Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në muajin maj. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë 3.77% e totalit të kredisë së dhënë për ekonominë konsiderohet me “probleme”, nga 3.75% që ishte në muajin prill. KREDITË ME PROBLEMEPrill 2026 3.75%Maj 2026 3.77%Diferenca +0.02%Kurse në raport me majin e vitit të kaluar, kreditë me probleme rezultojnë në rënie me 0.35%. Por edhe pse në përqindje janë në rënie, në vlerë huaja e keqe është rritur me 3.8 miliardë lekë në krahasim me majin e 2025-ës. LEXO edhe...Euro në rënie të lirë, Sejko në Kuvend: Fiksimi i kursit të këmbimit do rriste inflacionin dhe interesat e kredive! Monitorim të shtuar kredisë për prona Në total portofoli i kredisë së keqe vlerësohet 36.8 miliardë lekë, dhe rezulton në rritje për shkak të rritjes edhe të totalit të kredisë që është dhënë për ekonominë. VLERA E KREDIVE ME PROBLEMEMaj 2025 33 mld lekëMaj 2026 36.8 mld lekëDiferenca +3.8 mld lekëNë raportin vjetor të Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë thuhet se gjatë vitit të kaluar rënia më e madhe është regjistruar tek kredia me probleme që kishin bizneset. “Treguesi i kredisë me probleme për biznesin ka rënë me 0.5 p.p, duke shkuar në nivelin e 4.7%, ndërkohë që edhe për individët ka rënë me 0.3 pikë përqindjeje kundrejt një viti më parë, duke qëndruar në nivelin 2.6%”, thuhet në raport. Ndërsa sipas monedhës rënia më e madhe e kredisë me probleme është tek ajo që është marrë në valutë, për shkak të zhvlerësimit të kursit të këmbimit. Rënia e euros dhe dollarit përballë lekut, i ka bërë më të lira këstet e kthimit të kredisë. “Për sa i përket ndarjes së kredive me probleme sipas monedhës, rezulton se treguesi i kredive me probleme në valutë ka pësuar një rënie me 0.6 p.p., duke arritur në nivelin 2.8%. Gjithashtu, edhe treguesi i kredive në Lek ka pësuar një rënie, por më të lehtë, me 0.2 p.p., duke arritur në nivelin 4.6% në fund të vitit 2025”, theksohet në raport. K.B/ReportTv.al banka e Shqiperise kredi Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.6% Jo 33.7% Disi 4.7% Vota total: 2852 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?

