Lajme Zone
Nën hetim per korrupsion, pastrim parash e abuzime me tenderat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut/ Mbetet në fuqi pezullimi nga funksionet
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nën hetim per korrupsion, pastrim parash e abuzime me tenderat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut/ Mbetet në fuqi pezullimi nga funksionet

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe la në fuqi masën masën e sigurisë “pezullim nga ushtrimi i funksioneve” për ish-zyrtaren e lartë. Balluku pretendoi se për shkak se nuk ushtron më funksione shtetërore, masa e pezullimit nuk kishte efekt dhe për këtë arsye kërkoi shfuqizmin e saj. Por kolegji penal vendosi mospranimin e rekursit. Ish-zv.kryeministrja po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe abuzime me tenderat e rrugëve. Ndaj saj është në fuqi edhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Ndërsa maxhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për leje për ta arrestuar ish-ministren. Balluku është nën hetim për korrupsion, pastrim parash e abuzime me tenderat.

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe la në fuqi masën masën e sigurisë “pezullim nga ushtrimi i funksioneve” për ish-zyrtaren e lartë.

Balluku pretendoi se për shkak se nuk ushtron më funksione shtetërore, masa e pezullimit nuk kishte efekt dhe për këtë arsye kërkoi shfuqizmin e saj. Por kolegji penal vendosi mospranimin e rekursit.

Ish-zv.kryeministrja po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe abuzime me tenderat e rrugëve. Ndaj saj është në fuqi edhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Ndërsa maxhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për leje për ta arrestuar ish-ministren.

Balluku është nën hetim për korrupsion, pastrim parash e abuzime me tenderat. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb