Lajme Zone
Netanyahu: Izraeli refuzon planin e Trump për Gazën, nuk tërheqim trupat pa çarmatosjen e Hamasit
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Netanyahu: Izraeli refuzon planin e Trump për Gazën, nuk tërheqim trupat pa çarmatosjen e Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli ka hedhur poshtë dokumentin me 15 pika të propozuar nga Bordi i Paqes i Presidentit amerikan Donald Trump për Gazën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli ka hedhur poshtë dokumentin me 15 pika të propozuar nga Bordi i Paqes i Presidentit amerikan Donald Trump për Gazën. Në një mbledhje të kabinetit të dielën, Netanyahu tha se Izraeli nuk do të tërheqë forcat e tij nga Rripi i Gazës për sa kohë që Hamasi nuk është çarmatosur plotësisht.

“Izraeli e hedh poshtë dokumentin me 15 pika”, deklaroi Netanyahu, duke shtuar se ushtria izraelite “nuk do të kryejë asnjë tërheqje derisa Hamasi të çarmatoset vërtet”. Sipas tij, forcat izraelite do të vazhdojnë gjithashtu të veprojnë për të parandaluar kërcënimet ndaj ushtarëve dhe qytetarëve izraelitë.

Deklarata vjen ndërsa Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, pavarësisht armëpushimit të arritur me Hamasin në tetor të vitit të kaluar. Javën e kaluar, Bordi i Paqes i udhëhequr nga SHBA deklaroi se çdo tërheqje izraelite nga Gaza do të bëhej vetëm pasi të përfnte procesi i çarmatimit të Hamasit. Ky qëndrim u bë publik pas një takimi mes drejtorit të Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov, dhe kryeministrit Netanyahu. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb