Lajme Zone
Në ‘Librari’ vjen me 3 tituj të rinj: ‘Mati, shënime udhëtimesh në Luginën e Mbretërve’, ‘Net të Bardha’ dhe Esetë e Begës për shqiptarin, myslimanin dhe europianin
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Në ‘Librari’ vjen me 3 tituj të rinj: ‘Mati, shënime udhëtimesh në Luginën e Mbretërve’, ‘Net të Bardha’ dhe Esetë e Begës për shqiptarin, myslimanin dhe europianin

Rubrika “Në Librari” sjell këtë javë tre botime: “Mati – Shënime udhëtimesh në Luginën e Mbretërve”, “Net të bardha” dhe “Shqiptari, muslimani dhe europiani – Ky jam unë”. Tre libra që ndërthurin historinë, letërsinë dhe debatin mbi identitetin.

“MATI – SHËNIME UDHËTIMESH NË LUGINËN E MBRETËRVE” NGA DARSI Titulli: Mati – Shënime udhëtimesh në luginën e mbretërve Autori: Adi Darsi LEXO EDHE:‘Në Librari’ vjen me 3 prurje të reja për lexuesit! 'Kryqi i Fjalës', 'Unë mbes fjalë' dhe 'Aria në dorën time', rrëfime për lirinë, poezinë dhe historinë shqiptare Shtëpia botuese: M&B Çmimi: 1000 lekë Një udhëtim në historinë e Matit, përmes syve të udhëtarëve, studiuesve dhe eksploruesve që e vizituan përgjatë më shumë se dy shekujve. Kjo është ajo që sjell libri më i ri i autorit Adi Darsi, “Mati – Shënime udhëtimesh në Luginën e Mbretërve”. Vepra përmbledh dëshmi dhe përshkrime të autorëve vendas e të huaj që kanë kaluar në Luginën e Matit, duke ndërtuar një panoramë të historisë, kulturës, gjeografisë dhe jetës shoqërore të kësaj krahine. “Libri është produkt i një pune kërkimore disa vjeçare. Flet për Matin si krahinë dhe sjell 10 autorë të ndryshëm, shumica të huaj, të cilët kanë shkruar për këtë zonë. Materialet janë renditur sipas kronologjisë, duke filluar nga fundi i shekullit XVII e deri në vitin 1936", shprehet Darsi. Në qendër të librit është Lugina e Matit, e cilësuar shpesh si “zemra e Shqipërisë”, një hapësirë me rëndësi të veçantë historike, e lidhur me figurën e Skënderbeut dhe më vonë me Ahmet Zogun. Pikërisht kjo lidhje ka zgjuar ndër vite interesin e studiuesve dhe udhëtarëve të huaj. Mes tyre janë emra të njohur si Shtjefën Gaspari, Johann Georg von Hahn, Karl Steinmetz, Fridrih Markgraf, Rose Ëilder Lane, Margaret Hasluck dhe Bernard Neëman. Përmes shënimeve të tyre, libri sjell një tablo autentike të Matit në periudha të ndryshme historike. Shtjefën Gaspari (1671) jep një pasqyrë të detajuar të jetës fetare dhe sociale në Mat, duke dokumentuar kishat, popullsinë dhe procesin e konvertimeve fetare. Johann Georg Von Hahn (1863) sjell një përshkrim të gjallë dhe emocional të udhëtimit të tij në kërkim të gjurmëve të Skënderbeut. Përmes këtyre rrëfimeve, lexuesi përballet me një realitet kompleks: një krahinë me bukuri të egër natyrore, me tradita të forta, por edhe me konflikte, izolim dhe ndryshime të mëdha historike. Libri nxjerr në pah jo vetëm zhvillimet historike, por edhe perceptimin që të huajt kanë pasur për shqiptarët dhe jetën e tyre. Në thelb, kjo vepër është një dosier historik dhe kulturor, ku çdo udhëtar sjell një copëz të së vërtetës së kohës së vet. Ajo mbetet një kontribut i rëndësishëm për njohjen e Matit dhe për dokumentimin e një trashëgimie që, për shumë kohë, ka qenë pak e studiuar. “Sa i përket Matit, këto shkrime shfaqen për herë të parë të mbledhura në një botim të vetëm. Disa prej tyre nuk kanë qenë kurrë të përkthyera në shqip. Jam përpjekur të sjell tekstet sa më besnikërisht, duke korrigjuar edhe pasaktësitë në toponimi", vijon Darsi. Përveç përkthimit dhe përzgjedhjes së materialeve, autori ka ndërtuar edhe profilin e secilit udhëtar, duke paraqitur jetën, veprimtarinë dhe kontributin e tyre. Në këtë mënyrë, lexuesi njeh jo vetëm Matin e asaj kohe, por edhe këndvështrimin e autorëve që e kanë vizituar. Libri synon t’u drejtohet jo vetëm matjanëve, por çdo lexuesi të interesuar për historinë dhe trashëgiminë shqiptare. “Kam dashur që ky të mos jetë thjesht një libër lokal. Është një libër për të gjithë ata që duan të njohin historinë e Shqipërisë përmes dëshmive të kohës", shprehet ai. “Mati – Shënime udhëtimesh në Luginën e Mbretërve” vjen si një kontribut i ri në studimet historike dhe kulturore, duke sjellë për herë të parë në një botim të vetëm dëshmi që hedhin dritë mbi një nga krahinat më të rëndësishme të Shqip REXHEP HIDA RISJELL NË SHQIP “NET TË BARDHA” TË DOSTOJEVSKIT Titulli: Net të bardha Autori: Fjodor Dostojevski Përktheu: Rexhep Hida Shtëpia botuese: Fan Noli Çmimi: 1000 lekë “Net të bardha”, novela e njohur e shkrimtarit të madh rus Fjodor Dostojevskit, vjen në një tjetër përkthim në gjuhën shqipe. E botuar për herë të parë në vitin 1848, kur Dostojevski ishte vetëm 27 vjeç, “Net të bardha” është një nga veprat e hershme të autorit. Novela rrëfen historinë e një të riu ëndërrimtar dhe të vetmuar, i cili përballet me emocionet e forta të dashurisë dhe me realitetin e një shoqërie ku ndarjet shoqërore dhe vetmia njerëzore janë të theksuara. Përmes katër netëve të Shën Petersburgut, Dostojevski ndërthur romantizmin me realizmin dhe sjell në qendër ndjenjat, ëndrrat dhe nevojën e njeriut për t’u ndier i dashur e i kuptuar. "Net të bardha është një novelë e shkurtër, rreth 150 faqe. Është përkthyer edhe herë të tjera, por këtë herë mendova ta risillja nën përkthimin tim, pasi e njoh shumë mirë gjuhën dhe kisha edhe variante të tjera", shprehet Hida. Net të bardha është novela e rinisë së Dostojevskit, botuar në vitin 1848, kur autori ishte 27 vjeç. Është historia e një të riu që lufton kundër gjallërisë së tij rinore dhe që bie në vuajtjet e dashurisë. Një përzierje e romanticizmit dhe realizmit, rrëfenja trajton atë që në kohën tonë njihet si adoleshencë. Sipas përkthyesit dhe botuesit Hida, në qendër të veprës qëndron njeriu i thjeshtë dhe i ndjeshëm, i cili përballë vetmisë dhe veçimit shoqëror kërkon një rrugëdalje përmes dashurisë së pastër dhe pa interes. “Dostojevski e zhvillon të gjithë ngjarjen në katër net, natën e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, për të treguar se njeriu nuk duhet të shikojë pasurinë, rangun shoqëror apo pozitën, por ndjenjën e pastër njerëzore", vijon ai. Ribotimi nuk është thjesht një përsëritje e përkthimeve të mëparshme. Rexhep Hida thotë se është përpjekur t’i japë veprës një gjuhë më të thjeshtë dhe më të drejtpërdrejtë, duke e bërë atë më të kapshme për lexuesin shqiptar. “Unë jam munduar ta zhvesh nga këto tepërime dhe ta bëj më të kapshëm për lexuesin", thekson Hida. Një histori e pasur në emocione, “Net të bardha” mbetet një vepër që flet për vetminë, dashurinë dhe nevojën njerëzore për t’u lidhur me tjetrin. Një klasik i Dostojevskit, tashmë i rikthyer për lexuesin shqiptar në përkthimin e Rexhep Hidës. ESETË E BEGËS PËR SHQIPTARIN, MUSLIMANIN DHE EUROPIANIN Titulli: Shqiptari, muslimani dhe europiani- Ky jam unë Autori: Ermal Bega Botues: Acfos Books