping kanë miratuar në përfundim të samitit trepalësh në Shenzhen të Kinës një “Deklaratë paqeje”, sipas së cilës një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të ndodhë kurrë. Sipas dokumentit që Kremlini ka publikuar në faqen e tij zyrtare dhe televizioni shtetëror kinez CCTV ka transmetuar, tre liderët angazhohen për uljen e rreziqeve bërthamore, parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore, rritjen e prodhimit dhe furnizimit me naftë, si dhe garantimin e sigurisë energjetike. SHBA-ja, Rusia dhe Kina shprehin gjithashtu gatishmërinë për reformimin e OKB-së, ndërsa në pjesën lidhet me Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë arritur një dakordësi për disa çështje të rëndësishme të sigurisë dhe politikës ndërkombëtare, pas takimit trepalësh të zhvilluar ditën e sotme në Shenzhen të Kinës.

Tre vendet kanë miratuar një deklaratë të përbashkët që përfshin reformimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sigurinë energjetike dhe angazhimin për dialog mbi armët bërthamore.

Pika kryesore e deklaratës lidhet me sigurinë bërthamore. Trump, Putin dhe Xi kanë riafirmuar parimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet. Tre vendet kanë rënë dakord të angazhohen në dialog për uljen e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së këtyre armëve.

Çështja ka marrë rëndësi të veçantë pas skadimit, në shkurt të këtij viti, të traktatit New START, marrëveshjes së fundit për kontrollin e armëve strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Një tjetër pikë e dakordësisë është reforma e Kombeve të Bashkuara. Si tre anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Rusia dhe Kina janë angazhuar të mbështesin ndryshime që do ta bëjnë organizatën më efektive në përballimin e krizave ndërkombëtare dhe ruajtjen e paqes.

Në fushën e energjisë, tre vendet kanë rënë dakord të rrisin prodhimin dhe furnizimin me produkte të rafinuara të naftës. Deklarata thekson rëndësinë e garantimit të rrjedhave të qëndrueshme energjetike, por nuk jep shifra për rritjen e prodhimit apo mekanizma konkretë për zbatimin e këtij angazhimi.

Një pikë tjetër lidhet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Sipas tekstit të deklaratës, tre presidentët kanë theksuar rëndësinë e pëlqimit të shteteve dhe respektimit të imunitetit të zyrtarëve shtetërorë, duke kërkuar që Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe institucione të ngjashme të mos abuzojnë me juridiksionin e tyre.

Ndërkohë, deklarata e përbashkët nuk përmban asnjë marrëveshje për luftën në Ukrainë apo konfliktin në Iran, megjithëse Trump kishte deklaruar se do t'i diskutonte këto dy çështje me homologët e tij.

Takimi trepalësh u zhvillua në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Përpara tij, Trump zhvilloi takime të veçanta me Xi Jinping dhe Vladimir Putin.

Pavarësisht dakordësisë për katër çështjet e përfshira në deklaratë, tre presidentët nuk kanë shpallur një traktat të ri për kontrollin e armëve bërthamore, një plan të detajuar për reformimin e OKB-së apo angazhime të matshme për prodhimin e naftës.

Për momentin, marrëveshja mbetet në nivelin e angazhimeve politike dhe hapjes së dialogut. Zbatimi i tyre do të varet nga negociatat e ardhshme mes Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit.takimi mes trump putin dhe xi jinping marreveshjet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Anthropic thyen rekordin e Elon Musk, gjiganti i AI debuton në bursë me vlerë 1.5 trilionë dollarë; risqet financiare ngrenë alarmin 19 Nëntor 2026, 12:4012:40Rajoni dhe Bota SHBA jep alarmin: Katër rivalë po shtojnë kërcënimet ndaj Uashingtonit 19 Nëntor 2026, 11:5411:54Rajoni dhe Bota "Kush është ai? Ai është shoku im"/ Momentet pikante nga samiti historik në Kinë mes Trump dhe Putin (Video) 19 Nëntor 2026, 11:4011:40Rajoni dhe Bota Pyeti Trumpin për shefin e Nvidia-s, Kina kërkon përjashtimin e gazetares së Bloomberg nga takimi 19 Nëntor 2026, 11:2711:27Rajoni dhe Bota Takimi me Putin në Kinë, kryeministri i Polonisë tallet me Trump: Zot, na ruaj nga miq të tillë! 19 Nëntor 2026, 11:1511:15Rajoni dhe Bota Mbyllet takimi i tre fuqive të mëdha në Kinë, Trump largohet drejt aeroportit 19 Nëntor 2026, 11:0811:08Rajoni dhe Bota