Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se do të ketë sërish bllokim për disa orë të autostradës Tiranë-Durrës për shkak të punimeve që po kryhen për zgjerimin. ARRSH thekson se më më 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar, në kuadër të projektit të zgjerimit.Lexo edhe:FOTOLAJM/ Dita u kthye në natë, si u përjetua eklipsi i Diellit nëpër botë Gjatë këtij intervali do të bllokohen dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës. Sipas ARRSH-së, trafiku i mjeteve që udhëton drejt Durrësit do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje. Ndërkohë, mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë. 1 / 1PrevNext NJOFTIMI I PLOTE: Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut. Më datë 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës. Gjatë këtij intervali, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje. Mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

