Lajme Zone
New York e ndaloi, Shqipëria lejon që mësuesit dhe nxënësit të përdorin IA në shkolla
TeknologjiJOQ Albania

New York e ndaloi, Shqipëria lejon që mësuesit dhe nxënësit të përdorin IA në shkolla

Teksa New York-u vendos kufizime të reja për përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat publike, Shqipëria po zgjedh ta integrojë atë zyrtarisht në sistemin parauniversitar. Në New York, nxënësit deri në klasën e tetë nuk do të mund të përdorin mjete të IA-së gjatë procesit mësimor, ndërsa në shkollat e mesme përdorimi do të lejohet vetëm në raste të përcaktuara dhe për qëllime edukative. Vendimi lidhet me shqetësimet se përdorimi i pakontrolluar i teknologjisë mund të dëmtojë të menduarit e pavarur dhe aftësitë e nxënësve.

Rreziqet lidhen edhe me kopjimin dhe mashtrimin akademik, varësinë nga përgjigjet e gatshme, informacionin e pasaktë dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Qasja e New York-ut synon që fëmijët të zhvillojnë fillimisht aftësitë bazë të të menduarit, shkrimit dhe zgjidhjes së problemeve, përpara se të mbështeten te inteligjenca artificiale. Përdorimi i saj në moshat më të vogla shihet si një çështje që kërkon kontroll dhe mbikëqyrje më të madhe.

Ndërkohë, Shqipëria po ndjek një tjetër model, duke e futur IA-në në procesin mësimor që në nisje të këtij viti shkollor. Mësuesit dhe nxënësit do të mund të përdorin mjete si ChatGPT, Gemini dhe platforma të tjera për materiale mësimore, ushtrime, teste, përkthime dhe plane mësimore. Udhëzuesi i Ministrisë së Arsimit thekson se inteligjenca artificiale duhet të jetë një mjet ndihmës dhe jo zëvendësues i aftësive njerëzore, duke e vendosur theksin te përdorimi i kontrolluar dhe edukativ i teknologjisë.