Lajme Zone
Nën dritën e hënës, Rama publikon foton mahnitëse nga Korça
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nën dritën e hënës, Rama publikon foton mahnitëse nga Korça

Kjo panoramë vjen në prag të hënës së plotë të gushtit. Sipas të dhënave astronomike, Hëna më 27 gusht ishte rreth 95% e ndriçuar, ndërsa faza e plotë e Hënës arrihet këtë të premte.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e djeshme një pamje fantastike të Hënës që ndriçon në qiellin e Korçës, mbi malin e Moravës, duke krijuar një peizazh të veçantë dhe një spektakël natyror. "Nën qiellin e Korçës", shkruan Rama krah fotos. Në fotografinë e realizuar gjatë mbrëmjes, disku i ndriçuar i Hënës shfaqet mbi majën e malit të Moravës, ndërsa poshtë tij dallohen silueta e kryqit monumental dhe dritat e kishës, duke krijuar një kontrast mes dritës së ftohtë të Hënës dhe ndriçimit të ngrohtë të monumenteve. LEXO EDHE:Sulmoi gazetarët gjatë protestës për ‘Territorialen’ në Maliq, nisin hetimet për aktivistin e Lapajt Kryqi i Moravës, i vendosur në majën e Shëndëllisë, rreth 1,365 metra mbi nivelin e detit, është një nga pikat më karakteristike panoramike mbi qytetin e Korçës. Kryqi i madh i bardhë është i dallueshëm nga larg dhe së bashku me kishën pranë tij përbën një prej simboleve të peizazhit të Moravës. Kjo panoramë vjen në prag të hënës së plotë të gushtit. Sipas të dhënave astronomike, Hëna më 27 gusht ishte rreth 95% e ndriçuar, ndërsa faza e plotë e Hënës arrihet këtë të premte. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Korce Hena Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.9% Nuk e di 12.7% Vota total: 3992 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?