Lajme Zone
“Në Shtetin e Ronit”/ Irena Beqiraj: Yeffet qeveris, Rama administron – korrupsion dhe presion për të blerë heshtjen! “Besa”, “Pasqyrat” dhe “Prania Besnike”, manovra për të maskuar degradimin
PolitikëBalkanWeb

“Në Shtetin e Ronit”/ Irena Beqiraj: Yeffet qeveris, Rama administron – korrupsion dhe presion për të blerë heshtjen! “Besa”, “Pasqyrat” dhe “Prania Besnike”, manovra për të maskuar degradimin

Nga Irena Beqiraj

Nga Irena Beqiraj Audio përgjimi që dëgjuam dje, tregoi se korrupsioni i zakonshëm administrativ që thyen rregullat është tejkaluar, në shtetin aktual shqiptar, rregullat i rishkruan Roni. Audio përgjimi tregoi se ne operojmë në ‘Shtetin e Ronit’ ku menaxhimi i pronës publike riorganizohet në mënyrë të tillë që shfrytëzimi i saj të kanalizohet vetëm në duar e Ronit edhe sojit të tij , duke anashkaluar rregullat e transparencës edhe llogaridhënies. Audio përgjimi i djeshëm ishte prova më e pastër sesi ligji përdoret si instrument nxitës i njëanshëm për transferimin e parave pa procedura garuese, pa transparencë, e pa llogaridhënie, nga buxheti tek Roni, i cili haptazi thotë se është i panginjur edhe dëshiron të bëj më shumë para . Në ‘shtetin e Ronin’ i cili ka filluar të ngrihet që më 2018 shtrembërimi i procedurave të prokurimit kryhet lehtësisht me anë të ndërmarrjeve shtetërore (NSH) të cilat përdoren si instrument për legjitimimin e korrupsionit. ‘Modeli Kayo’ edhe rrjeti i kompanive të krijuara nën të, nuk është gjë tjetër veçse një variant më i përsosur i vjedhjes që filloi po me Ronin në 2018 me krijimin e AIR Albanias, sot të falimentuar. Modeli Kayo që po replikohet tek një tjetër kompani tregtare e cila do të zotërojë milionat që menaxhonte AKSHI, apo tek kompania e barnave, janë shembuj ekselent të përdorimit të ndërmarrjeve shtetërore si tuba për të transferuar prona dhe para publike pa procedurë, pa tendera e pa garë, pa kontroll, nën kujdesin e Ramës tek soji i Ronit të cilët e shuajnë etjen për para tek buxheti i shtetit më të varfër në Europë .

Në shtetin e Ronin, Roni qeveris, Rama administron, korrupsioni legjitimon, presioni blen heshtjen. Sa më shumë konsolidohet kjo mënyrë qeverisjeje aq më shumë dëmet janë të pakthyeshme. Besa, Pasqyrat, e Prania Besnike janë thjesht manovra për të maskuar dhimbjet e degradimit .

Për dhëmbët me faceta të Ronit, shteti lipset ti dorëzohet arrë e qëruar. Për këtë nevojitet Ermal Nufi i cili ka ambicie që nga zëvendës sekretar në Kryeministri të bëhet ministër. Ermali e di mirë që Rama promovon vetëm ata që qërojnë dardha, kumbulla, e arra për të edhe për Ronin, ndaj për të kënaqur ambicien nuk heziton të shërbejë duke bërë skeletet e nevojshme në dollap.

Por as ai i vetëm nuk mjafton. Që shteti të drejtohet si kompani private e Ronit me administrator Kryeministrin, duhen që në Kuvend partia socialiste të çojë mercenarë, të gatshëm të certifikojnë çdo ditë ligjet që i shërbejnë vetëm Ronit. Ndaj me kujdes zgjidhen njerëz, që nevoja, ambicia, a ligësia i ka zhveshur nga skrupujt, edhe janë të gatshëm ti ofrojnë opinionin publik kornizën ideologjike që justifikon përdorimin e institucioneve shtetërore për t’i shërbyer interesave të ngushta të Ronit .

Por që Roni jo vetëm të pasurohet, por të duket i zoti edhe i mençur nuk mjafton Taulanti, Ulsiu, Zeqineja , Sara, Zamira, apo edhe Bajram Bega, nevojitet edhe përfshirja e avokatëve, ekspertëve që hartojnë legjislacione ose transaksione që favorizojnë transferimin e burimeve publike në duar e Ronit .

Me pjesëmarrjen aktive të një armate shpirtshitur, shqiptarët e gjejnë veten duke jetuar në një shtet që duket si demokraci në letër, por në realitet funksionon si kartel.

Ky është shteti i Ronit që administrohet nga Kryeministri! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb