Lajme Zone
Në kulmin e protestave/ Ministria e Arsimit ofron shërbim psikologjik për qytetarët
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Në kulmin e protestave/ Ministria e Arsimit ofron shërbim psikologjik për qytetarët

Dy protestues janë transportuar me ambulancë mbrëmjen e so...

Ministria e Arsimit, në kulmin e protestave dhe trazirave që kanë përfshirë prej më shumë se një jave kryeqytetin, i ka ofruar qytetarëve dhe të rinjve shërbim psikologjik.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, ministria thotë se në bashkëpunim me Urdhrin e Psikologut më shumë se 20 psikologë janë të gatshëm për mbështetjen psikologjike të qytetarëve dhe të miturve.

Sipas ministrisë, ekipi i psikologëve do të jetë në dispozicion për personat që ngjarjet e ditëve të fundit i kanë ekspozuar ndaj shprehjeve dhe akteve të ndryshme të dhunës. “Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Urdhrin e Psikologut përmes asistencës së më shumë se 20 psikologëve të gatshëm për mbështetjen psikologjike të qytetarëve, krijojnë mundësinë për t'i ofruar shërbimin e nevojshëm çdo qytetari, të riu, të mituri, nxënës shkollash etj. që ngjarjet e ditëve të fundit i kanë ekspozuar ndaj shprehjeve dhe akteve të ndryshme të dhunës. Për këtë arsye, ekipi i psikologëve është në dispozicion ndaj çdo nevoje e rasti që kërkon vëmendje, mbështetje e trajtim”, thuhet në postim. Ndërkohë vetë nxënësit e shkollave, studentët apo qytetarë të ndryshëm kanë protestuar prej 8 ditësh para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë. Sipas tyre kjo qeverisje është ajo që ka bërë që të protestojnë çdo natë për disa orë radhazi. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.