Lajme Zone
Neutralizohet zjarri në masivin pyjor të Peshtanit/ Digjen 7 dynymë shkurre
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Neutralizohet zjarri në masivin pyjor të Peshtanit/ Digjen 7 dynymë shkurre

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Peshtanit në Fier është neutralizuar pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse. Reagimi i menjëhershëm i strukturave të emergjencave si dhw ndihma e banorëve të zonës bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në sipërfaqe të tjera.

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Peshtanit në Fier është neutralizuar pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse.

Reagimi i menjëhershëm i strukturave të emergjencave si dhw ndihma e banorëve të zonës bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në sipërfaqe të tjera. Për situatën reagoi edhe deputeti demokrat Luan Baçi, i cili kërkoi ndërhyrje të shpejtë të forcave në terren, duke rikujtuar se vetëm pak javë më parë një zjarr me përmasa të mëdha në Peshtan të Vogël shkaktoi dëme të konsiderueshme. Sipas bilancit paraprak, nga zjarri i sotëm është djegur një kasolle e braktisur, ndërsa flakët kanë përshkuar rreth 7 dynymë me shkurre.

Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave të zjarrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb