Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin ka vendosur transferimin nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Ende nuk ka informacion mbi arsyet lëvizjes së tij nga Durrësi drejt Fierit, nga Drejtoria e Burgjeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka deklaruar se nuk ka dhënë pëlqimin për transferimin drejt Durrësit, të cilin e cilësoi si transferim politik. Sipas Veliajt, mos-njohja e tij me aktin përbën për të një rrëmbim policor. LEXO edhe...U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor! S’kam dhënë pëlqimin Veliaj i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut, Avokatit të Popullit, Endri Shabani dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit që të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar arsyet dhe shkaqet e këtij trasnferimi. “Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia. I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik”, ka shkruar Veliaj në rrjetet sociale. Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej shkurtit të 2025-ës, kur edhe u arrestua dhe ndaj tij ka nisur gjyqi i themelit. SPAK e akuzon Veliajn për 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, por kryebashkiaku i ka mohuar. Mbrojtja e Veliajt pritet që të dërgojë dosjen në Strasburg, ndërsa Gjykata Kushtetuese i kërkoi Gjykatës së Lartë që të argumentojë masën e sigurisë 'arrest me burg' të vendosur ndaj tij, në një kohë kur mund të përdoreshin masa më të lehta sigurie. Ndërkohë dje, Gjykata e Lartë ka vendosur që të jetë Gjykata e Tiranës ajo që do të duhet të marrë në shqyrtim, kallzimin e Veliajt për të hetuar për “falsifikim dokumentash”, Nesti Angonin, personazhin anonim, të dhënat e të cilit, dërguar SPAK-ut, shërbyen si pikënisje për hetimin e kryebashkiakut. Vendimi vjen pas një odiseje përplasjesh mes institucioneve të drejtësisë se kush e kishte kompetencën për të trajtuar rastin. Veliaj e kishte dorëzuar kallëzimin ndaj “Nesti Angonit” në Prokurorinë e Tiranës në 16 prill të këtij viti. Më 16 prill të këtij viti, Veliaj dorëzoi kallëzimin ndaj “Nesti Angonit” në Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit kreu verifikime, por vendosi të mos regjistrojë procedim penal, pasi “Nesti Angoni” nuk rezultoi në regjistrin e Gjendjes Civile dhe nuk u identifikua se kush fshihej pas këtij emri. Veliaj kërkon “shfuqizimin e vendimit për mosfillimin e procedimit penal dhe urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore.” -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 14:09 U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor! S’kam dhënë pëlqimin Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.Veliaj e ka cilësuar transferimin e tij drejt Fierit si një trasnferim politik, pa marrë pëlqimin e tij. Ai thekson se duke mos u njohur më herët me aktin, për të ky veprim përbën një rrëmbim policor që po i bëhet kryebashkiakut të Tiranës.Kreu i Bashkisë Tiranë i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut, Avokatit të Popullit, Endri Shabani dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit që të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar arsyet dhe shkaqet e këtij trasnferimi.Reagimi i Veliajt:Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.Erion VeliajIEVP Durrës, 28 tetor 2026 Share R.Xh/ReportTv.al arrestimi i erion veliajt erion veliaj Drejtoria e Burgjeve paraburgim spak GJKKO gjykata e larte gjykata kushtetuese gjykata e strasburgut burgu i durresit burgu i fierit bashkia tirane Komento Komente klo: 28/10/2026 14:37 Kjo është poshtërsi e ndyrë... Përgjigju Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.1% Jo 22.8% Nuk e di 3.1% Vota total: 3828 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
