Studentët prej më shumë se 10 ditësh protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pedagogët kanë dalë në mbështetje të të rinjve, duke njoftuar edhe bojkot të mësimit. Një nxënëse e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë ka shprehur me lot në sy shqetësimin për të ardhmen e saj në Shqipëri, duke deklaruar se nuk ndihet e sigurt për mundësitë që e presin pas përfundimit të shkollës. E reja thotë se po mendon të vazhdojë studimet jashtë vendit, edhe pse kjo do të sillte një barrë të konsiderueshme financiare për prindërit e saj. Sipas saj, pasiguria për të gjetur një vend pune dhe shqetësimet për korrupsionin janë ndër arsyet kryesore që e bëjnë të dyshojë nëse mund ta ndërtojë të ardhmen në Shqipëri. Deklarata e saj pasqyron shqetësimet e saj për mundësitë e punësimit, korrupsionin dhe perspektivën e të rinjve në vend, ndërsa dëshira për të studiuar jashtë Shqipërisë lidhet me kërkimin e më shumë sigurisë dhe mundësive për të ardhmen.
“Jam nxënëse në gjimnazin “Qemal Stafa”, Unë personalisht nuk jam e sigurt ta vazhdoj jetën time në Shqipëri. Po I detyroj prindërit nga ana monetare që të vazhdoj shkollën jashtë Shqipërisë sepse nuk e kam të sigurt vendin e punës këtu. Nuk jam e sigurt të gjej vend punë sepse në Shqipëri futen në punë njerëz të korruptuar. S’mundem të jetoj në këtë vend për shkak të qeverisë ,ata nuk kanë fytyrë të pranojnë gabimet e tyre”, shprehet me lot në sy e reja, e cila rendit arsyet përse nuk e sheh të ardhmen në Shqipëri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

