Gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendi dhe do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve.Fillimisht me mbledhjen e Kryesisë, që do të mbahet në orën 11:00, do të shqyrtohet miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, raporton KosovaPress. Ndërsa Komisioni për Integrime Evropiane do të mbaj takim me ambasadorin e Bashkimit Evropia në Kosovë, Dick Schuebel, duke nisur nga ora 09:45.Ndërkohë, Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur do të nis mbledhjen në orën 10:30, ku do të ketë takim me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, tema e diskutimit: Çështjet që ndërlidhen me marrjen e statusit të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe pika të ndryshme.Po ashtu gjatë ditës së nesërme, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbaj takim me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës, Arnaud Dusaucy.I njëjti komision do të mbaj mbledhje në orën 12:00 ku pritet të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Lubjanës-Hagës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit të Gjenocidit, Krimeve Kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare, shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes mbi Ekstradimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze, shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze dhe pika të ndryshme. Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës është miratuar mesnatë, në parim projektbuxheti 2027 në vlerë 4.27 miliardë euro.

