Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet politike në Serbi dhe fitoren e listës studentore në zgjedhje. Fuga e lidh këtë zhvillim me situatën politike në Shqipëri, duke ngritur pyetjen se cila rrugë duhet të ndiqet: përplasja dhe dhuna apo zgjidhjet politike, dialogu dhe respektimi i vullnetit të qytetarëve.
Postimi i Artan Fugës:
Nëse ka Zot, Ai na e dha shenjën…
Çfarë rruge do të ndjekë Shqipëria?!
Tanimë, pas zgjedhjeve në Serbi, gjendja është edhe më e qartë: Do të ndjekim rrugën sipas mësimeve të Vuçiqit, apo do të zgjedhim rrugën e zgjidhjeve politike, paqes sociale, unitetit të kombit?
Se këshilla e Vuçiqit boll “dashamirëse” ishte, me helm! Ju rrifuni me njeri tjetrin, hyjini njëri tjetrit me hunj dhe shkopinj, gurë dhe zjarr sa iu mban krahu, kurse ne në Serbi bëjmë zgjidhje politike.
Mesa shihet, lista studentore fitoi, zgjedhje të pakontestuara duken, s’ka rëndësi kush fitoi, veç shihet se bënë zgjidhjen që nuk na sugjeroi ne duke na folur me përjkëdheli sikur të ishte çun lagjeje, duke na thirrur me emër, dhe shkurtimisht.
Bëni si them unë, por jo si bëj unë!
Zgjidhjet e mbara politike janë aty, hartimet e politikanëve me gjuhë dhune nuk na duhen fare, zgjidhjet janë, vetëm kush nuk do nuk i sheh! Polikanët kryesorë, deputetët në Kuvend, kryesisht këta, Presidenti, qeveria, Kryeministri, shtabet politike të partive politike duhet të na japin zgjidhje sikurse e parashikon Kushtetuta.
Kushtetuta kërkon respektimin e vullnetit popullor me zgjedhje të lira, të barabarta, të ndershme për të shprehur interesin sovran të qytetarëve! Është vetëm kjo zgjidhja, jo ajo që na propozon me “dashamirësi” presidenti Serb, ndryshe nga ç’bën në shtëpi të tij, duke na ftuar për të tkurrur liritë dhe të drejtat njërëzore, politike, të qytetarëve.
Po e përsëris, Shqipëria në ditët e sotme, jo ajo e pas luftës së dytë botërore, nuk e mban dot në kurriz një përplasje mes autoritarizmit dhe qytetarëve.
Tani, ja udhëkryqi : Të dëgjojmë “mikun” serb, që ndryshe na thotë ne, ndryshe bën në shtëpinë e tij, apo të ndjekim zërin e kushtetutës dhe të rrugës së mbarë për kombin?! Top Channel

