Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Neglizhencë skandaloze”, deputetja Koçeku: Shqipëria e ka detyrim kushtetues të kujdeset për Kosovën, por kujtohen kur…


Deputetja tashmë e pavarur e Kuvendit Marjana Koçeku, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit tha se ka pasur nga Shqipëria deri tani një neglizhencë skandaloze për çështjen e Kosovës.

Deputetja tashmë e pavarur e Kuvendit Marjana Koçeku, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit tha se ka pasur nga Shqipëria deri tani një neglizhencë skandaloze për çështjen e Kosovës. Duke folur për deklaratën pro UÇK-së që pritet të ketë në Kuvend, Koçeku u shpreh se kjo deklaratë bëhet tepër vonë dhe se nga shteti shqiptar ka pasur neglizhencë të vazhdueshme për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë. Sipas saj, mbrojtja e interesave të shqiptarëve duhet të jetë një prioritet absolut. Marjana Koçeku: Kërkova fjalën në parlament që të flas si deputete e Kuvendit, për të kërkuar përgjegjësi për neglizhencën e parlamentit për çështjen e Kosovës. Shqipëria e ka detyrim kushtetues të mbrojë Kosovën, por se ka neglizhuar. Lidhjet tona me aleatët e mëdhenj si me Amerikën apo vende të tjera, nuk duhet të jenë vetëm për çështje politike, por për çështje kombëtare. Nuk mund të kemi zhvillim të Shqipërisë, nëse nuk mbrojmë lirinë e shqiptarëve kudo ata jetojnë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: #koceku uck