Ndryshe nga disa universitete të tjera, në Vlorë pedagogët nuk e kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste. Procesi mësimor ka vijuar normalisht në të gjitha fakultetet, ku që në orët e para të mëngjesit pedagogët kanë zhvilluar leksionet në auditore. Pavarësisht protestave dhe bojkotit të mësimit në disa qytete të vendit, në universitetet e Vlorës nuk është raportuar ndërprerje e procesit akademik. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin e leksioneve në auditore, ndërsa procesi mësimor po vijon normalisht.

