Lajme Zone
Nesër temperaturat deri në 37°C, IGJEO: Pjesa më e madhe e vendit e rrezikuar nga zjarret
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Nesër temperaturat deri në 37°C, IGJEO: Pjesa më e madhe e vendit e rrezikuar nga zjarret

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve do ta mbajnë nesër pjesën më të madhe të vendit në rrezik të lartë për zjarre në pyje

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve do ta mbajnë nesër pjesën më të madhe të vendit në rrezik të lartë për zjarre në pyje, sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO). Rreziku i lartë parashikohet në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në Shkodër, Kukës dhe Dibër niveli i rrezikut do të jetë i moderuar, edhe pse në disa zona të këtyre qarqeve pritet të jetë gjithashtu i lartë. LEXO edhe...Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë pyll, drejtori i MZSH: Situatë dramatike por asnjë banesë nuk është prekur! Do punojmë edhe gjatë natës nëse duhet! (VIDEO) Sipas IGJEO, niveli më i lartë i rrezikut pritet në pjesën perëndimore të qarkut Shkodër, në verilindje të qarkut Kukës dhe në perëndim të qarkut Dibër. Për nesër nuk parashikohen reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius në zonat bregdetare, deri në 37 gradë në vendet e ulëta dhe deri në 33 gradë Celsius në zonat malore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare thotë IGJEO. Ndaj këtij paralajmërimi reagoi edhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo që u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, duke mos ndezur zjarre në ambiente të hapura dhe duke mos hedhur bishta cigaresh në natyrë. Ai kërkoi gjithashtu që çdo vatër zjarri të raportohet menjëherë pranë strukturave përgjegjëse, duke theksuar se parandalimi mbetet mënyra më efektive për mbrojtjen e jetës, pronës dhe pasurive natyrore. “Mbrojtja e pyjeve dhe e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët. Me kujdesin e secilit prej nesh, mund të parandalojmë zjarret dhe të mbrojmë natyrën”, u shpreh Demo. U.D/ReportTv.al Shkoder Gjirokaster Vlore Korce Berat Fier Elbasan Lezhe Durres Tirane ervin demo zjarret 2026 IGJEO Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.6% Vota total: 5618 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?