Pamje nga protesta e 2 korrikut Nesër mbyllet sesioni parlamentar, qytetarët do të përcjellin deputetët me vezë, domate dhe miell... Pas 53 ditësh protestash të përditshme para Kryeministrisë, lëvizja qytetare kundër qeverisë do ta zhvendosë këtë të enjte aksionin përpara godinës së Kuvendit, në ditën kur do të zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar.
Prej disa ditësh, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 08:30, një orë e gjysmë përpara nisjes së seancës plenare të parashikuar për në 10:00, me synimin për të bllokuar hyrjen e deputetëve në Parlament.
Në thirrjet e shpërndara në rrjetet sociale, protestuesve u është kërkuar të paraqiten të pajisur me vezë, domate dhe miell, për t'i përdorur si formë simbolike proteste ndaj mazhorancës.
Për shkak të paralajmërimeve për një pjesëmarrje të lartë dhe mundësisë së incidenteve, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të shtuar. Sipas burimeve, rreth 1.200 efektivë policie do të angazhohen për sigurinë e godinës së Kuvendit dhe të institucioneve përreth.
Masat e sigurisë kanë nisur që këtë të mërkurë, kur përpara godinës së Kuvendit dhe në rrugët përreth janë vendosur kordonë metalikë, ndërsa perimetri i Parlamentit do të ruhet nga forca të shumta policore gjatë gjithë zhvillimit të protestës dhe seancës plenare.
Kjo nuk është hera e parë që protesta zhvendoset para Kuvendit. Më 2 korrik, një tubim i ngjashëm u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa pas incidenteve u arrestuan 19 persona.
Edhe këtë të hënë protestuesit u mblodhën përpara Parlamentit, por policia kishte ngritur një kordon sigurie rreth godinës, duke shmangur përshkallëzimin e situatës dhe incidentet që ishin regjistruar në protestën e mëparshme.
Organizatorët kanë bërë të qartë se aksioni i së enjtes synon të ushtrojë presion mbi deputetët në ditën e fundit të punimeve të Kuvendit për këtë sesion parlamentar, ndërsa kërkesat e protestës mbeten të pandryshuara: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, largimi i qeverisë, shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë, anulimi i "Paketës së Maleve", si dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për trashëgiminë kulturore. protesta kuvendi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protesta në ditën e 53-të, aktivistja: Mbështesim SPAK-un, por kërkojm hetimin e Ramës 22 Korrik 2026, 20:4920:49Aktualitet "Refuzova Jeniffer Lopez për shkak të protestave"/ Aktivisti i përgjigjet Blendi Gonxhes: Zvarranik pa shtyllë kurrizore 22 Korrik 2026, 20:3020:30Aktualitet Deklarata e fortë e Ilir Kullës: Ekziston një listë e zezë me emra nga politika, biznesi dhe krimi 22 Korrik 2026, 20:2920:29Aktualitet Mesazhe të forta nga protesta, aktivisti: Fituam 53-0, qeveria e ka humbur legjitimitetin 22 Korrik 2026, 20:1820:18Aktualitet Mbledhja të premten, Ilir Kulla: Rama nuk shpëton me ndërrim emrash, i duhet një qeveri për "luftë 360 gradë" 22 Korrik 2026, 20:1720:17Aktualitet Ilir Kulla: Protesta ka ndryshuar politikën shqiptare, vetëm në 1997-ën qeveria ka qenë në këtë gjendje 22 Korrik 2026, 20:1320:13Aktualitet

