Lajme Zone
Nesër seanca për buxhetin 2027 në parim, PD do votojë kundër! Berisha: Industria kokëposhtë, shtëpi blejnë vetëm ‘çunat’
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Nesër seanca për buxhetin 2027 në parim, PD do votojë kundër! Berisha: Industria kokëposhtë, shtëpi blejnë vetëm ‘çunat’

Nesër në Kuvend do të kalojë në parim projekt-buxheti për vitin 2027. Partia Socialiste e ka konsideruar më të madhin në histori, por demokratët do ta votojnë kundër. Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar se ky buxhet dhe paketa fiskale që e shoqëron dëmtojnë qytetarët, biznesin dhe investimet e huaja.

Partia Demokratike do të votojë kundër projekt-buxhetit, që të mërkurën kalon në parim në Kuvendin e Shqipërisë, në një seancë, që pritet të jetë maratonë. 24 orë para seancës, Sali Berisha mblodhi të vetët duke thënë se buxheti u hartua tërësisht në fshehtësi dhe nuk u konsultua. “Ky buxhet paraqitet në Kuvend në mënyrën më tipike si buxhet i një narkoshteti. Është përgatitur në fshehtësinë më të madhe sikur të ishte dokumenti më sekret i shtetit, jo dokumenti me implikacione direkte, implikacione të mëdha në xhepat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Asnjë konsultim siç parashikon ligji. Injorim total i qytetarëve, injorim total i biznesmenëve dhe vendosje e një pakete nga e cila përfiton një grusht njerëzish dhe ndëshkohen në një mënyrë apo në një tjetër qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare”, theksoi Berisha. LEXO EDHE:Protesta te kryeministria, PD akuza: Dënojmë me forcë ndërhyrjen e policisë, Rama po merr zvarrë qytetarët Edhe paketa fiskale, thotë Berisha është kundër ndaj qytetarëve, biznesit të vogël, por edhe investimeve të huaja. “I jep një goditje të rëndë biznesit të vogël. I jep një goditje të rëndë profesioneve të lira. Shtresës së mesme apo klasës së mesme që është plazma e një shoqërie dhe të gjitha shkojnë në favor të klientelës së tij. Me efekte rrënuese në ekonominë shqiptare. Ju jeni të informuar se investimet e huaja në Shqipëri janë në rënie dramatike. rrofshin çunat që blejnë apartamentet me 4 mijë euro metri katror. industria kokëposhtë, në rënie katastrofale”, tha mes të tjerash Berisha. Berisha pritet të udhëheqë edhe aksionin e demokratëve të mërkurën në Kuvend, të cilët shkojnë me 12 mungesa, për shkak se 12 ligjvënës janë të përjashtuar prej kaosit në seancat e shkuara. Projekt-buxheti, më i madhi në histori, që tejkalon 10 miliardë eurot, do të kalojë fillimisht në parim, ndërsa seanca për kalimin në tërësi të tij pritet të mbahet në fund të nëntorit. Share R.Xh / A.Hl R.Xh Shqiptarja.com TAG: bizneset sali berisha paketa fiskale 2027 qeveria PD grupi parlamentar i pd buxheti 2027 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Gerdeci: 17/11/2026 13:50 Po kur ke qene ti, plehre, pro ndonjehere!!! Sa me laeg djallit qe i urren arritjet e Shqiperise. Serb m..., kriminel! Përgjigju Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 61.9% Të gabuar 27.8% Nuk e di 10.4% Vota total: 4935 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?