Një re e re e lënduar gjatë përplasjeve me policinë ka rrëfyer momentin e goditjes për gazetaren e News24, Klodiana Lala. E reja, e cila ka pësuar lëndime në ftyrë nga një plumb gome i lëshuar nga forcat e rendit, tregoi se nuk ndodhej as në rreshtat e parë të protestës kur u godit dhe se pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda. “Kjo goditje ishte e rëndë, nuk isha as në rreshtin e parë. Nëse s’do kisha syzet, do isha dëmtuar rëndë në sy. Jam goditur në ballë,” u shpreh ajo mes emocioneve. Protestuesja mori ndihmën e parë mjekësore në terren, ndërsa denoncimet për përdorimin e plumbave të gomës dhe forcës disproporcionale nga ana e policisë vijojnë të shtohen në zonën e Rrugës së Durrësit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
