Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se një nënë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 11-të në këtë institucion. “Zeid është bebi i 11 i mami Fatmirës e babi Ervinit dhe erdhi në jetë ashtu si edhe 10 fëmijët e tjerë të çiftit, mes përkujdesjeve së stafit tonë”, thuhet në njoftimin e maternitetit. Stafi i maternitetit ka uruar familjen për ardhjen në jetë të fëmijës së 11-të, duke e cilësuar rastin si të rrallë në ditët e sotme. “Shumë urime për familjen e madhe, një rast i rrallë në kohët ku jetojmë”, thuhet në njoftim. View this post on Instagram A post shared by SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë" (@suogjmbretereshageraldine)
