1. “PUTRA E MAJMUNIT”, 30 TREGIME NGA MJESHTRIT BOTËRORË Titulli: Putra e majmunitPërzgjedhje nga mjeshtrit e mëdhenj të tregimitPërktheu: Rudi Bobrati, Alban BobratiBotues: DudajÇmimi: 1200 lekëNjë përmbledhje e veçantë që bashkon emrat më të mëdhenj të prozës së shkurtër botërore vjen në gjuhën shqipe në botimin e saj të dytë. “Putra e majmunit”, botuar nga Dudaj dhe përkthyer nga Rudi Bobrati dhe Alban Bobrati, sjell 30 tregime të përzgjedhura nga antologjitë më të njohura të letërsisë botërore. Në këtë vëllim lexuesi gjen autorë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e letërsisë, si Edgar Allan Poe, Mark Tëain, Franz Kafka, Isaac Babel, Ernest Hemingëay dhe shumë të tjerë. Tregime që vijnë nga kultura dhe tradita të ndryshme, por që bashkohen nga temat universale të jetës, dashurisë, misterit njerëzor dhe marrëdhënieve mes njerëzve. LEXO EDHE:‘Në Librari' sjell 4 tituj të rinj: ‘Bija italiane’, ‘Bija kubane’, ‘Hija e burrave’ dhe ‘Premtimi’ “Putra e majmunit në fakt është një libër që ka brenda shumë nga autorët më të mirë të shekullit. Është si një buqetë tregimesh që lexohen secila më vete dhe me një kënaqësi të jashtëzakonshme, sepse secili nga këta autorë na thotë diçka. Përzgjedhja dhe përkthimi janë bërë nga dy vëllezërit, Rudi dhe Alban Bobrati, të cilët kanë sjellë për lexuesin shqiptar tregime që nuk njohin kohë dhe nuk njohin moshë. Këtu gjejmë Kafkën, Babelin, Edgar Allan Poe-n dhe shumë emra të tjerë të rëndësishëm të letërsisë botërore",- thotë botuesja Arlinda Dudaj. Titulli i librit merr shkas nga një prej tregimeve më të njohura të përfshira në këtë përmbledhje, një histori me elemente misterioze dhe fantastike, që mishëron atmosferën e veçantë të rrëfimit të shkurtër. Përmes stileve të ndryshme letrare dhe këndvështrimeve të shumta artistike, “Putra e majmunit” ofron një panoramë të pasur të evolucionit të tregimit, nga klasikët e letërsisë deri te autorët bashkëkohorë. Botuesja Arlinda Dudaj e konsideron këtë vëllim si një nga sugjerimet më të mira të leximit, veçanërisht për stinën e verës, kur lexuesit kanë më shumë kohë për t’iu kushtuar librave. Me 30 tregime që mund të lexohen në mënyrë të pavarur, por që së bashku krijojnë një mozaik të madh të përvojës njerëzore, “Putra e majmunit” është një ftesë për të zbuluar mjeshtërit e tregimit botëror në një botim të vetëm. Share Titulli: Margarita Xhepa, mikja dhe zëri i poetëvePërgatiti: Iliriana SulkuqiBotues: Botimet M&BTrashëgimia artistike dhe njerëzore e ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, vjen e përmbledhur në librin “Margarita Xhepa, mikja dhe zëri i poetëve”, përgatitur nga poetja Iliriana Sulkuqi dhe botuar nga Botimet M&B. Ky botim nuk është thjesht një libër kushtuar një aktoreje të madhe, por një mozaik kujtimesh, refleksionesh dhe dëshmish nga personalitete të letërsisë, artit dhe kulturës, të cilët patën fatin ta njohin nga afër Margaritën Xhepa. Përmes përjetimeve të tyre, libri sjell portretin e një artisteje që la gjurmë jo vetëm në skenë dhe ekran, por edhe në jetën shpirtërore të miqve, bashkëpunëtorëve dhe brezave të tërë të artistëve. Botimi përfshin skica, ese, reflektime dhe shkrime monografike, të cilat ndriçojnë dimensionin artistik dhe njerëzor të aktores. Krahas kronologjisë së pasur të karrierës së saj, lexuesi njihet edhe me angazhimin publik, aktivitetin shoqëror dhe marrëdhëniet e veçanta që Margarita Xhepa ndërtoi gjatë jetës. “Përmbledhja e artikujve që formësojnë një monografi për profilin e artistes së njohur, aktores së famshme shqiptare Margarita Xhepa, përgatitur me përkushtim nga poetja Iliriana Sulkuqi, është një antologji shkrimesh që ndërton një portret të plotë të saj. Autorë të njohur, që ndanë miqësi dhe bashkëpunim me Margaritën Xhepa, sjellin jo vetëm vlerësimin për kontributin e saj në teatër dhe film, por edhe për botën e saj të pasur shpirtërore. Libri është një përmbledhje shumëzhanërshe, me skica, ese dhe reflektime, ndërsa autorja ka bërë një punë të kujdesshme për të dokumentuar kronologjikisht jo vetëm veprën artistike, por edhe rolin e saj në jetën publike dhe shoqërore. Pikërisht kjo e bën këtë botim kaq të veçantë, sepse zbulon portretin e plotë njerëzor dhe krijues të një prej figurave më të mëdha të artit shqiptar",- thotë gazetari Aleksandër Çipa. “Margarita Xhepa, mikja dhe zëri i poetëve” është një homazh për një artiste që mbeti e dashur për publikun dhe e respektuar nga kolegët e saj. Përmes dhjetëra rrëfimeve dhe kujtimeve, libri sjell jo vetëm historinë e një karriere të jashtëzakonshme artistike, por edhe dëshminë e ndikimit që Margarita Xhepa pati në jetën kulturore dhe njerëzore të shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit. Një botim që ruan kujtesën për një ikonë të skenës shqiptare dhe që i fton lexuesit të njohin më nga afër gruan, artisten dhe njeriun pas emrit që u kthye në simbol të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Share I rekomanduar për lexuesit mbi moshën tetë vjeç, libri rrëfen historinë e shtatë kafshëve shtëpiake që jetojnë mes luksit dhe rehatisë. Gjatë një fundjave në një hotel të posaçëm për kafshë, një keqkuptim i papritur i shtyn të arratisen drejt pyllit, të bindura se dikush kërkon t'i rrëmbejë. Aventura që pason i vendos përballë sfidave të mbijetesës dhe i ndihmon të zbulojnë veten, miqësinë dhe kuptimin e vërtetë të lirisë. Me dialogë të gjallë, humor dhe situata plot të papritura, romani ndërton një alegori të shoqërisë moderne. Përmes personazheve të tij, ai fton lexuesit të reflektojnë mbi paragjykimet, manipulimin, rëndësinë e të menduarit kritik dhe vlerat që nuk mund të blihen. “ ‘Arratisje pa plan’ është një histori shumë argëtuese për fëmijët. Janë shtatë kafshë që bëjnë një jetë të privilegjuar dhe shkojnë për fundjavë në një hotel kafshësh, ku trajtohen si princër e princesha. Por që natën e parë ndodh një keqkuptim dhe ato mendojnë se kanë ardhur t'i rrëmbejnë. Kështu fillon një arratisje plot aventura drejt pyllit, ku përpiqen të mbijetojnë dhe, pa e kuptuar, zbulojnë më shumë për veten dhe për miqtë e tyre. Libri është një alegori për njeriun modern, i cili, ndërsa ndjek luksin dhe statusin, rrezikon të largohet nga vlerat njerëzore. Fëmijët do të shijojnë një histori plot humor dhe personazhe të veçanta, ndërsa mesazhi për guximin, solidaritetin, miqësinë dhe të qenit vetvetja mbetet edhe pasi libri mbaron. Është një histori që mund të lexohet bashkë nga prindërit dhe fëmijët dhe që krijon mundësinë për të biseduar për tema të rëndësishme në mënyrë natyrale",- thotë autorja. Përtej aventurës, “Arratisje pa plan” është një ftesë për të reflektuar mbi zgjedhjet që bëjmë dhe mbi atë që na bën vërtet të lirë. Pa moralizuar, romani u kujton lexuesve të vegjël se guximi, besimi, miqësia dhe solidariteti janë vlera që ndërtojnë karakterin dhe nuk varen nga pasuria apo komoditeti. Romani është vlerësuar me çmimin “Libri më i mirë për fëmijë” në Panairin e Librit të Prishtinës 2026. Share K.M/E.H/Shqiptarja.com TAG: ne librari Komento Komente Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.5% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.4% Vota total: 2795 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
