Lajme Zone
Nga arka te thesi me para, pamjet filmike zbulojnë lëvizjet e ish-shefes së financës në Postën e Durrësit
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Nga arka te thesi me para, pamjet filmike zbulojnë lëvizjet e ish-shefes së financës në Postën e Durrësit

Janë publikuar për herë të parë pamjet filmike nga ambientet e brendshme të Postës Shqiptare në Durrës, të cilat hedhin dritë mbi skandalin e dyshuar me fondet e filialit, çështje që çoi në arrestimin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe në caktimin e masës "arrest shtëpie" për ish-shefen e financës, Valbona Duni, si dhe ish-arkëtaren, Paola Dana. Në pamjet e publikuara nga Top Channel, Valbona

Janë publikuar për herë të parë pamjet filmike nga ambientet e brendshme të Postës Shqiptare në Durrës, të cilat hedhin dritë mbi skandalin e dyshuar me fondet e filialit, çështje që çoi në arrestimin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe në caktimin e masës "arrest shtëpie" për ish-shefen e financës, Valbona Duni, si dhe ish-arkëtaren, Paola Dana.

Në pamjet e publikuara nga Top Channel, Valbona Duni shihet teksa hyn në ambientin e arkës së filialit, merr një shumë parash, i vendos në një thes dhe largohet nga zyra.

Pamjet tregojnë edhe momente të tjera të filmuara brenda institucionit, ku ish-shefja e financës shfaqet duke mbajtur dokumente në duar dhe duke biseduar me ish-arkëtaren Paola Dana.

Ndërkohë, më herët u bë me dije se bashkëshorti i ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj ka depozituar një kallëzim në Policinë e Durrësit ndaj Valbona Dunit, duke kërkuar verifikimin e pasurisë së saj.

Sipas kallëzimit, ish-shefja e financës zotëron automjete luksoze, apartamente dhe biznese, pasuri që, sipas denoncuesit, nuk përputhen me të ardhurat e deklaruara nga paga e saj prej rreth 60 mijë lekësh në muaj. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm