Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Rama jep dorëheqjen” qytetarët kanë përfunduar marshimin e tyre. Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të shtunë në Tiranë në ditën e 49-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me një pjesëmarrje masive. Protesta nisi në orën 19:00 me grumbullimin e pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas ata marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime dhe u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit. Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur slogane si “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Gjatë marshimit u dëgjuan gjithashtu thirrje që kërkonin arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe slogane të tjera politike. Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre deri në realizimin e kërkesave që kanë paraqitur. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Revolta e 49 kundër Ramës/ Marshimi në Tiranë, protestuesit kalojnë pranë selisë së PD: Opozitë e shitur “Poshtë patronazhistët”, revolta e 49-të kundër qeverisë, jehon thirrja në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën “Bashkohuni me ne”/ Mijëra protestues vërshojnë në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen! Ju erdhi fundi “Shqipëria kërkon revolucion”, vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Parlament analfabet! Rama në burg, Berisha në burg Pamje me dron/ 49-të ditë revoltë, sheshi para Kryeministrisë plot me protestues që kërkojnë largimin e Ramës (VIDEO) “Shokët tanë në burg ata mblidhnin Kuvende”/ Gent Progni: Do jemi para Parlamentit me 20 dhe 23 korrik (VIDEO) “Ju erdhi fundi”, revolta e 49 kundër qeverisë! Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen “Rrjolli”/ “Po na marrim tokat!”, aktivistja Luçiana Kokaj thirrje SPAK: Hapni dosjen! “Kjo është protesta juaj, jo e partive. Shëndetësia, plaga më e rëndë e Shqipërisë!”, gazetari Stafa ironizon qeverinë: Organizatorët e tubimit, korrupsioni dhe shpopullimi! Etiketa: protesta
