Rama me shqiptarët në New York Prej disa ditësh në SHBA dhe në mes të javës së madhe diplomatike të OKB-së, në axhendën publike të Edi Ramës nuk shfaqen takime bilaterale të nivelit të lartë. Kryeministri është rikthyer te diaspora, ndërsa protestës me vezë të pak ditëve më parë i kushtoi një pjesë të konsiderueshme të fjalimit. New York-u këto ditë është mbushur me presidentë, kryeministra, ministra të Jashtëm dhe delegacione nga e gjithë bota. Korridoret e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së janë kthyer, si çdo vit, në një maratonë takimesh bilaterale. Edi Rama ishte gjithashtu aty dhe më 25 shtator iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme.
Por përtej fjalimit në OKB, në axhendën e bërë publike të kryeministrit shqiptar nuk shfaqet deri tani ndonjë takim bilateral i nivelit të lartë me administratën amerikane apo me ndonjë prej liderëve të shumtë të mbledhur në New York.
Vetë Kryeministria ka folur në mënyrë të përgjithshme për “një sërë takimesh dhe aktivitetesh”, ndërsa ndër aktivitetet e publikuara është pjesëmarrja e Ramës në Këshillin Europian të Korporatave. Në të njëjtën kohë, drejtues të tjerë të pranishëm në New York kanë publikuar axhenda të ngjeshura me takime dypalëshe.
Në mungesë të bilateraleve të mëdha të bëra publike, axhenda e Ramës është zhvendosur sërish te shqiptarët e Amerikës. Pas takimeve me diasporën në nisje të vizitës, këtë të shtunë kryeministri doli përsëri para bashkatdhetarëve.
Dhe nëse nga New York-u diplomatik nuk pati një takim të madh për të treguar publikisht, Rama kishte ende një histori të freskët për të rrëfyer: vezët.
Protesta e shqiptarëve që e priti pak ditë më parë duket se i ka mbetur kryeministrit në mendje. Një grup protestuesish e kundërshtoi atë gjatë qëndrimit në New York, ndërsa në drejtim të tij u hodhën vezë. Pamjet e episodit bënë xhiron e rrjetit dhe u pasqyruan edhe nga media jashtë Shqipërisë.
Rama reagoi fillimisht duke i quajtur protestuesit “pula histerike”, ndërsa këtë të shtunë u rikthye sërish te episodi. Nga takimet e mëdha diplomatike, fjalimi kaloi kështu te protestuesit, vezët dhe madje te vendi nga kishte udhëtuar, sipas tij, një prej personave të përfshirë.
“Po krijojmë një regjistër kombëtar të diasporës si një dritare për ata që duan të investojnë sadopak në Shqipëri. Organicitet ishin edhe vezët që më hodhën mua para pak netësh, duke treguar se ajo çka ndodh në Shqipëri i ka integruar shqiptarët. Një nga hedhësit e vezëve kishte ardhur nga Britania për të hedhur vezë. Shpresoj të ketë kaluar mirë me policinë e New Yorkut.
Pastaj në trupën e angazhuar kryesor ishte një shqiptar që punonte këtu. Falë kësaj ndërlidhjeje mes Shqipërisë dhe diasporës, u ndodha fiks si në Shqipëri, me protesta dhe me plot shqiptarë. U prita me një tortë rozë me dy flamingo sipër dhe u ndjeva shumë mirë”, tha Rama.
Por ora e fjalimit dukej se kishte mbetur ende te protesta. Rama nuk e mbylli me kaq episodin e vezëve. Ai e solli sërish në diskutim, këtë herë për të futur në batutë edhe kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.
“Nuk vuajmë më faktin që kafshët e natyra vriten dhe nuk merret më njeri me të, por kafshët dhe natyra mbrohen dhe njerëzit shqetësohen. Ka ardhur koha kur Shqipëria thotë se ka edhe më mirë dhe është e vërtetë që ne së bashku mund të bëjmë çdo ditë e më mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kur pa që m’u hodhën ca vezë, erdhi me vrap kryepolici i Shqipërisë, Pjerin Ndreu. Një nga kryetarët më të mirë të bashkive, që vuan edhe nga fakti që Lezha nuk bëhet kryeqytet, më la porosi të them diçka për lezhjanët sepse ka të tillë në sallë. Jeni me fat që e keni”, tha Rama. /Pamfletirama new york Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Oltion Çaçi i Sarandës si agjenci imobiliare: Katër objekte me qira, shet tre apartamente dhe mbi 2 mln euro kredi 26 Shtator 2026, 19:5419:54Politike Rama apo shqiptarët, kush do të rezistojë më gjatë? 26 Shtator 2026, 18:3718:37Politike “Do shihemi së shpejti”/ Saimir Tahiri thyen heshtjen pas 3 vitesh, çfarë pritet të rrëfejë ish-ministri? 26 Shtator 2026, 17:1217:12Politike “Po shkelni vendimin e Kushtetueses", Bardhi letër Peleshit: Ngrini Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 11 majit 26 Shtator 2026, 17:0917:09Politike Ambasadori amerikan nis zyrtarisht detyrën, takimi i parë me Presidentin Begaj: SHBA-të, partner i pazëvendësueshëm 26 Shtator 2026, 14:1614:16Politike “Kam prova direkte për Edi Ramën”, Berisha: SPAK nuk guxon ta thërrasë 26 Shtator 2026, 14:0014:00Politike

