Lajme Zone
Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA

Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të posaçëm pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të posaçëm pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara. Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se Rama do të flasë nga salla e shtypit në Aeroportin “Nënë Tereza”, sapo të mbërrijë në Shqipëri. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar ora e saktë e mbërritjes së kryeministrit, pasi nisja nga aeroporti JFK i New York-ut mbetet e pakonfirmuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Sipas njoftimit, orari i adresimit të Ramës do të bëhet publik gjatë paradites së nesërme. Mesazhi i kryeministrit vjen pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë dhe Rama përballet me kërkesat e protestuesve për dorëheqje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb