Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Në prag të sezonit të ri shkollor, 80% e ndërhyrjeve në shkollat e Lezhës të përfunduara (VIDEO)


Ky vit shkollor do të sjellë edhe hapjen e dyerve të shkollës së rikonstruktuar “Gjergj Fishta”, ndërsa do të nisë investimi në shkollën e Rriles dhe në dy kopshte.

Në Lezhë kanë nisur përgatitjet për vitin e ri shkollor, i cili do të startojë më 14 shtator. Prej javësh, punonjësit e shërbimeve publike po ndërhyjnë në godinat arsimore, me qëllim që shkollat dhe kopshtet të jenë gati për nisjen e procesit mësimor. Aktualisht, rreth 80% e punimeve, kryesisht në lyerjen dhe mirëmbajtjen e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, kanë përfunduar. LEXO edhe...Dy vatra zjarri në Mirditë, nuk ka rrezik për banesat Drejtorjesha e Arsimit, në Lezhë, Aurora Gjeloshi, thotë se puna po vijon me tre brigada, ndërsa inspektimi i godinave dhe përcaktimi i nevojave për ndërhyrje është bërë më herët. Ky vit shkollor do të sjellë edhe hapjen e dyerve të shkollës së rikonstruktuar “Gjergj Fishta”, ndërsa do të nisë investimi në shkollën e Rriles dhe në dy kopshte. Ndërhyrjet pritet të përfjnë në ditët në vijim, në mënyrë që nxënësit dhe mësuesit ta nisin vitin e ri shkollor në ambiente të mirëmbajtura dhe të përshtatshme për procesin mësimor. Xh.K/E.H/ReportTv.al Lezhe shkollë Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4457 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?