Qytetari i parë i Tiranës Erjon Veliaj mbërriti në paraburimin e Fierit rreth mesditës së kësaj të mërkure. Ai u tranfestua nga Durrësi ku qëndronte prej 10 shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua nga SPAK në zyrën e tij. Zhvendosja u bë me urdhër të Burgjeve, por Report Tv kërkoi të bisedojë me drejtoreshën e Përgjithshme Burgjeve Sadleva Bodo, pa marrë ende një përgjigje lidhur me arsyet e transferimit të Veliajt në Fier. Arsyen, siç njoftoi në një deklaratë publike, nuk e di as vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës. LEXO EDHE:Dosja 'Revanshi'/ Siguroi kushtet për vrasjen e Hamza Terziut, ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa “Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti”, tha Veliaj. Madje shkon deri aty sa akuzon për rrëmbim policor. “Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia”, shton ai. Kryebashkiaku thekon se nuk ka dhënë pëlqimin për transferimin dhe ka kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, “pa transparencë dhe pa i mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave ligjore”, siç ai thekson. Në përfundim të deklaratës, Veliaj i kërkon publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi të cilin ai e quan politik. Dy më parë, Kryebashkiaku shfaqi në rrjetet sociale një qëndrim për rrëzimin e Aleksandër Vuçiç nga lëvizja studentore atje, ku mes rreshtave shkruante se protestat studentore janë fundi i një bote. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:09 U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor! S’kam dhënë pëlqimin Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.Veliaj e ka cilësuar transferimin e tij drejt Fierit si një trasnferim politik, pa marrë pëlqimin e tij. Ai thekson se duke mos u njohur më herët me aktin, për të ky veprim përbën një rrëmbim policor që po i bëhet kryebashkiakut të Tiranës.Kreu i Bashkisë Tiranë i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut, Avokatit të Popullit, Endri Shabani dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit që të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar arsyet dhe shkaqet e këtij trasnferimi.Reagimi i Veliajt:Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.Erion VeliajIEVP Durrës, 28 tetor 2026 R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh / E.H Shqiptarja.com TAG: bashkia tirane burgu i fierit burgu i durresit gjykata e strasburgut gjykata kushtetuese gjykata e larte GJKKO spak paraburgim Drejtoria e Burgjeve erion veliaj arrestimi i erion veliajt Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.1 / 5 (9 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento klo: 28/10/2026 14:37 Kjo është poshtërsi e ndyrë... Përgjigju Pali: 28/10/2026 17:03 Kerkese e drejte. Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.6% Nuk e di 3% Vota total: 4335 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
