Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe


Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën qëndrojnë edhe dy orë pas mësimit. Gjatë kësaj kohe përfundojnë detyrat e shtëpisë dhe marrin pjesë në klubet që kanë zgjedhur, që nga teatri te sportet.

Programi pas-shkollor, që prej 1 tetorit po zbatohet në 408 shkolla në vend. Report Tv bisedoi me nxënës e mësues të shkollës “Gustav Majer” në Tiranë me mbi 1100 nxënës nga klasa e parë deri në të pestën. Rreth 300 nxënës janë bërë pjesë e programit pas shkollor. Disa prej nxënësve që tashmë i bëjnë detyrat e shtëpisë brenda ambienteve të shkollës, flasin për efektet pozitive të këtij programi. “Unë tani po bëj detyrat. Me duket shumë e mirë sepse kur vij në shtëpi e kam tërë pasditen të lirë dhe mund të luaj.” LEXO EDHE:Qeveria premton më shumë mbështetje për sipërmarrjen, Ibrahimaj: Gati të trefishojmë fondin e garancisë sovrane “Unë jam duke bërë detyrat e shtëpisë së matematikës”. “Më pëlqen shumë sepse unë i mbaroj detyrat e shtëpisë dhe mund të vazhdoj të plotësoj për shembull pluset në shtëpi.” “Më ka pëlqyer të rri këtu sepse shpenzoj më shumë kohë me shoqet e mia dhe e kam kohën më të lirë në shtëpi.”, shprehen disa nga nxënësit Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën qëndrojnë edhe dy orë pas mësimit. Gjatë kësaj kohe përfjnë detyrat e shtëpisë dhe marrin pjesë në klubet që kanë zgjedhur, që nga teatri te sportet. “Unë kam zgjedhur art pamor edhe teatër.” “Unë kam zgjedhur të shkoj në tre klube, në basketboll, në violinë dhe në anglisht.”, tregojnë disa nga nxënësit. Përzgjedhja e klubeve është bërë përmes aplikimit të prindërve. Por jo të gjithë fëmijët kanë mundur të përfshihen pasi sipas udhëzimit, grupet nuk mund të kenë më shumë se 30 nxënës. “Procesi i përzgjedhjes së fëmijëve ka qenë një proces pak delikat dhe i vështirë. Vetë prindërit kanë aplikuar në linkun e dërguar dhe kanë zgjedhur edhe klubet. Në bazë të listave është bërë grupimi dhe ndarja e tyre. Kemi pasur ankesa, kanë marrë sqarimet e tyre dhe presin që ndoshta të lirohet radha, sepse ka edhe fëmijë që janë pranuar, por nuk kanë arritur të rregullojnë transportin apo orarin me përfundimin e punës së prindërve. Programi pas shkollor përfn në orën 15:00.”, thotë mësuese Vojsava Shtylla. Në mungesë të ofrimit të ushqimit nga Bashkia, aktualisht të vegjlit e marrin ushqimin nga shtëpia dhe e konsumojnë në klasë. “Në fillim kishte mendime të ndryshme. Disa mbështesnin që ushqimi të vinte nga bashkia, shteti apo ndonjë fondacion, ndërsa pjesa tjetër mbështeste që fëmija të merrte ushqimin nga shtëpia, sepse është më i sigurt, më i kontrolluar dhe më i freskët. Prindi kujdeset vetë për ushqimin e fëmijës. Edhe për ne si mësues është më e lehtë, sepse secili ka ushqimin e vet, ulet, përfn dhe më pas vazhdojmë me aktivitetet e tjera.”, shpjegon mësuesja. Në program janë përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët gjatë kësaj kohe nuk shoqërohen nga mësuesi ndihmës. “Fëmijët me aftësi të veçanta janë të përfshirë në këtë proces. Sigurisht që kërkon një punë pak më shumë edhe nga unë si mësuese, por edhe nga stafi mbështetës. Nëse kam një problematikë ose diçka nuk ecën si duhet, kam ndihmën e drejtorisë dhe të psikologes. Ata janë të përfshirë dhe trajtohen njësoj si të gjithë fëmijët e tjerë.”, thotë për Report Tv mësuesja Vojsava Shtylla. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: vojsava shtylla programi pas shkolle shkolla Tirane nxenes gustav majer Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 22.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 4035 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?