Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të lëvizë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.Kërkesa u bë gjatë takimit lamtumirës me ushtruesen e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova. Kurti theksoi se Kosova pret që aplikimi për anëtarësim të ecë përpara dhe që vendit t’i jepet statusi i kandidatit, duke kërkuar që procesi të bazohet në merita.Gjatë takimit, kryeministri në detyrë vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe falënderoi Palatovën për kontributin e saj.Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, ndërsa ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat.Në fund të takimit, Kurti i uroi Palatovës suksese në angazhimet e ardhshme profesionale./Telegrafi/

