Lajme Zone
Nga Ariana Grande te J Balvin, ndarjet që tronditën showbiz-in gjatë vitit 2026
KulturëGazeta Tema

Nga Ariana Grande te J Balvin, ndarjet që tronditën showbiz-in gjatë vitit 2026

Viti 2026 ka rezultuar një vit me shumë ndryshime në jetën sentimentale të yjeve të famshëm ndërkombëtarë. Disa prej çifteve që për vite me radhë ishin në qendër të vëmendjes kanë vendosur t’i japin fund historive të tyre të dashurisë, duke surprizuar fansat.

Viti 2026 ka rezultuar një vit me shumë ndryshime në jetën sentimentale të yjeve të famshëm ndërkombëtarë. Disa prej çifteve që për vite me radhë ishin në qendër të vëmendjes kanë vendosur t’i japin fund historive të tyre të dashurisë, duke surprizuar fansat.

Nga romancat e nisura gjatë xhirimeve të filmave, te marrëdhëniet shumëvjeçare dhe martesat që dukeshin të konsoliduara, ndarjet kanë përfshirë emra të njohur të muzikës, kinematografisë dhe modës.

Një prej ndarjeve më të komentuara ishte ajo e reperes Megan Thee Stallion dhe basketbollistit të NBA-së, Klay Thompson. Çifti i dha fund lidhjes në prill, pas afro një viti së bashku. Ishte vetë këngëtarja që konfirmoi ndarjen për revistën “Us Weekly”, duke theksuar se besimi, besnikëria dhe respekti janë vlera të panegociueshme për të në një marrëdhënie. Deklarata e saj erdhi pas aludimeve për tradhti nga ana e basketbollistit, akuza të cilave ai nuk iu përgjigj publikisht.

Edhe Ariana Grande dhe Ethan Slater i dhanë fund romancës së tyre në qershor, pas gati tre vitesh lidhjeje. Dy aktorët u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Wicked”, ku Ariana interpretoi personazhin e Glindës, ndërsa Ethan atë të Boq. Sipas raportimeve të “People” dhe “Us Weekly”, ndarja ishte miqësore dhe të dy kishin vendosur të vazhdonin rrugët e tyre veçmas, duke ruajtur mbështetjen ndaj njëri-tjetrit.

Një tjetër histori dashurie që përfi ishte ajo e modeles Bella Hadid dhe kalorësit amerikan Adan Banuelos. Lajmi u raportua në janar nga “Us Weekly”, pas më shumë se dy vitesh lidhjeje. Dyshja ishte njohur përmes pasionit të përbashkët për kuajt dhe Bella kishte kaluar një pjesë të kohës në Teksas, larg jetës së saj të zakonshme në botën e modës.

Në shtator, një tjetër çift i njohur i dha fund lidhjes gati dhjetëvjeçare. Bëhet fjalë për këngëtarin kolumbian J Balvin dhe modelen Valentina Ferrer, të cilët kanë edhe një djalë së bashku, Río. Ishte modelja ajo që bëri publik lajmin përmes një deklarate në Instagram, duke theksuar se vendimi ishte marrë me dashuri dhe respekt, ndërsa mirëqenia e djalit do të mbetej përparësia e tyre.

Pas 18 vitesh martesë, rrugët e tyre ndanë edhe aktori Jason Biggs dhe bashkëshortja e tij Jenny Mollen. Lajmi u konfirmua në maj nga përfaqësuesi i çiftit për revistën “People”. Ata kanë dy djem dhe, sipas deklaratës, vijojnë të kenë marrëdhënie të mira, duke u përqendruar te rritja e fëmijëve.

Edhe aktorja e njohur e serialit “Friends”, Courteney Cox, dhe muzikanti Johnny McDaid u përfshinë në listën e ndarjeve të vitit. Sipas raportimeve të “People” dhe “Daily Mail” në qershor, dyshja i kishte dhënë fund marrëdhënies pas më shumë se një dekade së bashku. Ata ishin njohur në vitin 2013 dhe kishin qenë edhe të fejuar, përpara se të anulonin fejesën dhe të riktheheshin bashkë.

Ndarja më e fundit që tërhoqi vëmendjen ishte ajo e Chrishell Stause dhe muzikantit G Flip. Ylli i “Selling Sunset” konfirmoi më 26 tetor se ata nuk janë më bashkë, pas tre vitesh martesë dhe rreth katër vitesh lidhjeje. Përmes një videoje në Instagram, Chrishell foli me emocione për fundin e marrëdhënies, duke theksuar se pavarësisht dhimbjes, vazhdon ta dojë dhe ta respektojë ish-partnerin.

Këto janë vetëm disa nga historitë sentimentale që morën fund gjatë vitit 2026, duke treguar se edhe pas famës, suksesit dhe jetës së ekspozuar në publik, marrëdhëniet personale të yjeve nuk janë gjithmonë një histori me fund të lumtur.