Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se ka marrë një sërë masash për të garantuar fillimin e rregullt dhe të sigurt të procesit mësimor në institucionet arsimore të kryeqytetit. Përmes një urdhri të Bashkisë së Tiranës ngarkohen institucionet vartëse të saj të bashkëpunojnë dhe të koordinojnë veprimet me institucionet arsimore, Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe strukturat e tjera përgjegjëse me qëllim zgjidhjen në kohë të çdo nevoje. LEXO edhe...'Bashkisë së Tiranës iu pre koka', Rama: Nuk ka precedent në Europë! Familjet e tërmetit po paguajnë çmimin Një nga pikat kryesore të urdhrit lidhet me gjendjen dhe mirëmbajtjen e shkollave. Strukturat përgjegjëse duhet të verifikojnë gjendjen fizike të godinave, përfshirë çatitë, dritaret, dyert, shkallët, korridoret dhe ambientet e përbashkëta, si dhe funksionimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe pastrimit, ku kërkohet furnizimi me materiale higjieno-sanitare dhe mirëmbajtjen periodike të klasave, korridoreve, ambienteve sanitare dhe oborreve. Masa të posaçme sipas Bashkisë parashikohen edhe për sigurinë e nxënësve, veçanërisht pranë shkollave që ndodhen në zona me qarkullim të lartë. Strukturat përgjegjëse duhet të verifikojnë sinjalistikën rrugore, vijëzimet, ndriçimin dhe elementet e tjera të sigurisë pranë institucioneve arsimore, ndërsa parashikohen kontrolle periodike për garantimin e rendit dhe parandalimin e situatave që mund të cenojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor. Në urdhër përfshihen edhe masa për gjelbërimin dhe mirëmbajtjen e oborreve të shkollave, kontrollin e pemëve dhe bimësisë, si dhe eliminimin e çdo rreziku të mundshëm për nxënësit. Një tjetër pikë lidhet me transportin dhe aksesueshmërinë, ku kërkohet kontrolli i funksionimit të transportit shkollor dhe i rrugëve të aksesit drejt shkollave. Për zonat rurale ose të vështira për t'u aksesuar, parashikohen masa të posaçme për garantimin e transportit të sigurt të nxënësve. Bashkia kërkon gjithashtu bashkëpunim me institucionet arsimore për identifikimin e fëmijëve dhe familjeve në nevojë, parandalimin e braktisjes shkollore dhe mbështetjen e rasteve që kanë nevojë për trajtim social. Në fokus janë edhe masat kundër zjarrit dhe emergjencave, furnizimi normal me ujë dhe energji elektrike, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm mes drejtuesve të shkollave dhe strukturave të Bashkisë. R.Xh/ReportTv.al Tirane shkolla procesi mesimor masat viti i ri shkollor bashkia tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 3850 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
