Nënkryetari i parlamentit Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në Kuvend foli për skandalin e KAYO-s. Ai u shpreh se është skandaloze, që në përgjime Ron Yeffet shprehet se e ka zgjedhur qeveria e Shqipërisë që të bëjë punë të këqija. Gjekmarkaj theksoi se në vendin tonë nuk kanë rëndësi ligjet, pasi ‘zgjidhjet’ vijnë nga njerëz që njohin drejtpërdrejtë kryeministrin. Përmendi edhe rastin e News24, duke theksuar se televizioni u nxor përdhunshëm nga godina, që aty të shkojë KAYO e të pasurohet Ron Yeffet. Agron Gjekmarkaj: Në Shqipërinë e sotme KAYO, TIMAK, që tingëllojnë si emra farmaceutike apo marka çamçakizë, Roni Yeffet, kanë tendera dhe para. Përgjimet e Ahmetajn mbajnë akuza të forta. Roni thotë se është zgjedhur për punët e këqija. Kjo fjali tregon shumë, është fytyrë, është një epokë, është një mënyrë qeverisjeje. Me këtë kupton se kush është KAYO, kush është TIMAC-u e kush është Kaçamaku. Kemi një shtet, ku rruga që kalon nga kryeministri është e shkurtër. Në materiale janë dy ukrainas, ku treguan se atje, edhe pse në luftë, bëheshin tendera, kurse në Shqipëri nuk ka as tendera. Në fund del dikush që zgjidh punët e këta janë miqtë e kryeministrit, e jemi një vend, ku krimi është dikaster më vete. Në këtë panoramë hyn dhe historia e News24, një media që nuk iu nënshtrua qeverisë dhe u nxor përdhunshëm nga godina, sepse nuk pranon nënshtrimin. Aty duhet të hyjë KAYO, duhet të prodhojë tanker Roni, raketa Nufi dhe duhet të bëhet propaganda. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Gjekmarkaj News24 timac