Çmimi: 1000 lekë “Shqiptari, muslimani dhe europiani – Ky jam unë” i autorit Ermal Bega është një vepër që vendos në qendër të vëmendjes identitetin e shqiptarëve dhe marrëdhënien mes tre dimensioneve: identitetit kombëtar, atij fetar dhe identitetit europian. Përmes eseve dhe shkrimeve me karakter studimor, autori trajton mënyrën se si këto identitete janë ndërthurur dhe vijojnë të bashkëjetojnë në shoqërinë shqiptare. “Qëllimi i librit ka qenë që të promovojë disa shkrime të cilat kanë të bëjnë me tre identitete të shqiptarëve: identitetin kombëtar, identitetin fetar dhe identitetin europian. Janë tre identitete të cilat mendoj se shqiptarët i përjetojnë në këto kohë", shprehet Bega. Bega argumenton se identiteti kombëtar, ai fetar, ku përfshihen shqiptarët e besimit mysliman dhe të krishterë dhe orientimi europian, nuk duhen parë si dimensione që përjashtojnë njëri-tjetrin. Në libër trajtohen edhe zhvillimet politike dhe shoqërore të kohës, emigracioni, marrëdhënia e shqiptarëve me Europën, si dhe debatet që lidhen me identitetin fetar. “Jam munduar që të kem disa ese, por edhe disa shkrime shkencore të cilat kanë të bëjnë me identitetet që përmenda më herët, pra të jenë disa të prekshme për popullin tonë, sepse ne i përjetojmë ato. Identitetin kombëtar e kemi çështje kryesore, identitetin fetar e diskutojmë në biseda të ndryshme, ndërsa identitetin europian, duke nisur nga drejtuesit e shtetit deri tek individët e thjeshtë, është pjesë e diskutimit tonë të përditshëm", vijon Bega. Një pjesë e librit i kushtohet edhe debatit mbi identitetin europian të shqiptarëve dhe trajtimit që i është bërë kësaj çështjeje nga shkrimtari Ismail Kadare. Bega sjell në këtë diskutim edhe përvojën e tij personale, duke argumentuar se përkatësia fetare është një çështje që duhet trajtuar përmes studimit dhe njohjes së historisë. “Duke qenë vetë që kam pranuar Islamin pas studimeve të mirëfillta, kjo më bëri që të studioj dhe të diskutoj mbi këtë çështje, jo duke qenë kritik ndaj Kadaresë, por duke qenë mbështetës i identitetit fetar të shumicës së shqiptarëve. Identitetin tonë nuk mund të luajmë me të", thekson Bega. Autori e ka përgatitur librin edhe në gjuhën angleze, me synimin që të jetë i aksesueshëm edhe për lexues dhe studiues të huaj. Sipas tij, identiteti kombëtar nuk është një zgjedhje që mund të ndryshohet, identiteti fetar është pjesë e përvojës së shqiptarëve, ndërsa identiteti europian lidhet me historinë dhe aspiratën e vendit për integrim në Bashkimin Europian. “Identitetin kombëtar nuk mund ta ndryshojmë. Ne jemi krijuar në këtë popull si shqiptarë. Identitetin fetar e kemi zgjedhur vetë dikur dhe sot, ndërsa identitetin europian e kemi pjesë të historisë së sotme të shqiptarëve. Pra, nuk mund të ketë ndarje mes këtyre identiteteve", vijon ai. Një libër që sjell në vëmendje diskutimin mbi atë se kush janë shqiptarët sot dhe si ndërthuren kombësia, besimi dhe orientimi europian në identitetin e tyre, “Shqiptari, muslimani dhe europiani – Ky jam unë” sjell një larmishmëri temash mbi këtë çështje në një formë të kuptueshme për çdo lexues. SI.E./Shqiptarja.com TAG: ne librari ermal bega Rexhep Hida Adi Darsi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

23 Gusht, 08:55

Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 70.4% Keq 20.8% Nuk e di 8.8% Vota total: 125 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?